Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)   Wed Mar 26, 2008 3:59 pm

Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)

--------------------------------------------------------------------------------



Poet dhe prozator, pėrfaqėsuesi mė i shquar i letėrsisė demokratike e revolucionare para Ēlirimit. Lindi mė 13.10.1911 nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr qytetare. Pasi kreu shkollėn fillore nė qytetin e lindjes, mė 1928-1932 ndoqi mėsimet e mesme teologjike nė Manastir. Nė vitet 1933-1937 punoi si mėsues filloreje nė Vrakė, Shkodėr dhe nė Pukė. Kjo ėshtė edhe koha kur zhvilloi veprimtarinė letrare. Shkrimet e para i botoi mė 1934; bashkėpunoi nė revistat "Illyria", "Bota e re" etj. Mė 1936 krijimet e veta poetike i pėrmblodhi nė librin Vargje tė lira, tė cilin censura nuk e la tė qarkullojė. Nga fundi i v.1937 shkoi nė Itali pėr tu shėruar nga sėmundja e mushkėrive. Vdiq mė 26.8.1938, nė moshėn 27-vjeēare nė njė sanatorium pranė Torinos nė Torre Peliēe. La nė dorėshkrim njė pjesė tė rėndėsishme tė prozės sė tij.

Migjeni kishte bindje demokratike, revolucionare, me tė ciat filloi tė brumoset qė nė bankat e shkollės nėn ndikimin e veprave tė autorėve pėrparimtarė. Punėn si shkrimtar e nisi kur nė letėrsinė shqiptare po forcohej rryma demokratike; me shkrimet e tij realiste, thellėsisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmė tė madhe nė zhvillimin e saj tė mėtejshėm.

Nė themel tė krijmtarisė sė Migjeni qėndron aspirata pėr njė botė tė re, ku njerėzit e thjeshtė tė jetojnė tė lirė dhe tė lumtur me dinjitet njerėzor dhe pa frikė pėr tė nesėrmen. Ky humanizėm aktiv pėrshkon tej e ndanė veprėn e tij. Nė poezitė e para, si "Zgjimi", "Tė birt' e shekullit tė ri", "Shkėndija","Shpirtėnit shtegtarė"etj. pakėnaqėsia e thellė ndaj realitetit ēifligaro-borgjez dhe ėndrra e autorit pėr njė tė ardhme tė bukur u shpreh me figura tė gjalla romantike. Poeti u ngrit kundėr amullisė shoqėrore dhe forcave qė mbanin vendin nė errėsirė («kalbėsinave qė kėrkojnė shejtnim»). Kritika e rreptė e gjendjes sė rėndė tė vendit u gėrshetua nė kėto krijime me dėshirėn e zjarrtė pėr "njė agim tė lum e tė drejtė kombėtar", me grishjen pėr tė luftuar pėr ditė mė tė bukura. Pėr zhvillimin e Migjenit si shkrimtar ėshtė karakteristik kalimi i tij i shpejtė nga romantizmi revolucionar nė realizmin kritik.

Pasqyrimi i varfėrisė sė thellė tė masave zė vend qendror nė krijimtarinė e Migjenit; pėr shkrimtarin kishte rėndėsi tė madhe shoqėrore qė tė dilte nė dritė sa mė qartė humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtė e veprave tė tij mė tė mira ("Bukėn tonė tė pėrditshme falna sot", "Bukuria qė vret", "Mollė e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni?"etj.) ishin tė papunė qė rropateshin gjithė ditėn pėr tė nxjerrė kafshatėn e gojės, malėsorė qė qėndronin nė zgrip tė jetės, tė mjerė qė nuk u kishte ecur nė jetė dhe ishin flakur jashtė shoqėrisė. Nė "Poemėn e mjerimit", veprėn e tij mė tė shquar, Migjeni pėrshkroi nė tablo tė gjallė dhe rrėqethėse tė gjėllitjes sė vėshtirė tė masave tė shtypura dhe tė shfrytėzuara, tė venitjes sė tyre fizike nėn grushtin e mjerimit, qė sundonte nė vend dhe mbrohej nga monarkia ēifligaro-borgjeze. Nė njė varg shkrimesh, si "Zoti tėdhashtė". etj., Migjeni fshikulloi ashpėr indiferentizmin e klasave tė kamura ndaj vuajtjeve qė hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht nė jetėn e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin qė karakterizonte marrėdhėniet e tyre familjare ("Tė ēelen arkapijat", "Studenti nė shtėpi"). Nė "Studenti nė shtėpi" vuri nė lojė inteligjencien borgjeze, si forcė e paaftė pėr tė luftuar pėr ideale tė larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcė artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i njė reviste", "Novelė mbi krizėn"etj.). Skamorėt, tė cilėt i urrenin shtypėsit, por ende nuk guxonin tė ngriheshin kundėr tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati tė thellė. Nė skicat "Luli i vocėrr"dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri nė dukje aftėsitė intelektuale tė masave dhe dėshirėn e zjarrtė pėr ndryshime nė gjendjen e tyre shoqėrore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado tė zbehta tė protestės sė tyre ndaj padrejtėsisė shoqėrore ("Mollė e ndalueme"). Rrėfimi i thjeshtė dhe koncis, imtėsitė, qė zbulojnė thelbin e dukurisė, fryma polemike, psikologjizmi i hollė, prirja pėr t'i dhėnė personazhet me disa viza, figurat poetike shprehėse, ironia - kėto janė veēoritė kryesore tė stilit tė Migjenit Krijimtaria e tij la gjurmė tė dukshme nė letrarėt e rinj tė kohės.

Me mohimin e shoqėrisė ēifligaro-borgjeze dhe aspiratėn e fortė pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr masat e popullit, Migjeni pati ndikim tė ndjeshėm nė rrethet e rinisė pėrparimtare; me veprat e tij ndihmoi nė formimin shpirtėror tė saj. Kėtė rol ato e luajtėn edhe nė vitet e qėndresės kundėr pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorė mė dorė.

Pas Ēlirimit trashėgimi letrar i Migjenit u bė i njohur plotėsisht. ("Veprat" e plota tė Migjenit janė botuar tri herė: 1954, 1957, 1961, kanė dalė edhe njė varg botimesh tė tipave tė ndryshėm). Shkrimet poetike dhe nė prozė tė Migjenit janė pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja. Pėr jetėn dhe krijmtarinė e tij janė botuar studime e artikuj tė shumtė.
Me interesimin e pushtetit popullor eshtrat e Migjenit u sollėn nė atdhe (1956). Ju dha titulli "Mėsues i Popullit (1957).

Veprat e Migjenit:
Poema e Mjerimit )
Recital i Malėsorit
Kanga e Rinisė )
Lagja e Varfun
Luli i vocerr
Tė Bijtė e Shekullit tė Ri
Kangėt e Pakėndueme
Lutje
Ekstaza Pranverore
Nėn Flamujt e Melankonisė
Vuejtja )
Tė Lindet Njeriu
Zgjimi
Baladė Qytetėse
Sonet Pranveruer
Kanga e Perndimit
Z.B.
Ndeshja
Kanga qė S'kuptohet
Melodi e Kėputun
Kanga e tė Burgosunit
Blasfemi
Kanga e Dhimbės Krenare
Vjeshta nė Parakalim
Buken tone te perditshme falna sot - I
Buken tone te perditshme falna sot - II
Buken tone te perditshme falna sot - III
Buken tone te perditshme falna sot - IV
Shpirtėnt Shtegtarė
Dy Buzė )
Rezignata
Vetmija
Frymėzim i Pafat
Hidhet e Pėrhidhet
Njė Natė
Malli Rinuer
Mbas Tryezės
Njė Natė pa Gjumė
Motivet
Kanga skandaloze
Parathania e Parathanieve
Shpirt i ri
Rima e tretun
Trajtat e Mbinjeriut
Pesha e fatit
Marshi i Djalerise
A do qymyr , Zotni?
Vetvrasja e trumcakut
Zoti te dhashte
Kanga e trumcakut
Idhuj pa krena
Hidhet e pėrhidhet
Husarėt n'Adriatik
Urime per 1937
Kanga e qytetit te huej
Historia e njenės nga ato
Shenime: Torino – Sanatorium, San Luigji
Shenime: Leter mikut Teufik nga Migjeni
Shenime: Peltje – “Zakonet dhe arti i revolucionit Francez”
Shenime: Hygo - "Te mjeret"
Shenime: Dostojevski – “Krim dhe ndeshkim”
Shenime: Shekspir – “Otello”
Proza te paperfunduara
Very Happy cheers
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
timja
Vizitor



MesazhTitulli: poema e mjerimit migjenit   Sun Mar 21, 2010 9:30 am

permbajtjen e veprave te migjenit edhe mundesisht veprat mi hap ti lexojm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Letersia-
Kėrce tek: