Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 DICGEN, Jozef

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: DICGEN, Jozef   Thu Mar 27, 2008 2:34 pm

cheers

--------------------------------------------------------------------------------

DICGEN, Jozef (DIETZGEN, Joseph), filozof gjerm. (1828-1888). Autodidakt, me profesion lėkurėregjės. Socialdemokrat qė ka vend specifik nė historinė e mendimit marksist.
Nė veprėn e Dicgenit ėshtė i qartė talenti i natyrshėm dhe i freskėt, penda e ashpėr, entuziazmi pėr mendimin Marksit, por edhe synimi pėr ta thjeshtėsuar, madje edhe mungėsa e njohurisė themelore nga disa fusha tė filozofisė, e qė si rezultat kemi njė konfuzion dhe pseudorevolucionaritet. Si mbrojtės i zjarrtė dhe i sinqertė i progresives nė filozofi, Dicgeni, sipas mendimit tė disa aderuesve dhe interpretuesve tė vet, plotėsoi me sukses Marksin, ngase ky, gjoja, nuk krijoi njė bazė filozofike mė tė thellė dhe mė tė hollėsishme e tė pėrpunuar tė botėkuptimit tė vet. Kjo ambicie e Dicgenit ndėrkaq nuk ėshtė reale, ngase ai gjithmonė nė krahasim me Marksin ka ngelė njėmend nė nivelin e diletantizmit filozofik.
Duke luftuar kundėr filozofisė idealiste, kundėr atyre «fantastėve» qė «dėshirojnė» tė thuash tė krijojnė njė frymė tė shenjtė, e cila nė formė tė pėllumbit fluturon mbi mekanikėn, ky autodidakt nga Blakenburgu vazhdi-misht dhe ngulmas theksoi se ēdo gjė bazohet nė sensualitetin e prekshėm dhe se e vėrteta mund «tė nuhatet» «tė shihet» dhe «tė dėgjohet». Dicgeni pohoi se «nga rinia e hershme kishte nisur tė menditonte mbi nevojėn e botėkuptimit tė plotė dhe sistematik», dhe «nė fund gjeti kėnaqėsi nė njohjen induktive tė aftėsisė sė njeriut pėr tė menduar». Mirėpo rezultatet e filozofimit tė tij nuk pėrputheshin me planet jomodeste tė tij, kėshtu qė janė tė deplasuara pohimet e dicgenistėve, aderuesve tė pakufizuar tė filozofisė sė tij (E.Unterman, E. Dicgen e tė tjerė) se vetėm ai e plotėsoi materializmin historik (tė cilin e themeloi Marksi) me teorinė e njohjes dhe dialektikėn. Kjo, ndėrkaq, nuk do tė thotė se duhen nėnēmuar pėrpjekjet e kėtij autodidakti tė vyeshėm qė pati pa dyshim dėshira dhe qėllime tė mira tė ndihmonte pėr formimin e njė logjike dhe filozofie dialektike nė baza mate-rialiste. Andaj edhe disa qėndrime polemike tė tij, tė pėrjetuara thellė dhe tė mbrojtura me afsh, me tė cilat sulmon thjeshtė dhe fuqishėm tėrė urtėsinė e venitur tė profesorit tė filozofisė idealiste bashkėkohore tė kohės sė tij.
(«Merrem me filozofi me qėllitn degradimi tė kėsaj mėsueseje tė madhėrishme», ose «disa shkenca mund tė mbesin nė kompetencėn e ekspertėve, por tė menduarit jo»), do tė mbesin dokument pėrparimtar tė kėsaj epoke
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
DICGEN, Jozef
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Filozofi-
Kėrce tek: