Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 2004 refleksione

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: 2004 refleksione   Thu Mar 27, 2008 2:24 pm

cheers

--------------------------------------------------------------------------------

Vitet ku idete mund te behen forca te fuqishme, por vetem atehere perbejne pergjigje per kerkesat specifike njerezore.

Vitet ne te cilet emocionet dekurajohen, por pa dyshim mendimi krijues si cdo veprimtari tjeter eshte pazgjidhshmerit e lidhur me emocionet. Te qenurit "emotiv" sot eshte sinonim i paqendrueshmerise apo cekuilibrit. Me pranimin e kesaj individi dobesohet me shume, mendimi dhe imagjinata e tij varferohen dhe zbehen. Nga ana tjeter, emocionet duke mos u eleminuar plotesisht, kane nje ekzistence teresisht te ndare nga aspekti intelektual i personalitetit duke dhene si rezultat nje lloj "sentimentalizmi per treg " dhe pasinqeriteti me te cilet filmat, revistat apo modele te tjera te gatshme ushqejne konsumatore te tjere te uritur emocionalisht.

Vitet ku ligjet e tregut ne bote apo ato te me te pushtetshmit ne shqiperi po dominojne te gjitha maredheniet shoqerore dhe personale, maredhenia mes konkurenteve bazohet ne indiferencen reciproke, po e njejta fryme pershkruan edhe maredhenien, punedhenes punemarres. Ai qe zoteron nje kapital puneson nje tjeter qenie njerezore, ashtu sic perdor nje makine, perdorin njeri tjetrin per qellime te pastra ekonomike, maredhenia mes tyre eshte nje maredhenie ku te dy jane instrumenta qellimi, pra te dy jane thjesht instrumenta, nuk eshte maredhenie e dy qenieve njerezore qe kane interes njeri tjetrin jashte kesaj dobie.

Po i njejti instrument rregullon edhe maredheniet midis afaristit dhe klientit. Klienti eshte thjesht nje objekt per manipulim, nuk eshte person konkret. Por gjithmone e me shkatarruese ky lloj instrumentalizimi i ftohte behet ne maredheniet e njeriut me vetveten. Njeriu nje profesionist, nuk shet vetem mallra apo sherbime, shet edhe vetveten si mall. Nje mjek apo nje financier, apo nje piktor duhet te kete "personalitet" nqs do te shesi produktet apo sherbimet. Pra ne vetvete shitet personaliteti dhe ashtu si per cdo mall tjeter eshte tregu, me modelet e tij te gatshme qe percakton vleren e ketij personaliteti

Ne kete kuptim te gjitha modelet e gatshme kane nje shkatarrim katastrofik te ndjenjes, per me shume televizioni apo dvd, 999 kanale dhe praktikisht nuk mund te shohesh dot nje film nga fillimi ne fund, per te mos folur per shkatarrimin e cdo imazhi strukturor te botes. Faktet humbasin karakterin specifik dhe mund te kesh per to vetem nje perceptim abstrakt, sasior. Cdo fakt eshte thjesht nje tjeter fakt, nje tjeter fakt....Njoftimi, imazhet per vrasjen, therjen, ekzekutimin e disa ushtareve nderpritet pa piken e turpit nga reklama e nje tipi te ri telefoni. Po i njejti spiker, me te njejtin ze, i cili deri tani ka perdorur imazhin e tij per te na transmetuar pershtypjen e rrezikshmerise apo keqardhjes per ushtaret e vrare, tani imponon publikut meritat dhe marken e vecante te shoqerise telefonike qe sponsorizon emisionin. Gazetat informojne mbi mendimet banale te X personazhi, per dieten e saj, po me te njejten denduri qe i kushtojne permbledhjes se informacioneve per 17 milione ton plehra qe do te digjen as 100 km larg. Per shkak te saj nuk kemi me maredhenie te verteta me ate cka ndiejme, nuk emocionohemi, ndjenjat dhe gjykimi kritik bllokohen dhe ne fund qendrimi yne ndaj ngjarjeve te botes merr nje karakter te shpelare dhe indiferent.

Ne emer te "lirise" jeta po humb skeletin e vet, mbaron se qeni e perbere nga kaq copeza, secila e ndare nga te tjerat dhe mbetet e privuar nga kuptimi i teresise se saj. Njeriu lihet me keto copeza si nje femije me nje loder ne fole .
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
2004 refleksione
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» for sale 2004 grand prix comp g gtp 3800 series 2 supercharged
» 2004 GTO - $5900 needs trans
» The 2004 movie (ALW version)
» Pinus mugo 2004
» Papo 2004 catalogue

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Filozofi-
Kėrce tek: