Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thoma D`akuini (1225-1272)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Thoma D`akuini (1225-1272)   Thu Mar 27, 2008 2:43 pm

Thoma D`akuini (1225-1272)

--------------------------------------------------------------------------------

Thoma D`Akuini mori persiper ti jepte fund percarjes shpirterore qe ekzistonte ndermjet 2 grupeve me kundershtime ideologjike ne ate periudhe:atyre qe mbeshtetnin doktrinen aristoteliane ,dhe atyre qe ishin kunder nderhyrjes pagane ne doktrinen e krishtere te asaj kohe.Zgjedhja qe ofroi D`Akuini ishte nje sinteze ndermjet aristotelizmit dhe tradites se krishtere.Keshtu ,per te vertetuar ekzistencen e zotit D`Akuini perdori nje metode Aristoteliane.Perreth nesh ka levizje,ne shohim qenien ne levizje kudo ne gjithesi .Cdo qenie qe leviz e ka nje shkak ose motore qe e ve ne levizje.Shkaku ose motori qe sherben per levizje ,duhet te kete nje shkak ose motore tjeter ....Duke shkuar keshtu ne pafundesi.Sipas Akuinit qenia e pare ,qe sherben si motore per te gjitha qeniet e tjera dhe i ve ne levizje eshte Zoti.D`Akuini huazon nga Aristoteli,kur pershkruan idene e hierarkise ne Bote .Aristoteli e koncepton Boten si te perbere nga bimet, kafshet dhe njerezit.Brenda kategorise se njerezve ekziston hierarkia ndermjet pjeseve perberese te njeriut dhe niveleve te shpirtit.Se fundi,ne shkallen me te larte ekzistonte veprimi i kulluar ,ku njeriu jep ndihmesen nepermjet intelektit te tij aktiv.Sipas D`Akuinit ne pjesen me te ulet te hierakise qendrojne format e perzjera me materien ;me lart format e kulluara,te paperziera me materien,qe perbejne edhe hierarkine e engjejve.Midis ketyre 2 kategorive ,qendron shpirti njerezor ,qe eshte me i larti i formave materiale dhe me i uleti i formave te kulluara.Pra ,poshte qendrojne format e uleta materiale,siper tyre format e kulluara dhe midis tyre shpirti njerezor,barazisht material dhe i kulluar.Engjejt ,nga ana e tyre klasifikohen sipas nje hierarkie ,por ne cdo shkalle ka nje engjell te vetem,ndryshe nga hierarkia e qenieve te gjalla,ku cdo lloj perfaqsohet nga nja sasi e madhe individesh,sepse engjejt nga qenie unike dhe te paperseritshem.
Pra filozofia e D`Akuinit paraqet nje perpunim te mendimit aristotelian ,por thellesisht te mbrujtur me besimin fetar.
D`Akuini mgjth pati nje ndikim negativ ne zhvillimin e shkences ,si pasoje e frymes dogmatike fetare qe pershkoi vepren e tij ,besonte se bota dhe organizmat qe e popullojne ate ,meritojne te studjohen sepse ato jane krijuar nga Zoti.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Thoma D`akuini (1225-1272)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» An Etruskan couple from West German origin that needs more ID

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Filozofi-
Kėrce tek: