Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 D'ALEMBERT, Jean le Rond d'

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: D'ALEMBERT, Jean le Rond d'   Thu Mar 27, 2008 2:36 pm

cheers

--------------------------------------------------------------------------------

D'ALAMBER, Zhan lė Ron d'(D'ALEMBERT, Jean le Rond d'), filozof franc., fizikan dhe matematikan (1717-1783). Pėr shkak tė talentit tė rrallė pėr matematikė nė moshėn 23 vjeēare u pranua anėtar i Akademisė sė shkencave tė Francės. Shpirt i pavarur, i cili nė filozofinė e tij bashkon disa tendenca karakteristike tė ilumi-nizimit. D'A. i kushtohet shkencės dhe me kėtė bėhet sipas fjalėve tė tij pikėrisht «skllav i lirisė sė vet». Ėshtė pionier i shumė shkencave ekzakte tė shekullit XVIII. D'A. shtroi dhe zgjidhi disa ēėshtje jashtėzakonisht tė rėndėsishme fizike, astronomike, matematike dhe tė tjera (ekuacioni diferencial pėr vibracionin e telit, precesioni dhe mutacioni nė astronomi). Ėshtė njė nga bashkėpunėtorėt kryesorė tė pėrhershėm tė enciklopedisė dhe autor i veprės sė njohur Shqyrtimet hyrėse nė Enciklopedi, nė tė cilėn jep njė paraqitje tė pėrmbledhur dhe tė qartė tė parimeve themelore tė filozofisė sė tij. Siē bėn pak ose mė tė madhe tėrė iluminizmi, edhe filozofia e D'Alamberit pėrpiqet tė hedhė poshtė ēdo metafizikė, duke iu drejtuar pėrvojės si tė vetmit burim adekuat tė njohjeve tona. «Tė gjitha dituritė tona tė drejtpėrdrejta reduktohen nė ato qė i marrim nėpėrmjet shqisave; nga kjo del se ne pėr tė gjitha idetė tona u detyrohemi ndijimeve». Nė frymėn e tendencave tė shekullit tė ri D'A. e redukton detyrėn themelore tė filozofisė pėr zgjidhjen e ēėshtjeve gnoseologjiko-teorike, sepse gnoseologjinė, kėtė «fizikė eksperfmentale tė shpirtit» e konsideron disiplinė themelore filozofike. Mė vonė shprehen mė shumė elementet agnostike dhe orientimi pozitivist-scientist i gjithė filozofimit tė tij i cili manifestohet nė «metodėn e re». Kjo metodė ėshtė antispekulative, empirike dhe natyrore-shkencore: parimi i kauzalitetit bėhet parim suprem. Filozofia nuk ėshtė shkencė mbi substancėn ose mbi parimet e pėrgjithshme tė qenies, por aplikimi i mendjes mbi sendet e ndryshme tė veēanta, mbi faktet e pėrvojės. Pikėrisht kjo metodė duhet tė sigurojė bazat e pėrgjithshme gnoseo-logjikoteorike pėr tė gjitha shkencat e veēanta.
Nė Shqyrtimin hyrės tė tij, D'A. studion kushtet e lindjes sė shkencės dhe konsideron se kėto, nė themel, korrespondojnė me shtimin e nevojave njerėzore sikurse edhe me kujdesin e njeriut pėr vetėekzistim. Tė gjitha dituritė i ndau nė 3 grupe tė mėdha, tė cilat u pėrgjigjen tri aftėsive tė njeriut: kujtesės i pėrgjigjet historia, arsyes filozofia, kurse imagjinatės shkathtėsitė e bukura.
Iluminist, mirėpo edhe shkencėtar i kabinetit, doktrina abstrakte scientiste e tė cilit nuk ka fituar popullarizim tė gjerė, empirist dhe agnostik qė nuk arrijti tė kapėrcente dualizmin e themeltė tė filozofisė sė shekullit tė ri, D'A. ėshtė pėrfaqėsues tipik i atyre rrymave te shumėllojshme dhe tė pasura nė mendimin francez pėr shkak tė cilave, pa marrė parasysh tė gjitha kundėrthėniet ideore dhe reale e quajtėn shekullin nė tė cilin jetoi «shekull filozofik».
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
D'ALEMBERT, Jean le Rond d'
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Blue Jean Pocket Easter Baskets
» Jean Beck, Munich
» The Jean Höfler and other W.Germany animals in my zoo
» St Jean sur Mer on eBay
» Jean-Paul Landreau

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Filozofi-
Kėrce tek: