Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pjesa II Karl Marks

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Pjesa II Karl Marks   Thu Mar 27, 2008 2:55 pm

Marksi me "lidhjet sociale tė prodhimit" nuk kuptonte vetėm lidhje midis individėve por edhe midis grupeve apo klasave tė ndryshme. Nga ana shkencore dhe materialiste, Marksi nuk cilėsonte klasat si subjektive (me fjalė tė tjera grupė me njerėz qė nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme indetifikohen me njėri tjetrin). Ai mundohej ti klasifikonte klasat me argumenta dhe kritere objektive, si pėr shėmbull mundėsia e tyre pėr tė aksesuar nė burime tė ndryshme (pasuria pėr shėmbull). Sipas Marksit klasat e ndryshme kanė interesa kundėrshtues, kjo njė tjetėr arsye nė zhvillimin e konflikteve tė mėdha sociale.

Marksi ishte shume i shqetėsuar pėr mėnyrėn se si njerzit e harronin vlerėn e burimin tė tyre mė thelbėsor, fuqinė punėtore. Ashtu si dialektikėn, Marksi filloi me idetė Hegeliane tė 'alienimit' por zhvilloi njė koncept mė materialist. Ai i pėrshkruante komoditetet, gjėrat qė njerėzit prodhonin, sikur ato kishin njė jetė tė tyren tė cilės njerėzit kishin veshtirėsi pėr t'ju pėrshtatur. Nė kapitalizėm, lidhjet sociale tė prodhimit, si ato midis punėtorėve ose midis punėtorėve dhe kapitalistėve, rregullohen nėpėrmjet komoditeteve tė cilat shiten dhe blihen nė treg, duke pėrfshirė kėtu punėn.

Marksi dhe Engelsi mendonin se kontrolli qė njėra klasė kishte mbi modelin e prodhimit, nuk kishte tė bėnte vetėm me prodhimin e ushqimeve apo tė mirave materiale por edhe me prodhimin e ideve (kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse disa pjestarė tė njė klase tė nėnshtruar mund tė kenė ide dhe besime qė shkojnė kundėr interesave tė tyre). Pėr shėmbull, edhe pse ideja se makineritė qė njerėzit prodhojnė janė mė produktive se vetė njerėzit qė i prodhojnė ato, ėshtė absurde, ajo reflekton faktin qė njerėzit nėn kapitalizėm ēidentifikohen me fuqinė e tyre punėtore. Njė tjetėr shėmbull i lidhur me fenė marrė nga "Kuntribut Kritikės sė Filozofisė tė Drejtė te Hegelit":

"Vuajtjet pėr arsye tė feve janė njėkohėsisht shprehja e vuajtjeve tė vėrteta dhe njė protestė kundėr vuajtjeve tė vėrteta. Feja ėshtė psherėtima e njė krijese tė shtypur, zemra e njė bote pa zemėr, shpirti i njė kondite tė pashpirt. Eshtė opiumi i njerzve."

Ndėrsa teza e tij nė shkollė tė mesme argumentonte se funksioni parėsor social i fesė ėshtė promovimi i solidaritetit, Marksi filloi ta shikonte kėtė funksion social si njė mėnyrė pėr tė shprehur nė mėnyrė teorike pabarazinė sociale tek Zoti ndėrsa praktikisht kapitalistėt e pėrdornin pėr tė ruajtur status kuonė.

Doktrina Ekonomike

‘‘Qėllimi kryesor i kėsaj vepre ėshtė qė tė nxjeri lakuriq ligjin ekonomik tė lėvizjes sė shoqėrisė moderne’’ (d.m.th. tė shoqėrisė borgjeze, kapitaliste), thotė Marx te parathėnia e Kapitalit. Shqyrtimi i marėdhėnieve nė prodhim nė njė shoqėrie tė dhėnė, njė shoqėri e pėrcaktuar historikisht, nė gjenezėn, zhvillimin dhe rėnien e tyre - kjo ėshtė pėrmbajtja e doktinės ekonomike tė Marx-it. Nė shoqėrinė kapitaliste ėshtė pikėrisht prodhimi i mallrave qė dominon, kėshtu qė analiza e Marx-it fillon me analizėn e mallit.

Vlera

Malli, nė radhė tė parė, ėshtė njė send qė plotėson njė kerkesė njerėzore; nė radhė tė dytė ėshtė njė send qė mund tė shkėmbehet me dicka tjetėr. Pėrdoshmėria e njė sendi e bėn atė njė vlerė-pėrdorimi. Vlera-shkėmbimit (ose thjesht vlera) nė radhė tė parė shfaqet si raporti, proporcioni, me tė cilėn njė numėr i caktuar vlerash-pėrdorimi tė njė lloji mund tė shkėmbehen me njė numėr tė caktuar vlerash pėrdorimi tė njė lloji tjetėr. Eksperienca e pėrditshme na tregon qė me miliona shkėmbime tė tilla venė pėrballė njėra-tjetrės lloj-lloj vlerash-pėrdorimi (qoftė edhe ato qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt dhe nuk mund tė krahasohen me njėra-tjetrėn).

Njė pyetje e natyrshme ketu do tė ishte: Ē’gje tė perbashket kanė kėto sende tė shumėllojėshme, tė cilėt nė mėnyrė konstante vihen pėrballe njėri-tjetrit nė njė sistem tė dhėnė marėdhėniesh shoqėrore? Ēfarė ata kane te perbashket eshte se ata jane prodhime te punes. Keshtu qe gjate procesit te shkembimit te prodhimeve, procese prodhimi krjtesisht pa lidhje vihen perballe njeri-tjetrit. Prodhimi i mallrave eshte nje sistem maredheniesh shoqerore ku prodhuesiet individuale prodhojne prodhime te ndryshme (ndarja shoqerore e punes); dhe ku te tera prodhimet vihen perballe njeri-tjetrit ne procesin e shkembimit. Rrjedhimisht, cfare te gjitha mallrat kane te perbashket nuk eshte puna konkrete e shpenzuar ne nje dege te caktuar te prodhimit, jo puna e nje lloji te vecante, por puna njerezore abstrakte (dmth. puna njerzore ne teresi). Teresia e fuqise punetore e nje shoqerie te dhene, e perfaqsuar nepermjet teresise se vleres te tere mallrave, eshte po e njejta fuqi-puntore njerezore: me miliona akte shkembimi e provojne kete fakt. Keshtu qe cdo mall i vecante perfaqson vetem nje pjese te kohes se punes shoqerisht te nevojshme. Shkalla e vleres percaktohet nga sasia e punes shoqerisht e nevojshme; ose e thene ndryshe, nga koha e punes shoqerisht e nevojshme per prodhimin e nje malli te caktuar, te nje vlere-perdorimi te caktuar.

Vlera eshte nje maredhenie mes dy personave, vecse nje maredhenie e fshehur si nje maredhenies mes sendesh. Vlera mund te kuptohet vetem po ta konsiderojme ate nga pikepamja e sistemit te maredhenieve shoqerore ne prodhim te nje formacioni te caktuar historik te shoqerise; maredhenie per me teper, qe shfaqen ne fenomenin masiv te shkembimit (nje fenomen qe perseritet me miliona here). ‘‘Si vlera, te gjitha mallrat jane vecse masa te caktuara qe fshehin kohen e punes.’’

Pasi ka bere nje analize te hollesishme te karakterit te dyanshem te punes se inkorporuar ne mall, Marx-i vazhdon me analizen e formave te vleres dhe parase. Detyra kryesore e Marx-it eshte te studioje gjenezen e formes monetare te vleres; te studioje procesin historik te zhvillimit te shkembimit, nga akte te vetmuara dhe rastesore shkembimi te forma universale e vleres, ku nje numer mallrash te ndryshme shkembehen me nje mall te vecante; dhe pastaj drejt formes monetare te vleres, ku floriri merr rolin e ketij malli te vecante, ekuivalentit universal.

Duke qene produkti me i larte i zhvillimit te shkembimit dhe prodhimit te mallrave, paraja maskon dhe fsheh karakterin shoqeror te te gjithe prodhuesve te vecante te cilet jane te bashkuar nepermjet tregut. Marx-i i analizon me hollesine me te imet funksionet e ndryshme qe luan paraja; dhe ja vlen te permendet qe menyra abstrakte (dhe ndonjehere, ne dukje, thjesht deduktive) e pershkrimit, ne fakt na rijep nje koleksion madheshtor me materiale faktike mbi historine e zhvillimit te shkembimit dhe te prodhimit te mallrave.

Mbivlera

Ne nje faze te caktuar zhvillimi te prodhimit te mallrave paraja shnderohet ne kapital. Formala e qarkullimit te mallrave eshte M-P-M (mall-para-mall), d.m.th. shitja e nje malli behet me qellim per te blere nje mall tjeter. Perkundrazi, formula e pergjithshme e kapitalit eshte P-M-P, d.m.th. blerja behet me qellim per te shitur (me fitim). Marx e quan rritjen e vleres origjinale te parave mbivlere. Kjo ‘‘rritje’’ e parave gjate qarkullimit kapitalist eshte e mirenjohur. Eshte kjo ‘‘rritje’’ qe e shnderon parane ne kapital, d.m.th. ne nje maredhenie sociale prodhimi speciale (e percaktuar historikisht).

Mbivlera nuk mund te lindi nga qarkullimi i mallrave, sepse tek ky i fundit ndodh vetem shkembimi i ekuivalenteve; nuk mund te lindi nga nje rritje e cmimeve, sepse ne kete rast te humburit dhe fitimtaret mes shitesve dhe bleresve do te ekuilibronin njeri-tjetrin, ndersa cfare kemi ketu nuk eshte nje fenomen i shkeputur, por nje fenomen masiv, mesatar, social. Me qellim qe te gjeneroje mbivlere i zoti i parave ‘‘duhet … te gjeje … ne treg nje mall, vlera-e-perdorimit e te cilit zoteron vetine e vecante e te qenit nje burim vlere’’ – nje mall procesi i konsumit i te cilit eshte njekohesisht edhe nje process krijimi vlere.



cheers
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Pjesa II Karl Marks
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Is this mark really karl martz working for clayburn pottery?
» help needed
» Colorful Old Made in Germany Footed Console Bowl with Marks & Numbers
» PLEASE HELP! Great GERMAN lamp, loaded with marks, can't identify!!
» X Marks the Spot!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Filozofi-
Kėrce tek: