Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ............Ali Podrimja .....................

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: ............Ali Podrimja .....................   Wed Mar 26, 2008 4:01 pm

Ali Podrimja

--------------------------------------------------------------------------------



Ali Podrimja ėshtė autor i mė shumė se dhjetė vėllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si pėrfaqėsuesi mė tipik i poezisė sė sotme shqiptare dhe si njė poet me emėr dhe nė shkallė kombėtare. Botėn e vet poetike poeti e artikulon pėrmes njė sistemi figurativ tė konsoliduar (veēanėrisht me simbolin dhe metaforėn) dhe me njė shkallė mjaft tė lartė ndjeshmėrie.

Ali Podrimja (1942) lindi dhe u rrit nė Gjakovė. Studjoi gjuhė dhe letėrsi shqiptare nė Universitetin e Prishtinės, ku dhe jeton aktualisht. Periudha vendimtare pėr formimin shpķrtėror dhe intelektual tė poetit janė vitet pesėdhjetė. Mė 1957 botoi poezinė e parė nė revistėn "Jeta e Re". Ishin vitet kur shqiptarėt nė Kosovė pėrjetonin njėrin nga terroret me tė egra tė pushtuesit serb, kohėn e aksionit famėkeq pėr mbledhjen e armėve dhe tė shpėrnguljeve mė drįmatike tė pėrmasave tragjike pėr Kosovėn dhe shqiptarėt (rreth treqindmijė tė shpėrngulur dhunshėm nė Turqi). Poeti rritej dhe piqej nė kėto kushte, nė kėtė atmosfere agonie, qė e kishte mbėrthyer Kosovėn. Qyteti i Gjakovės, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditė tė pasur patriotike, ishte mė i godituri nga kjo vėrshimė policore e UDB-sė serbe. Poeti i pėrfshirė nė kėtė pėrditshmėri ndjeu nevojė tė rezistojė, tė kundėrvihet dhe ta stigmatizojė tėrthorazi synimin e pushtuesit:

Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala ėshtė pėr rrafshin e Dukagjinit,)
Diellin tėnd verbuar e kanė tytat
E vatrat shkimbur deri mė njė...

Vargjet janė shkėputur nga poemthi lirik ,Hija e tokės", tė cilin Ali Podrimja e shkruajti nė vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Njė vit mė pas, mė 1961, Ali Podrimja botoi pėrmbledhjen e parė me vargje elegjiake Thirrje. Mė pas vijnė pėrmbledhjet Shamijat e pėrshėndetjeve (1963), Dhimbė e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri nė veprėn e tij mjeshtėrore Lum, lumi, (1982), qė shėnoi njė kthesė nė poezinė bashkėkohore kosovare.
Nė vitet '80 e '90 ai do tė vazhdojė tė botojė libra poetikė si Zari, Buzėqeshje nė kafaz etj., deri te dy librat nė prozė: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Kur pėr njė poet themi se nuk ėshtė konvencional, pra ėshtė modern, kėtė duhet ta kuptojmė kėshtu: Ali Podrimja e ēliron poezinė shqipe nga disa rregulla metrike, siē ėshtė: vargu i thurur, apo nga pėrmbajtjet si fryma apologjike, brohoritėse e poezisė sė pasluftės etj. Por, ai vendos parime tė tjera krijuese, siē ėshtė vargu i lirė, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisė, efikase pėr tė shprehur zona mė tė errėta apo mė tė fshehta tė natyrės sė njeriut. Synimi i poetit pėr t'u fshehur pėrmes reflekseve ezopike dhe pėr t'i pėrcjellė ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin nė plan tė parė mesazhin dhe nė plan tė dytė atė pjesė tė vlerės artistike qė arrihet pėrmes ritmit dhe euforisė. Me rėndėsi ėshtė tė kuptohet, nėse kėto parime poetike tė Ali Podrimjes, janė parime tė njė brezi dhe tė njė kohe dhe duhet tė njihen si pėrvojė. Pa to nuk mund tė kuptohet dhe tė zbulohet arti poetik nėpėr kohė, sidomos pėr krijuesit e rinj, poetėt e mėdhenj janė shkollė, nga e cila mund tė mėsojnė; janė pėrvojat, nga tė cilat do tė nisin ata tė krijojnė parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e pėrkthyer nė shumė gjuhė tė huaja, ėshtė pranuar e vlerėsuar pikėrisht pėr arsye se nė thesarin universal tė vlerave, hyn bindshėm pėrmes koloritit tė veēantė, pėrmes botės shpirtėrore me individualitetin e vet tė formuar, tė ndryshėm nga tė tjerėt.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
............Ali Podrimja .....................
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Letersia-
Kėrce tek: