Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ---------Demokriti---------

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: ---------Demokriti---------   Thu Mar 27, 2008 2:49 pm

Demokriti

-------------------- cheers ---------------------------------------------------

DEMOKRITI, filozof grek (rreth 460-370 p.e.r.). Lindi nė Abderė tė Trakisė; udhėtoi nė Egjipt dhe Babiloni dhe njė kohė qėndroi edhe nė Athinė. Nga shumė vepra tė tij tė cilat pėrfshinin tė gjitha fushat e interesimit tė atėhershėm shkencor («K.y, si duket, pėr ēdo gjė ka medituar» -Aristoteli) janė ruajtur vetėm fragmentet. Shkroi mbi teorinė e njohjes, etikėn, fizikėn, matematikėn, astronominė. Mirėpo mbi tė gjitha veprat e tij mė shumė dimė nga veprat e filozofeve tė tjerė (para sė gjithash tė Aristotelit dhe tė Diogjen Laertit) sesa nga veprat e tij (janė ruajtur 299 fragmente origjinale tė Demokritit).
Demokriti ėshtė pėrfaqėsuesi mė i rėndėsishėm i atomizmit nė filozofinė antike dhe materialist konsekuent. Doktrina e tij nė themel sintetizon filozofinė e eleasve (sidomos tė Parmenidit) mbi njė qenie tė pandarė dhe atė tė Herkalitit mbi ndryshimin e pandėrprerė tė ēdo gjėje ekzistuese. Sipas tij, tėrė njėmendėsia ėshtė e thurur vetėm nga atomet dhe nga hapėsira e shprazėt. Atomet janė thėrrmija kuantitativisht mė tė imta tė cilat mund t'i fitojmė duke ndarė materien. Atome ka pafundėsisht shumė, janė hapėsinore, tė pandryshueshme, tė pandara dhe elemente tė padukshme tė ēdo gjėje ekzistuese. Midis tyre dallohen vetėm nga madhėsia, forma dhe pozita, ndėrsa lėvizja e tyre ėshtė e pėrhershme sikurse edhe vetė ato. Ēdo gjė qė lind, krijohet me bashkimin e atomeve kurse ēdo gjė qė zhduket ėshtė rezultat i ndarjes sė tyre. Veprimi i atomeve njėri nė tjetrin zhvillohet nėpėrmjet kontaktit dhe goditjes pėr shkak se atomet mė tė rėnda, qė godisin tė lehtit, bien mė shpejt. Nga lėvizja e atomeve nė rreth krijohet vorbulla qė ėshtė fillim i krijimit tė botėve. Botėt, sipas D. krijohen dhe zhduken, «shkatėrrohen njėra nga tjetra duke goditur njėra tjetrėn», domethėnė atėherė kur bota mė e madhe mund tė voglėn. Por bota ka pafundėsisht shumė - sikurse qė ka pafundėsisht kombinime tė llojllojshme tė atomeve-ndėrsa prej kėtyre botėve vetėm njė ėshtė kjo botė nė tė cilėn jetojmė.
Sipas Demokritit, tėrė tė ndodhurit ėshtė i determinuar dhe zhvillohet sipas ligjeve tė domosdoshme mekanike rigoroze. Meqė gjithė realiteti ėshtė i pėrbėrė nga atomet, ashtu edhe ēdo gjė ėshtė e strukturuar nga njė lloj i caktuar i kėtyre thėrrmijave mė tė imta; tokėn e pėrbėjnė atomet e rėnda, zjarrin atomet e vogla, tė rrumbulla-kėta dhe tė lehta, kurse shpirtin e pėrbėjnė atomet mė tė holla dhe mė tė lėvizshme, tė rrumbullakta dhe tė lėmu-ara, tė cilat janė renditur nėpėr gjithė trupin, kėshtu qė pas vdekjes shkaktėrrohen.
Nė kuadrin e problematikės teorike tė njohjes D. mbroi tezėn se kualitetet ndijore (pėr shembull ngjyrat, ngrohtėsia, kėnaqėsia) janė vetėm subjektive dhe relative, kėshtu qė ekzistojnė vetėm pėr ne dhe jo nė vetvete; kėto kualitete, pra, nuk janė cilėsi tė vetė sendeve qė ekzistojnė pavarėsisht nga ne. Tė pėrceptuarit ndijor, ndėrkaq, zhvillohet nė mėnyrė qė «idolet» pėrkatėsisht «figurat e vogla» tė vetė sendeve hyjnė nėpėrmjet organeve ndijore nė shpirt. Kėtu pėr tė parėn herė ėshtė dhėnė nė mėnyrė naive teoria realiste e njohjes, elemen-tet e shutnta tė sė cilės nė esencė ngelin edhe nė disa teza tė teorisė materialiste tė pasqyrimit. Sistemi atomik i Demokritit nuk lė vend pėr veprimin e perėndive, meqė ēdo gjė ėshtė rigorozisht kauzale dhe e determinuar me kombinimin e atomeve tė ndryshme. Andaj edhe nė etikė Demokriti (nga veprat e tij etike janė ruajtur mė shumė fragmente) pohoi se njeriu nė vete nuk ka shpirt qė do tė ishte me origjinė transcendente dhe hyjnore. Ndėrkaqė, kuptimi i veprimit tė njeriut nuk ėshtė nė arritjen e kėnaqėsisė trupore tė kalueshme, por tė arrijė njė pasuri sa mė tė vazhdueshme dhe mė tė vlefshme tė shpirtit, kthjellėsinė dhe qetėsinė e tij. «Pėrsosuria e shpirtit
korrigjon dobėsinė e trupit, mirėpo qėndresa e trupit pa urtėsi nuk e bėn shpirtin aspak mė tė mirė». Duke qėn-druar kėshtu nė thelb nė pikėpamjen intelektualiste sikurse edhe Sokrati, D. nė realitet i shndėrroi disa teza tė veta gnoseologjiko-teorike edhe nė kategori etike.
Sipas teorisė evolucioniste tė Demokritit, nga balta janė krijuar qenie tė atilla tė cilat kanė jetuar nė tokė dhe nė ujė, dhe vetėm pas kėsaj ato qė kanė jetuar vetėm nė tokė. Sipas tij, qeniet vazhdimisht ndryshojnė nė llojet e tyre: tė paaftat pėr njė luftė ekzistenciale duhet tė zhduken pėr t'ua lėshuar vendin llojeve tė afta. Vetėtn pas njė evolucioni tė gjatė, pasi natyra ka kaluar nėpėr shumė forma tė organizimit tė jetės sė kafshėve, u shfaq nė fund edhe njeriu.
Njė nga sistematizuesit mė tė mėdhenj tė kohės nė tė cilėn jetoi (andaj Vindelbandi e vė pranė Platonit dhe Aristotelit), bashkėkohaniku i Anaksagorės por edhe i Sokratit, Demokriti nė realitet, duke pasur parasysh pro-blemet tė cilat i shqyrtoi, megjithatė i takoi periudhės sė parė kozmologjike tė mendimit filozofik grek. Andaj problemet dhe filozofia e tij nuk kanė mė ndonjė ndikim tė qenėsishėm nė Athinė, e cila preokupimet e veta kryesore filozofike i kishte bartė ekskluzivisht nė planin antropologjik. Megjithkėtė, me zgjidhjet e veta tė guximshme, Demokriti ėshtė padyshim njė nga mendimtarėt materialistė mė tė mėdhenj dhe mė tė gjithanshėm qė ka pasur ndonjėherė Greqia
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
---------Demokriti---------
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Filozofi-
Kėrce tek: