Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Denis DIDEROT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Denis DIDEROT   Thu Mar 27, 2008 2:28 pm

cheers

--------------------------------------------------------------------------------

Denis DIDEROT
DIDRO, Deni, (DIDEROT, Denis), filozof dhe iluminist franc. (1713-1784). Duke refuzuar, pas shkollimit te jezuitėt, ofertėn pėr t'u bėrė prift, jetoi si boem letrar, duke siguruar ekzistencėn me instruksione dhe pėrkthime. Sė shpejti njihet me Rusoin, D'Alamberin, Holbahun dhe me iluministėt e tjerė dhe botoi disa vepra tė shtypura nė mėnyrė anonime kundėr fantazimit fetar dhe nė pėrgjithėsi anciem rėgimes. I kėrcnuar vazhdimisht nga persekutimet dhe burgjet dhe nėn mbikėqyrjen rigoroze tė policisė, D. megjithkėtė, filloi tė bėnte pėrgatitje pėr botimin e veprės mė tė madhe tė mendimit materialist tė iluminizmit francez, tė Enciklopedisė sė madhe.
Enciklopedia e parė dhe mė e njohur franceze ėshtė e lidhur nė mėnyrė tė pandashme me emrin e Denis Didroit. Ai shkroi pėr kėtė mė shumė artikuj nga fusha e filozofisė, artit dhe e zejeve dhe deri nė fund mbeti redaktor i saj dhe kur tė gjithė tė tjerėt u frikėsuan nga terrori dhe raprezaljet, ai nuk u dėrmua, por vetėm, pas njė lufte tė vėshtirė, botoi vėllimin e fundit, pas tė cilit u shtypėn yetėm shtesat dhe regjistrat. Pavarėsisht nga njė varg inkonsekuencash dhe bile nga mėnyra ezopike e tė shprehurit (pėr tė cilėn enciklopedistėt ishin tė detyruar pėr tė evituar ndalimet e shpeshta tė botimeve), Enciklopedia, sė cilės vulėn themelore ia dha Didroja, ėshtė kryevepėr e vėrtetė e frymės progresive ateiste dhe materialiste franceze, e cila dha impulse jashtėzakonisht tė rėndėsishme dhe frytėdhėnėse pėr zhvillimin e mėtejmė tė kulturės evropiane si dhe bazėn ideore tė atyre aksioneve revolucionare qė pikėrisht qėndronin para Francės dhe botės. Nė Enciklopedi njėmend ėshtė paraqitur «pasqyra e pėrgjithshme e pėrpjekjeve tė mendjes njerėzore tė tė gjithė popujve dhe ne tė gjitha kohėt», dhe janė vėrtetuar edhe elementet themelore ideore tė shkatėrrimit tė shoqėrisė sė vjetėr dhe provuar nevoja imperative e depėrtimit mė tė guximshėm nė drejtim tė njohjeve tė reja mbi shoqėrinė e ardhmėrisė.
Nė njė numėr tė madh tė veprave filozofike, tė eseve dhe tė observimeve tė rėndėsishme letrare, D. paraqiti njė varg tezash lucide, duke mos krijuar, ndėrkaq, kurrė njė sistem filozofik tė rumbullakėsuar dhe tė nxjerrė nė mė-nyrė konsekuente. Duke kaluar rrugėn nga deisti te ateisti, D. u bė njė nga kritikėt mė konsekuentė tė moralit religjioz, materialist i bindur dhe iluminist. sipas tij, materia ėshtė aktive, e pėrbėrė nga thėrrmija shumė tė imta, me bashkimin mekanik dhe ndarjen e tė cilave ēdo gjė ndodh nė natyrė. Arsyeja dhe njohja bazohen nė ndjejshmėrinė e pėrgjithshme tė botės materiale. D. e shpjegoi jetėn si organizėm nė tė cilin atomet bashkohen dhe gėrshetohen reciprokisht nė atė mėnyrė sa nuk krijojnė vetėm njė strukturė tė jashtme, por pėrbėjnė njė tėrėsi integrale. Nė pikėpamjet e tij mbi zhvillimin e shoqėrisė dhe tė historisė, D. ėshtė iluminist tipik: ai besonte se progresi i njerėzimit varet nga idetė qė ndikojnė nė zhvillimin e legjislacionit e qė pėrcakton formėn "e sundimit tė disa vendeve dhe tė epokave historike.
Mirėsia, akruizmi, aftėsia e flijimit, sipas D. nuk mund tė imponohen me dresurė, me edukatė. Edukata dhe shteti bile rrėnojnė shumė tnė tepėr atė qė ekziston nga natyra sesa qė do tė krijonin atė qė natyra na refuzon. Po i shtymė ngulmas fėmijėt nė njė drejtim, gati ēdo herė do tė arrijmė tė kundėrten, kurse virtytet njerėzore nuk janė fare disa shkathtėsi teknike, kėshtu qė kėtu nuk ndihmon kurrfarė edukate.
Nė njė seri esesh estetike brilante D. merret me problemet e pėrgjithshme tė tė bukurit (Hulumtimet filo-zofike mbi origjinėn dhe natyrėn e tė bukurit), me ēėshtjet e krijimtarisė dramatike (Paradoksi mbi artistin, Mbi poezinė dramatike), dhe para sė gjithash me studimet e rėndėsishme tė pikturės (Eseu mbi pikturėn). Sipas Didrosė, artistikisht e bukur ėshtė ajo qė pėrshkruan vetė njėmendėsinė na-tyrore, madje nė atė mėnyrė duke tre-guar ligjin jetėsor tė brendshėm tė fe-nomenit ose tė objektit. Vlerėsimi estetik i figurės duhet tė shqyrtojė mbi pesė elemente tė qenėsishme: mbi vizatimin, tnbi ngjyrat, mbi hijen dhe mbi dritėn, mbi shprehjen dhe mbi kompozimin. D. ėshtė energjikisht kundėr tė pozuarit artificial shkollor dhe akademik dhe kėrkon qė piktorėt tė punojnė sipas modeleve. Nė vend tė pikturimit artificial tė pozave jonatyrore brenda mureve tė akademisė, ai i fton piktorėt t'i drejtohen jetės: nė pijetore, varoshe, nė rrugė dhe nė sheshe, tė shikojnė grindjet dhe rrahjet e njerėzve tė gjallė dhe nė kėtė ambient tė natyrshėm tė gjejnė motive pėr veprat e tyre artistike.
Shpirt i lirė, kundėrshtar i tė gjitha autoriteteve dhe i traditės, ateist i zja-rrtė, luftėtar i pakompromis kundėr tė gjitha formave tė tiranisė, D. nė shu-mė vepra tė tij jeton edhe sot, ndėrsa klerikėt mė se njėqind e pesėdhjetė vjet pas vdekjes nuk mund ta falin e tė pajtohen me fjalėt e ashpra dhe therė-se qė u drejtoi, kėshtu qė edhe nė kohėn tonė pėrpiqen tė ndalojnė realizimin e veprave letrare tė tij dhe pėrhapjen e ideve filozofike tė tij.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Denis DIDEROT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Denis O'Connor
» Dennis Leary In Talks To Play Captain George Stacey
» Who was Jack the Ripper?
» Hastings Pottery
» El internado

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Filozofi-
Kėrce tek: