Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Martin Heidegger – Filozof i Qenies

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Martin Heidegger – Filozof i Qenies   Thu Mar 27, 2008 2:41 pm

cheers

--------------------------------------------------------------------------------

Martin Heidegger ėshtė filozof i Qenies. Ky term pėrshkon nė mėnyrė tė qėndrueshėm tė gjitha veprat e tij. Si nė fazėn e hershme ashtu dhe atė tė vonshme tė mendimit, interesi kryesor pėr tė ishte kuptimi i Qenies. Nė mendimin e hershėm, ai studjoi kuptimin e Qenies duke u nisur nga njė analizė e Dasein-it, me besimin se mund ta kuptonte Qenien nėpėrmjet qartėsimit tė realitetit tė Dasein-it. Kur ky trajtim, nga Dasein-i tek Qenia, dėshtoi, ai ndėrmori njė trajtim nga Qenia tek Dasein-i, me ndihmėn e tė cilit ia doli mbanė tė pėrjetonte Qenien. E nė tė dyja fazat e mendimit, ishte Dasein-i ai qė arrin ta zbulonte Qenien, nėpėrmjet manifestimit tė saj. Ky zbulim i Qenies ėshtė pikėrisht shtegu i Dasein-it drejt pėrjetėsimit tė Qenies si qėllim pėrfundimtar i ekzistencės sė tij.

Qėllimi i Dasein-it

Pra, nė perspektivėn heideggeriane, qėllimi pėrfundimtar i ekzistencės sė Dasein-it ėshtė pėrjetimi i Qenies. Ajo ėshtė transhendenca e gjithė natyrės sė tij dhe ka njė fat qė shkon pėrtej interesave tė pėrditshme. Kėsisoj Dasein-i nuk ėshtė thjesht njė qenie-nė botė, por njė qenie e destinuar tė jetė njė qenie e hapur ndaj Qenies. Pėr rrjedhim, Dasein nuk mund tė largohet nga “ekzistenca-e-vet-nė botė”, pėrkundrazi ai ėshtė thirrur tė kapėrcejė qenien e vet tė mėparshme e tė jetė njė qenie-pėr-Qenien dhe e pėrfshirė nė proēesin e pėrjetimit tė Qenies. Pėr tė shpjeguar njė kalim tė tillė, mė parė lipset tė shtjellohet realiteti i Qenies, i cili ėshtė qėllimi i ekzistencės sė Dasein-it. Pra, tė interpretohet natyra e Qenies si “katėrpjesėsh”, ose e thėnė ndryshe, nė kuptimin e saj tė katėrfishtė; marrėdhėnia e pėrkatėsisė sė bashku tė Qenies dhe Dasein-it dhe ndryshimet ontologjike ndėrmjet Qenies dhe qenieve. Pėrveē kėsaj, ajo gjithashtu duhet tė ndriēojė karakteristikat e ndryshme tė Qenies, nė mėnyrė qė tė shpjegojė manifestimin e Qenies nė dinamikėn kohė-hapėsirė. Mė pas do tė pėrcaktohet natyra dhe karakteristikat e sferės (fushės) nė tė cilėn ndodh pėrjetimi i Qenies dhe trnasformimi qė ndodh tek ai si pasojė e pėrjetimit tė kėsaj Qenieje.

Natyra dhe karakteristikat e Qenies

Sipas M. Heidegger qėllimi pėrfundimtar i ekzistencės sė Dasein-it ėshtė tė pėrjetojė Qenien ashtu siē ajo manifestohet nė histori. Ai e kupton Qenien nė lidhje tė katėrfishtė, duke pėrfshirė kėtu marrėdhėnien ndėrmjet Qenies dhe Dasein-it, e cila ėshtė njė marrėdhėnie e pėrkatėsisė sė bashku dhe marrėdhėnia ndėrmjet Qenies dhe entiteteve e cila ėshtė njė marrėdhėnie e dallimit nga njėra-tjetra

Natyra e Qenies

Pėr t’iu referuar Qenies Heidegger pėrdor termin gjerman “Geviert”, qė ka lidhje me termin “Vier” qė nė gjermanisht nėnkupton numrin katėr. Parashtesa “ge” ka njė domethėnie kolektive (tė pėrbashkėt). Kėshtu, termi “Geviert” siē e pėrdor Heidegger, mund tė pėrkthehet si “katėrshėsh”, “katėrpjesėsh”, “katėrfish”. Aq mė tepėr qė ai sqaron qartė nocionin e katėrpjesėshit nė lidhje me sendin (das Ding). Njė send, nė gjykimin heideggerian tė termit, duhet tė kuptohet nė lidhje me qenien e tij. Ajo pėrfshin njė paraqitje tė sendit nė lidhje me katėr “aspektet” e Qenies, d.m.th toka, qielli, hyjnorėt dhe tė vdekshmit. “Toka” dhe “Qielli” formojnė “komponentin” natyral tė Qenies, ndėrsa “hyjnorėt” dhe tė “vdekshmit” pėrkatėsisht “komponentėt” njerėzor dhe hyjnor tė Qenies. Pėr Heidegger, Qenia ose esenca e njė sendi kuptohet kur ne e konsiderojmė atė nė lidhje me tė gjithė kėto aspekte tė Qenies. Tė marrim pėr shembull, njė lule. Ajo mund tė konsiderohet si njė objekt qė kultivohet (rritet), shitet dhe blihet. Mirėpo, kjo mėnyrė e vėshtirmit tė lules nuk paraqet qenien e saj autentike. Thelbi autentik i lules mund tė kuptohet vetėm nė lidhje me sensin e saj tė katėrfishtė: toka nė tė cilėn ėshtė kultivuar lulja; qielli qė i ka dhėnė diellin dhe shiun; karakterin hyjnor pėr nder tė tė cilit ėshtė vendosur nė altar, dhe tė vdekshmit pėr tė cilėt ajo sjell gėzim. Kėshtu, ajo ėshtė bashkimi i katėr pjesėve, i katėr apsekteve tė Qenies, qė formojnė qenien e njė lule. Kėtė bashkim tė tokės, qiellit, karakterit hyjnor dhe tė qenit i vdekshėm tek sendi, Heidegger e quan “sendėzim i sendit”.

Karakteristikat e Qenies

Nė shkrimet e Heideggerit, veēanėrisht nė ato tė mėvonshmet, ai jep shumė pėrcaktime pėr Qenien. Ai pėrdor mjaft metafora dhe imazhe pėr tė transmetuar eksperiencėn e tij te Qenia. Kėtu, ne po mundohemi tė hedhim dritė tek disa karakteristika madhore heideggeriane pėr Qenien.

Qenia ėshtė e Drejtpėrdrejta

Qenia ndėrmjet midis qenieve dhe forma lidhjen reciproke midis tyre. Ngaqė qeniet ndėrmjetėsohen nga Qenia, ato quhen tė “ndėrmjetėsuara”, ndėrkohė qė Qenia, e cila ėshtė vetė vlerėsimi i kėtij ndėrmjetėsimi nuk ndėrmjetėsohet nga asnjė tjetėr, veēse nga vetja. Qenia ėshtė njė shfaqje dhe njė hapje qė mundėson qeniet tė shfaqen dhe tė lidhen njėra tjetrėn. Shfaqja, hapja, dalja pėrpara, vijnė nga pėrbrenda Qenies. Nė kėtė kuptim Qenia ėshtė e drejtpėrdrejtė. Mė tej, Qenia, e drejtpėrdrejtė dhe si hapje, sa shfaqet ndriēon qeniet dhe i bėn ato tė ndriēojnė ndaj njėra-tjetrės dhe ndaj Dasein-it. Ndėrkohė qė nė vetvete Qenia ėshtė absolutisht pėrfundimtare dhe nuk ka nevojė pėr ndonjė formė tė ndėrmjetėsimit pėr tė shfaqur veten ndaj Daseinit dhe ndaj qenieve, sepse ėshtė e drejtpėrdrejta e paarritshme nė vetvete.

Qenia ėshtė Ngjarja

Qenia ėshtė thelbėsisht prania. Mėnyra nė tė cilėn ajo paraqet veten ėshtė ajo e ardhjes. Qenia gjithmonė pėrparon drejt Dasein-it dhe ngjarja e ardhjes e saj ėshtė gjithmonė e re dhe origjinale. Kėshtu ngjarja e Qenies ėshtė e pėrkohėshme, por megjithėse ėshtė e pėrkohėshme ajo nuk ėshtė e kufizuar nė pėrmasėn kohė-hapėsirė nga njeriu. Ardhja e vazhdueshme e Qenies tek Dasein-it dhe qeniet nuk ėshtė mė e vjetėr se koha, pasi ajo ėshtė koha nė origjinėn e saj. Ardhja e Qenies ėshtė koha mė e vjetėr, njėlloj sikur tė themi se koha buron nga ardhja e Qenies; por ajo njėkohėsisht ėshtė dhe koha “mė e re”, sepse ardhja e Qenies nuk gjen kurrė kohė mė tė vjetėr. Kjo ėshtė arsyeja pse progresi i historisė, d.m.th. ardhja e Qenies, ėshtė gjithmonė e re.

Qenia ėshtė Shpirt

Qenia ėshtė Shpirt, sepse jo vetėm bėn tė pranishėm ēdo qenie, por ajo gjithashtu edhe i gjallėron ato. Pėr shkak tė kėtij aktiviteti gjallėrues qė zotėron Qenia, ajo arrin t’i bashkojė tė gjitha qeniet dhe t’i bėjė ato tė shfaqen nė tėrėsinė e tyre, d.m.th. nė gjithė praninė e saj Duke bahskuar tė gjitha qeniet nė shfaqjen e saj unike, Qenia i ujdis tė gjithė qeniet nė njė mėnyrė tė atillė marrėdhėnieje, tė cilėn Heidegger e quan “ideja esenciale” e Qenies. Kjo nėnkupton qė rregullimi i unifikuar ėshtė “tė menduarit” e shpirtit, kurse mėnyra e marrėdhėnies “mendimi” i saj. Kesisoj, Qenia si shpirt, rregullon ēdo gjė nė sferėn e qenieve dhe mėnyra e unifikuar e shfaqjes sė gjithēkaje nė gjithėpraninė e saj bėhet skema e marrėdhėnieve, sipas sė cilės qeniet mund tė ballafaqohen me njėra-tjetrėn. Nė kėtė mėnyrė Qenia si shpirt, bėhet ligj, i cili ėshtė i drejtpėrdrejtė dhe ndėrmjetėson ēdo marrėdhėnie ndėrmjet qenieve.

Duke pėrmbledhur karakteristikat e ndryshme tė Qenies Uilliam I Richardson arrin nė kėtė pėrfundim: Qenia ėshtė Shėndeti, Thesari, Plotėsia e fshehur. Ajo ėshtė njė burim i pashtershėm – i parrėfyeshėm! – E Thjeshta, e Gjitha, e Vetmja , Njėshi. E pėrtej kėtyre fjalėve, ne nuk guxojmė tė themi asgjė mė tepėr reth “Qenies” nė vetvete; ne thjesht duhet ta lemė atė pa emėr.



Jeta dhe formimi i Heidegger-it

Heidegger, i shpallur botėrisht si mendimtari themelor i Qenies dhe filozofi mė i shquar i kohės sonė, referohet shpesh si njė njeri pa biografi. Por kjo mund tė jetė njė teprim, pasi jeta e tij ishte e thjeshtė dhe normale si e ēdo profesori tė zakonshėm gjerman. Disa nga shkrimet e tij tė mėvonshme, si p.sh. “Udha e jetės time”, “Kujtime” apo “Rruga ime e Fenomenologjisė” nxjerrin mė nė pah jetėn dhe personalitetin e tij shumėaspektėsh, duke paraqitur detaje biografike nė lidhje me jetėn e Heideger-it, edukimin, aktivitetin akademik dhe ndikimin e mendimtarėve tė tjerė mbi tė. Ndėrkohė qė essetė “Pse jetoj nė provincė” dhe “Shtegu” shfaqin qartė dėshirėn e Heideggerit pėr njėjtėsimin me natyrėn, tė cilėn ēdonjeri mund ta pėrjetojė vetėm nė jetėn e qetė, tė thjeshtė e tė patrazuar tė fshatit, njė ambjent ky natyral qė i dhuroi atij vetminė dhe hapėsirėn e domosdoshme pėr kėrkimin filozofik.
Gjatė gjithė jetės, Heidegger ishte njė kėrkues, e siē ēdo kėrkues, ai tregohej mjaft kurajoz, pa u frikėsuar asnjėherė nėse kėrkimet e veta mund tė futeshin nėpėr njė shteg tė gabuar. e kur e kuptonte se ishte nė drejtimin e gabuar, ai kurrė nuk shfajėsohej rreth kėsaj, as nuk pendohej, por pėrkundrazi, shkonte pėrpara dhe vazhdonte kėrkimin e tij. Kjo shihet qartė nga deklarimet e bėra gjatė intervistės sė famshme nė “Der Spiegel”, tė dhėnė me kushtin e publikimit vetėm pas vdekjes e tė botuar mė vonė me titullin “Vetėm njė Zot mund tė na shpėtojė!” (duke i bėrė kėshtu jehonė njė vargu tė njė poezie tė Holderlin-it). Ishte po ky qėndrim, qė nė rini e detyroi Heidegger-in tė ndahej nga socializmi Nacional dhe tė linte zyrėn e Rektorit tė Universitetit tė Freiburg-ut. Ai s’e llogariste kurrė koston e tė zgjedhurit se ēfarė ėshtė e vėrtetė, kur atė qė bėnte e njihte pėr tė vėrtetė. Bernanrd Ėelte paraqet dėshminė e mėposhtme nė lidhje me kėtė gjė:
“Heidegger ishte nė kėrkim, gjithmonė e gjithmonė... Nė kohė tė ndryshme e nė mėnyrė emfatike, ai e karakterizonte mendimin e vet si njė udhėtim tė parreshtur. Kishte kthesa, dredhime apo ngushtica pėrgjatė tij; e kishte sigurisht edhe shtrirje (zgjerime) ku ai pėrparonte me vullnet. e kjo pėr shkak se Heidegger-i e shihte kėtė udhėtim si diēka qė ishte dhėnė atij po qė ishte dėrguar pėr tė. Ndaj, pėrpiqej ta kuptonte kėtė fjalė si njė pėrgjigje ndaj njė shenje tė cilėn ai e dėgjoi pa ndėrprerje. Pėr tė, tė mendoje ishte si tė falėnderoje, tė jepje njė pėrgjigje tė shkėlqyer ndaj kėsaj thirrjeje.


Mendimi i Heidegger-it

“Ēėshtja pėr mendim” e kėrkimit heideggerian u pranua pėrherė me interes tė madh nga ana e opinionit mendimtar, edhe pse pėrsonaliteti i tij u vu shpesh nė dyshim pėr shkak tė pėrfshirjes (pėr pak kohė) nė lėvizje nazizte. Aq mė tepėr qė Heidegger ėshtė njė nga mendimtarėt e pakėt, ndaj tė cilit ėshtė treguar kaq shumė vėmendje nga hulumtuesit dhe studiusit pėrgjatė gjithė jetės e mė pas. Ka dallime nė vlerėsimet e studiuesve heideggerianė mbi mėnyrėn nė tė cilėn filozofia e tij duhet tė paraqitet dhe interpretohet, por komentuesit kryesorė paraqesin pėrgjithėsisht njė interpretim tė trefishtė tė mendimit tė tij.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Martin Heidegger – Filozof i Qenies
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SabInga Martin's Centurion Tanks of the IDF Vol. 3
» African savannah at night (Martin Dohrn)
» Five Act Dream-Weaver : The Age of Quinn Martin
» New Ebook from Martin Pauli
» Martin's pots

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Filozofi-
Kėrce tek: