Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pjesa III Karl Marx

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Pjesa III Karl Marx   Thu Mar 27, 2008 2:56 pm

Dhe nje mall i tille ekziston. Eshte fuqia-punetore njerezore. Konsumimi i saj eshte pune, dhe puna krijon vlere. Zoteruesi i parave e blen fuqine punetore me vleren e saj, e cila po ashtu si vlera e cdo malli tjeter, percaktohet nga koha e punes shoqerisht e nevojshme per prodhimin e vetvetes (d.m.th. kostoja per te mbajtur gjalle punetorin dhe familjen e tij). Pasi e ka blere fuqine puntore, zoteruesi i parave zoteron te drejten ta perdori ate, d.m.th. ta veje ne pune gjate tere dites – per 12 ore le te themi. Gjate 6 oreve te para (koha e ‘‘nevojshme’’ e punes) punetori krijon aq prodhime sa mjaftojne per te mbuluar koston e mbajtjes se frymes gjalle; dhe gjate 6 oreve te tjera (koha e ‘‘mbi’’-punes), ai krijon mbiprodhim ose mbivlere- te cilen kapitalisti nuk e paguan.

Prandaj, po ta shikojme kapitalin nga kendveshtrimi i procesit te prodhimit, dy pjese duhen dalluar: kapitali konstant, i shpenzuar per te mbuluar mjetet e prodhimit (makineri, vegla, lende e pare), vlera e te cileve, pa asnje ndryshim i transferohet (menjehere ose pjese pas pjese) prodhimit perfundimtar; dhe kapitali variabel i shpenzuar per te mbuluar fuqine punetore. Vlera e ketij te fundit nuk eshte e pandryshueshme, por rritet gjate procesit te punes, duke krijuar mbivlere. Prandaj, per te gjetur shkallen e shfrytezimit te fuqise punetore nga kapitali, mbivlera duhet krahasur jo me tere kapitalin, por vetem me kapitalin variabel. P.sh., ne shembullin e mesiperm, norma e mbivleres, sic e quan Marx kete proporcion, eshte 6:6, ose 100%.

Kushtet paraprake per gjenezen (lindjen) e kapitalit ishin, se pari, akumulimi i nje shume te caktuar parash ne duart e nje numri individesh dhe ne pergjithesi, nje shkalle relativisht e larte e zhvillimit te prodhimit te mallrave; dhe se dyti, ekzistenca e nje punetori i cili eshte ‘‘i lire’’ ne dy kuptime: i lire nga te tera barrierat qe pengojne shitjen e fuqise-punetore se tij, dhe i lire nga toka e nga te gjitha mjetet e prodhimit ne pergjithesi, nje punetor i lire dhe i pa lidhur asgjekundi, nje ‘‘proletar’’, qe nuk mund te mbijetoje pa shitjen e fuqise-punetore se tij. Njihen dy menyra kryesore sesi mund te rritet mbivlera: duke zgjatur diten e punes (mbivlera absolute), dhe duke e shkurtuar gjatesine e dites se punes (mbivlera relative). Duke analizuar metoden e pare, Marx na jep nje pikture me te vertete imprsionuese te luftes se klases punetore per te shkurtuar diten e punes dhe nderhyrjes se qeverise ose per ta zgjatur diten e punes (nga shekulli XIV deri ne shekullin e XVII) ose per ta shkurtuar diten e punes (legjislacioni mbi fabrikat i shekullit XIX).

Ne analizen e prodhimit te mbivleres relative, Marx shqyrton tre fazat historike me anen e te cilave kapitalizmi ka rritur produktivitetin e punes: 1) kooperimi i thjeshte, 2) ndarja e punes dhe manifaktura, 3) makineria dhe industria e madhe. Me rendesi shume te madhe eshte analiza qe Marx i ben akumulimit te kapitalit, d.m.th. shnderimit te nje pjese te mbivleres ne kapital, perdorimi i saj jo per te kenaqur nevojat dhe tekat personale te kapitalistit, por ne nje process te ri prodhimi. Ishte Marx ai qe tregoi gabimin e tere ekonomisteve politike te meparshem (qe nga Smith e ne vazhdim), te cilet supozonin qe e tere mbivlera e transformuar ne kapital ben pjese te kapitali variabel. (Ne fakt ajo ndahet ne mjete prodhimi dhe kapital variabel). Me rendesi te jashtezakonshe ne procesin e zhvillimit te kapitalizmit dhe te transformimit te tij ne socializem eshte zhvillimi me i shpejete i pjeses konstante te kapitalit ne krahasim me pjesen variabel te kapitalit.

Akimulimi i kapitalit, duke pershpejtuar zevendesimin e punetoreve nga makinerite dhe duke krijuar pasuri nga njera ane dhe mjerim nga ana tjeter, gjithashtu shkakton nje fenomen te njohur si ‘‘armata reserve e punes’’, punetore ‘‘relativisht te tepert’’, ose ‘‘super-popullsi kapitaliste’’; nje fenomen qe mer forma nga me te ndryshmet dhe qe i ben te mundur kapitalit qe ta zgjeroje prodhimin me nje ritem teper te shpejte. Kjo, se bashku me sistemin e kreditit dhe akumulimin e kapitalit ne mjete prodhimi, si pa dashje, na jep nje rreze dite per te shpjeguar krizat e super-prodhimit qe ndodhin ne menyre periodike ne vendet kapitaliste - ne fillim mesatarisht cdo 10 vjet, me vone ne intervale me te zgjatura dhe me te crregullta. Nga akumulimi i kapitalit ne kapitalizem duhet dalluar ai qe njihet si ‘‘akumulimi fillestar i kapitalit’’: shkeputja me force e punetoreve nga mjetet e prodhimit, perzenia e fshatareve nga toka, vjedhja e tokes se komunitetit, sistemi i kolonive dhe borxheve kombetare, tarifat mbrojtese per prodhimin vendes. ‘‘Akumulimi fillestar’’ krijon proletarin ‘‘e lire’’ nga njera ane, dhe zoteruesin e parave, kapitalistin, nga ana tjeter.

Kritikė Kapitalizmit

Marksi argumentonte se humbja e vlerės sė punės njerėzore ėshtė cilėsia kryesore e kapitalizmit. Pėrpara kapitalizmit, nė Evropė kishte tregje ku njerėzit blinin dhe shisnin shėrbime apo prodhime. Sipas Marksit modeli kapitalist i prodhimit nė Evrope filloi tė zhvillohej kur vetė puna u kthye nė njė komditet/shėrbim - kur fshatarėt filluan tė shisnin fuqinė e tyre punėtore, kjo, njė levizje e detyruar pėr arsye se ata nuk kishin mė as mjetet as tokėn pėr tė prodhuar. Njerėzit shesin fuqinė e tyre punėtore duke pranuar kompensim nė tė ardhmen pėr ēdo punė qė ata kryejnė nė njė diapazon tė caktuar kohor (pra ata nuk shesin prodhimin e punės sė tyre bor kapacitetin/aftėsine e tyre pėr tė punuar). Nė kėmbim tė aftėsisė sė tyre ato marrin para, ēka i lejon tė mbijetojnė. Ato tė cilėt janė tė detyruar tė shesin fuqinė dhe aftėsine e tyre pėr tė punuar janė "proletarėt". Ato tė cilėt e blejnė kėtė fuqi punėtore, zakonisht pronarė tokash dhe teknologjie, janė "kapitalistė" ose "borgjezė". (Marksi e konsideronte kėtė si njė pėrshkrim tėrėsisht objektiv tė kapitalizmit. Proletariati pashamngshmėrisht ėshtė shumė mė i madh se borgjezia.

Marksi bėntė dallim midis kapitalistėve industrialė dhe kapitalistėve tregtarė. Tregtarėt blejnė tė mira materiale nė njė vėnd dhe i shesin dikut tjetėr; mė saktėsisht i blejnė nė njė treg dhe i shesin nė njė treg tjetėr. Meqė ligjet e ofertės dhe kėrkesės janė aktive, shpeshherė ka ndryshim midis ēmimit tė diēkaje nga njė treg nė tjetrin. Tregtarėt pra mundohen tė kapin ndryshimin midis dy tregjeve pėr tė pėrfituar. Nga ana tjetėr kapitalistėt industrialė pėrfitojnė nga ndryshimi midis tregut tė fuqisė punėtore dhe tregut tė ēfarėdo prodhimi qė kjo fuqi punėtore prodhon. Marksi vuri re se nė ēdo industri tė sukseshme ēmimet pėr njėsi tė inputit janė mė tė ulėta se ēmimet pėr njėsi tė outputit. Marksi e quajti kėtė diferencė "mbiprodhim" dhe argumentonte se ky mbivlerėsim e kishte burimin tek "mbi-punimi".

Modeli kapitalist i prodhimit ka mundėsi rritjeje shumė tė madhe sepse kapitalistėt munden dhe kanė pėrfitim nė ri-investimin e fitimit nė teknologji tė reja. Marksi e konsideronte klasėn kapitaliste si klasėn mė revolucionare tė historisė sepse ajo revoluciononte vazhdimisht mėnyrėn e prodhimit. Por Marksi argumentonte se kapitalizmi detyrimisht do tė kishte kriza tė here-pas-hershme. Ai sugjeronte se me kalimin e kohės, kapitalistėt do tė investonin gjithmonė e mė shumė nė teknologji dhe gjithmonė e me pak nė vlerėn e fuqisė punėtore. Meqė Marksi thoshte se mbiprodhimi "i vjedhur" nga puna ėshtė burim fitimi, ai thoshte se pėrfitimi do binte edhe pse ekonomia do tė rritej. Nė momentin qė fitimi bie nėn njė pikė tė caktur do tė kishte njė "hap prapa" ose depresion dhe gjatė kėsaj periudhe disa sektorė ekonomikė do tė kolapsonin. Marksi gjithashtu kutptonte se gjatė njė krize tė tille, ēmimi i punės do tė binte dhe eventualisht do tė mundėsonte investime nė teknologji tė reja dhe rritje tė sektorėve tė tjerė tė ekonomisė.

Marksi besonte se ky cikėl rritjeje, kolapsimi dhe rritjeje do ta rriste gjithmonė e mė shumė dėmin dhe madhėsinė e krizave. Ai gjithashtu besonte se pasoja afatgjatė e kėtij proēesi ishte detyrimisht pasurimi dhe fuqizimi i klasės kapitaliste dhe varfėrimi i proletariatit. Ai besonte se nė qoftė se proletariati do tė merrte kontrollon e mjeteve tė prodhimit, do tė forcoheshin dhe inkurajoheshin marrdhėniet sociale dhe ēdo kush do kishte benefite tė barabarta si dhe njė sistem me mė pak kriza periodike. Nė pėrgjithėsi Marksi besonte se negocjata paqėsore tė kėtij problemi janė tė pamundura dhe se ėshtė i detyrueshėm njė revolucion masiv i dhunshėm dhe i mirė-organizuar, sepse klasa nė pushtet nuk mund ti lėshojė karriget pa dhunė. Ai dha teorinė se pėr tė krijuar dhe stabilizuar njė sistem socialist, njė diktaturė e proletariatit - njė periudhė gjatė sė cilės duhet ti jepet rėndėsi nevojave tė proletariatit dhe jo borgjezisė - ėshtė e domosdoshme nė mėnyrė tė herė-pas-hershme. Siē shkruante edhe nė "Kritikėn e Programit Gotha", "Midis shoqėrive kapitaliste dhe komunistė ekziston njė periudhe transofrmimesh revolucionare nga e para tek e dyta. Me kete ide korrespondon edhe nje periudhe tranzicioni politik gjatė sė cilės qeveria nuk mund tė jetė asgjė tjetėr pėrveē se njė diktature revolucionare e proletariatit."
Influenca e Marksit

Marksi dhe Engelsi mbulojnė njė gamė tė gjėrė temash dhe prezantojnė njė analizė komplekse tė historisė dhe shoqėrisė nga prizmi i marrdhėnieve midis klasave. Ndjekėsit e Marksit dhe Engelsit i kanė pėrmbledhur teoritė e tyre nė njė degė filozofie politike dhe ekonomike tė ashtuquajtur Marksizėm. Sidoqoftė ka pasur gjithmonė konflikt nė interpretimin e shkrimeve Marksiste dhe aplikimin e koncepteve tė tij nė ngjarjet dhe konditat aktuale (pra duhet bėrė dallimi midis "Marksizmit" dhe "ajo ēka besonte Marksi; pėr shėmbull pak para se tė vdiste, mė 1883, Marksi i shkruante njė letėr liderit tė punėtorėve Francezė (Jules Guesde) ku e akuzonte atė dhe nipin e tij pėr "ndryshime tė rėndėsishme tė fjalive dhe ideve" dhe gjithashtu e mohonte vlerėn e reformave; pėr tė cituar Marksin"nėsė ky ėshtė Marksizmi, atherė unė nuk jam Marksist"). Pra teorikisht, termi Marksist pėrdoret pėr tė pėrshkruar ato qė mbėshtesin gjuhėn konceptuale tė Marksit (p.sh. model prodhimi, klasė, komoditete) pėr tė pėrshkruar shoqeritė te ndryshme (atė kapitaliste pėr shėmbull) ose pėr tė pėrshkruar ato individė tė cilėt besojnė se revolucioni i proletariatit ėshtė e vetmja mėnyre pėr tė arritur nė njė shoqėri komuniste. Pėrplasja midis sistemeve Filozofike tė Marksit dhe ombrellės sė termave "Marksiste" shpeshherė ngatėrrohet si pėr shėmbull njėanshmėria ndaj studimeve tė Marksit gjate Luftės sė Ftohtė nė Amerikė pėr arsye te kuptimit qė ky term kishte ne Bashkimin Sovietik.

Gjashtė vjet pas vdekjes sė Marksit, Engelsi dhe tė tjerė krijuan "Internacionalen e dyte" si bazė pėr njė aktivizėm politik tė vazhdueshėm. Kjo organizatė kolapsoi mė 1914 sepse njė pjesė e antarėve filluan tė mbėshtesin teorine "evolucionare" socialiste tė Edėard Bernstein, dhe gjithashtu pėr arsye tė ndarjeve qė shkaktoi Lufta e Parė Botėrore.

Lufta e Parė Botėrore krijoi njėkohėsisht edhe Revolucionin Rus dhe ngjitjen e Vladimir Leninint nė lidershipin e lėvizjes komuniste, ku u krijuan bazat pėr "Internacionalen e Tretė". Lenini thoshte se kishte tė njėjtat ide me Marksin si filozofikisht ashtu dhe politikish. Ai zhvilloi njė program politik tė quajtur Leninizėm ose Bolshevizėm, i cili thėrriste pėr njė revolucion tė organizaur nga njė Parti Komuniste e organizuar.

Me vdekjen e Leninit, Sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Komuniste nė BS, Joseph Stalin, mori kontrollin e Partisė dhe aparatit shtetėrorė. Ai argumentonte se pėrpara zhvillimit tė njė revolucioni komunist botėror, Partia Komuniste e BS duhet tė arrinte krijimin e komunizmit nė BS. Ishin politikat e BS Stalinist ato qė krijuan gabime nė perceptimin e teorive Marksiste nė botėn perėndimore. Pėr shume kohė, sidomos mbas luftės sė dyte botėrore dhe gjatė Luftės sė Ftohte, Marksizmi pa arsyė barazohej me komunzimin, i cili pėrsėri pa arsye kuptohej si njė sistem totalitar qė shkelte tė drejtat civile.

Mė 1929, Leon Trotsky u pėrjashtua nga BS dhe mė 1938 ai krijoi "Internacionalen e Katėrt". Mbėshtėtėsit e Trotskit argumentonin se Stalini kishte krijuar njė shtet burokratik dhe jo njė shtet socialist.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Pjesa III Karl Marx
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gerard Butler -- Photog Missed His Marx
» The Marx animals in my zoo
» Fw190D9 of Uffz. Karl Georg Genth JG26
» Is this mark really karl martz working for clayburn pottery?
» MARX Miniature birds

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Filozofi-
Kėrce tek: