Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 DILTAJ, Vilhelm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: DILTAJ, Vilhelm   Thu Mar 27, 2008 2:32 pm

cheers

--------------------------------------------------------------------------------

DILTAJ, Vilhelm (DILTHEY, Wilhelm), filozof gjerm. (1833-1911). Profesor nė Bazel, Kil, Bratislavė dhe nga viti 1881 nė Berlin. Preokupimi themelor i shumė veprave tė Diltajit ėshtė «tė themeluarit e diturisė empirike tė fenomeneve shpirtėrore» dhe tė provuarit e tė siguruarit metodik tė pavarėsisė sė shkencave shpirtėrore pėrkundra atyre natyrore. Nė kėtė punė D. pėrpiqet sidomos tė ndriēojė formimin e botės historike nė shkencat shpirtėrore. «Tė kuptuarit» historik ėshtė mėnyrė fundamentalisht tjetėr e njohjes nga shpjegimi i proceseve natyrore. Shkencat shpirtėrore pėrmbajnė nė vete njė nocion specifik dhe tė veēantė tė pėrvojės dhe formohen sipas sistematikės vetjake dhe kritereve vetjake.
D. kundėrshton njėkohėsisht sekmat apriore tė historisė si dhe postulatet metafizike qė hipostazojnė kategoritė themelore tė ekzistencės njerėzore duke i pėrjashtuar nga historia. «Fundėsia e ēdo fenomeni historik qoftė ai ndonjė religjion ose ideal apo sistem filozofik, pra edhe relativiteti i ēdo lloji tė pikėpamjes njerėzore ėshtė fjala e fundit e botėkuptimit; ēdo gjė rrjedh nė proces, kurrgjė nuk mbetet». Bazėn e qenėsishme tė tėrė ekzistencės njerėzore dhe tė tė ndodhurit e pėr-bėn, sipas Diltajit, jeta dhe koha e saj, jeta qė konkretisht shprehet dhe qė bėhet e vetėdijshme nė strukturat shpirtėrore tė kohėve tė caktuara. Nė kėtė drejtim, D. trajtohet si iniciator i tė ashtuquajturės «filozofi tė jetės» nė filozofinė gjermane. Hermeneutika metoda specifike e cila duhet ta inter-pretojė historinė nė mėnyrė qė nga kjo tė bėhet e qartė ē'ėshtė njeriu nė realitet, dhe jo tė shpjegojė historinė nėpėrmjet determinanteve qė nuk mund tė hyjnė nė tėrėsinė strukturale tė saj ėshtė bazė metodologjike e tė gjitha disiplinave shpirtėrore dhe shkencore.
D. konsideron se nė nocionin e filozofisė nuk pėrmbahet vetėm ndonjė pėrmbajtje, por edhe lidhshmėria e saj historike: «Filozofėt sė pari iu kthyen drejtpėrdrejt problemit tė botės dhe tė jetės... Ēdo veprimtriri e gjallė filozofike lind nė kėtė kontinuitet, kėshtu qė e kaluara filozofike ndikon nė secilin mendimtar tė veēantė ashtu qė ai edhe atje ku dyshon nė mundėsinė e zgjidhjes sė problemeve tė mėdha, tne kėtė tė kaluarėn determinohet nė qėndrimin e ri tė vet. Nė kėtė mėnyrė tė gjit-ha qėndrimet e vetėdijes filozofike dhe tė gjitha pėrcaktimet konceptuale tė filozofisė nė tė cilat shprehen kėto qėndrime, historikisht janė tė lidhura».
Nė fushėn e psikologjisė D. gjithashtu e kundėrshton orientimin naturalist qė do tė vendos gjurmat kauzale dhe kėrkon orientim tė ri shpirtėror dhe shkencor tė psikologjisė. Me kėtė rast ėshtė sidomos karakteristike theksimi i karakterit tė tėrėsisė sė tė gjitha funksioneve, pėrjetimeve, operacioneve psikike e tjera («struktura», «ndėrthurja strukturale»).
Ndikimi i madh dhe shpesh frytdhėnės i V. Diltajit shihet si nė fushėn filozofike eminente (Shprangeri, Liti, Rothakeri) ashtu dhe sidomos nė fushėn e psikologjisė, tė tė ashtuquajturės «psikkologji tė figurės», «tė psikologjisė sė tėrėsisė» (F. Krigerit e tjerė). Lidhjet e shumta tė tij - nė tė cilat manifestohet edhe tėrė tė theksuarit e tepėrt dhe njėanshmėria e asaj ndarjeje nga tė cilat dolėn tė gjitha preokupimet filozofike tė tij (tė cilat, ndėrkaq, shpeshherė kanė rezultuar nga konkluzionet jashtėzakonisht lucide) janė tė dukshme si nė shumė «filozofitė e jetės» ashtu edhe nė koncepcionet bashkėkohore fenomenologjike.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
DILTAJ, Vilhelm
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Filozofi-
Kėrce tek: