Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Platoni (428-348)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Platoni (428-348)   Thu Mar 27, 2008 2:45 pm

cheers

--------------------------------------------------------------------------------

PLATONI (428-348 para Krishtit)
Platoni me origjine aristokrate ,ishte nxenes i Sokratit .Ai ia kushtoi jeten e tij filozofise dhe themeloi Akademine ,nje lloj universiteti qe mbijetoi per 10 shekuj.Platoni,sikurse Sokrati ,e shihte procesin e te mdnuarit si edukues te shpirtit.Platoni ishte filozofi i ideve dhe ishte i bindur se vetem idete jane te perhershme dhe mbeten te pandryshuara ne gjithe procesin e ndryshimit.Idete e te bukures ,te se drejtes dhe te vertetes Platoni i quante ``forma`` .Per Platonin ,format ishin modele qe ekzistonin te pavarura nga Bota mendore ose natyrore.Niveli me i larte i formave ishte forma e te mires.E mira eshte pra synimi te cilit i kushtohet cdo njeri,dhe rezultati i te gjithave perpjekjeve.Ne librin ``Republika``,Platoni shkruan se e mira eshte ``gjeja me e rendesishme qe duhet te mesojme``.
Nje koncept i rendesishem ne doktrinen e Platonit eshte reminishenca . Sipas tij ,shpirti ekziston ne Boten e ideve para se te futet ne trupin e njeriut .Ne kete Bote idesh ,shpirti njerezor i ka njohur idete ne unitetin e tyre,duke bere te mundur njohjen e botes shpirterore.Idete vijne qe nga lindja e shpirtit dhe jan bere te pavarura nga pervoja.Ato sherbejne si modele per gjithcka konkrete.Pra,Platoni koncepton nje bote te perbere nga idete e perjetshme (ku ekziston dhe shpirti njerezor ),dhe nga nje bote me inferiore te perbere nga imazhet (ku ekzistojne gjerat konkrete dhe te perkohshme) dhe kjo perbene ``dualizmin platonian``
Platoni besonte ne:
-Nje Bote te dukshme,bota e shqisave dhe e mendimeve
-Nje Bote qe duhet kuptuar ,Bota pertej shqisave ,Bota e njohjes se vertete .

Sipas Platonit drejtesia nenkupton harmoni,dhe harmonia eshte drejtesi.Kur gjithcka eshte ne vendin qe i takon,atehere ka edhe drejtesi ,edhe harmoni.Shqetesimi i nje shoqerie duhet te jete formimi i qytetareve me shpirtin e se drejtes,te afte te dallojme te miren e vertete ,te afte te udhehiqen nga idete,dhe sipas tij kjo mund te arrihej vetem nepermjet edukimit.
Te ``Republika`` Platoni shpjegon teorine e tij te formave me ``Alegorine e shpelles`` .Personazhi i Platonit pershkruan disa njerez qe qendrojne te lidhur ne shpelle,ku eshte ndezur nje zjarr dhe ku nuk deperton drita e diellit.Te burgosurit e shpelles i interpretojne hijet qe lindin si rezultat i zjarrit ,si reale.Platoni shkruan:
``Burgu eshte Bota e vizioneve,drita e zjarrit eshte dielli dhe ju nuk me keqkuponi ,nese e interpretoj ecjen drejt daljes si ngjitje e shpirtit ne Boten intelektuale,sipas menimit tim te perulur,qe une e shpreha me deshiren tuaj ,Zoti e di -te drejte ose te gabuar``.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Platoni (428-348)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Filozofi-
Kėrce tek: