Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kreativiteti dhe inteligjenca emocionale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Kreativiteti dhe inteligjenca emocionale   Fri Mar 28, 2008 2:10 pm

cheers

--------------------------------------------------------------------------------

Hulumtimet kanė treguar qė vetėm koeficienti i inteligjencės (QI) nuk ėshtė garanci pėr sukses nė jetė.

Nga: Dr. Ali F. Iljazi

Andaj, sot pėr tė siguruar zhvillim tė "personit komplet" nevojiten QI e lartė dhe koeficient i lartė emocional (EQ). Kėto dyja janė nė lidhje tė ngushtė.
Dobia e zhvillimit paralel tė inteligjencės suaj emocionale pėrderisa zhvilloni edhe inteligjencėn tuaj kognitive nėnkupton jetėn e suksesshme nė punė, ngritjen e shėndetit fizik dhe mental, si dhe arritje e kualitet mė tė madh nė marrėdhėniet me tė tjerėt.
Psikologėt kanė zbuluar dhe ndarė inteligjencėn nė tri grupe kryesore:
1. inteligjenca abstrakte (aftėsia e tė kuptuarit dhe udhėheqja me shfrytėzimin e simboleve verbale dhe matematikore).
2. inteligjenca konkrete (aftėsia e kuptimit dhe udhėheqja me objektet)
3. inteligjenca sociale (aftėsia e kuptimit tė njerėzve dhe lidhshmėria me ta).
Inteligjenca emocionale (EI) i ka rrėnjėt nė konceptin e "inteligjencės sociale" tė cilėn pėr herė tė parė e ka identifikuar E. L. Torndike nė vitin 1920. Ndikimi i kėtij koncepti nė kulturėn e gjerė dhe nė shoqėrinė akademike prej atėherė ka qenė i shpejtė dhe i gjerė.
Sikur qė dimė tė gjithė, emocionet janė pjesė themelore e asaj qė vėrtetė jemi dhe luajnė rol tė rėndėsishėm nė marrėdhėniet me tė tjerėt. Ato nuk mund tė tejkalohen. Por, shumica prej nesh ėshtė e orientuar tradicionalisht nė 'emocionet t'i lėrė te shtėpia' nė bindje qė duhet, qė tė jemi mė efektiv, tė gjitha planet tona dhe vendosjet t'i bazojmė vetėm nė inteligjencėn e "ftohtė" dhe logjike.
Nė realitet, ky qėndrim garanton qė emocionet e shtypura tė ndizen, tė shkaktojnė ngritjen e pėrleshjeve dhe tė ndikojnė negativisht nė disponimin e individit. Por, ēfarė nėse njohuritė tona pėr emocionet vazhdojmė t'i pėrhapim bashkėrisht, si njė "lloj tė dytė tė inteligjencės", jashtė mendjes dhe logjikės?
Mund tė thuhet se distanca mė e madhe, ėshtė distanca nė mes mendjes (IQ) dhe zemrės (EQ).
Le tė vėrejmė disa ēėshtje dhe tema tė rėndėsishme nė lidhje me inteligjencėn emocionale.

Ē'ėshtė EI?

Kur Satovey dhe Mayer nė vitin 1930 e kanė definuar termin "inteligjencė emocionale" , kanė qenė tė vetėdijshėm pėr hulumtimet e mėparshme tė aspektit kognitiv tė inteligjencės. Inteligjencėn emocionale e kanė definuar si 'formė tė inteligjencės sociale e cila pėrfshin aftėsinė e njohjes sė emocioneve vetanake dhe tė tjerėve, dallimin e tė njėjtave dhe shfrytėzimi i informacioneve tė dhėna gjatė mendimit dhe veprimit.
Esther Orioli dhe Robert Cooper kanė theksuar pėrpjekjen qė tė shpjegojnė EI: EI ėshtė shumė mė tepėr se sjellja e "bukur" ndaj tė tjerėve. Kjo ėshtė aftėsi qė tė ndiejmė, kuptojmė dhe me sukses tė praktikojmė fuqinė dhe mundėsinė e emocioneve si burim i energjisė, informative, kreativitetit, besueshmėrisė dhe afėrsisė'.
Mundėsia e dytė e definimit tė EI ėshtė aftėsia qė tė ndiejmė dhe shfrytėzojmė emocionet pėr "vetėudhėheqje" tė suksesshme dhe veprim nė kahet pozitive nė ndėrmarrėdhėniet tona.

Pėrse na nevojitet EI?

Reaksionet emocionale paraekzistuese tė EI-sė sonė janė ēelės kah shėndeti mė i mirė, nė pėrjetimin mė tė madh tė lumturisė dhe afėrsisė, nė arritjen e udhėheqjes mė tė fuqishme, vizionit mė tė qartė, suksesit mė tė madh, qėllimeve mė tė larta, pėrhapjes e fuqisė dhe energjisė sonė, pėrparimin mė tė madh tė gjėrave, sigurimi i marrėdhėnieve tė shėndosha dhe perceptimit tė hollėsishėm si dhe nė fund nė arritjen e kėnaqėsisė mė tė madhe.
Kėto reflekse emocionale, rrallė tė vetėdijshme, por tė fuqishme motivojnė vendosmėrinė tonė.
EI nevojitet qė tė realizojmė fuqinė e emocioneve tona.

Cilat janė pėrparėsitė e EI?

Nė modulin e Golemanovit tė EI ekzistojnė pesė hapa kyē (aftėsi): vetėdija, vetėkontrolli, vetėmotivimi, empatia dhe ndėrmarrėdhėniet e suksesshme, qė secila nėnkupton pėrmbledhje tė aftėsive tė ndryshme. Nuk ėshtė e domosdoshme qė tė gjitha aftėsitė tė jenė tė suksesshme, por dy janė aftėsi kyēe, tė domosdoshme: vetėdija emocionale dhe vetėvlerėsimi preciz. Kėto janė dy aftėsi themelore nė tė cilat fillojnė tė gjitha tė tjerat.

VETĖDIJA

Guri themelor ose themeli i EI ėshtė vetėdija. Kjo i vė nė lėvizje aftėsitė e tjera tė EI. Vetėdija duhet tė jetė nė radhė tė parė, sepse nėse nuk e njohim veten dhe nėse nuk dimė ēfarė ndiejmė si do tė dimė cilat janė nevojat e tė tjerėve ose t'i kuptojmė tė tjerėt dhe tė paramendojmė atė qė ata ndiejnė?
Sa mė tepėr dimė pėr vetėn, aq mė tepėr kemi mundėsi tė kontrollojmė dhe zgjedhim mėnyrėn si do tė sillemi nė situatėn konkrete.
Tek vetėdija kemi tė bėjmė me njohurinė pėr atė ku jemi momentalisht dhe ku dėshirojmė tė jemi, kėshtu qė tė kemi dėshirė qė tė ndryshojmė pėr tė arritur atje. Pa vetėdije emocionet mund tė na verbojnė dhe tė na lėvizin qė ne ta bėjmė atė qė nuk e dėshirojmė ose tė bėhemi njerėz ēfarė nuk dėshirojmė tė jemi.
Pėr tė qenė tė vetėdijshėm duhet pasuar hapat vijues:
- Me mėsuar dallimin nė mes mendimeve dhe ndjenjave. Nėse dėshirojmė tė njohim veten ėshtė shumė me rėndėsi tė dimė dallimin nė mes tė: "Unė mendoj" dhe "Unė ndiej".
- Gjatė ditės pyeteni veten se si ndiheni dhe mu nė kėtė rast bėhuni tė sinqertė ndaj vetit. Nėse zemra u rreh shpejtė, jeni tė skuqur nė fytyrė dhe ju mungon ajri – kėto rėndom janė shenjė pėr diē. Pyeteni veten: 'ēfarė ndjenje fshihet prapa kėsaj?' Emėrtoni kėtė ndjenjė – frikė, anksiozitet, dashuri, pasiguri.
- Bėhuni tė hapur nda kėshillave tė tė tjerėve. Miqtė dhe bashkėpunėtorėt shpesh mund tė na ndihmojnė tė kuptojmė sjelljen personale.


VETĖKONTROLLI

Pėrderisa si hap kah vetėdija dėgjojmė ndjenjat tona dhe mėsojmė nga ato, vetėkontrolli ėshtė kontrolli dhe udhėheqja me kėto ndjenja kėshtu qė nga kėto tė ketė mė shumė tė mira se sa dėm. Vetėkontrolli krijon anėn racionale dhe kohėn qė tė qetėsojmė ndjenjat kur ėshtė nevoja. Gjithashtu na ndihmon tė veprojmė me qėllim, e jo nė mėnyrė impulsive.
Nėse veprojmė me qėllim, mė parė do tė mendojmė atė qė themi: Ana tjetėr e medaljes do tė ishte me reaguar pa mendim e pastaj me ndie keqardhje pėr kėtė. Ja disa kėshilla qė do t'ju ndihmojnė te vetėrregullimi:
- Kontrolloni atė qė i flisni vetes. Bėhuni tė vetėdijshėm pėr kėtė (kur i drejtohemi vetėvetes nė mendime)
- Ndėrmerrni pėrgjegjėsinė pėr reaksionet tuaja emocionale nė jetė. Kur ndieni se jeni tė paparashikuar, pranoni fuqinė personale.
- Parashihni ndėrprerėsit "emocional" dhe pėrgatituni nė udhėheqjen me reaksionet nė kėto.
- Secilėn situatė irrituese formėsojeni nė "ushtrim tė zgjidhjes sė problemit". Kur ballafaqoheni me situatėn e cila shkakton reaksion tė padėshiruar emocional zvogėlojeni zemėrimin tuaj ashtu qė do tė forcoheni nė sjellje. Kėtė formėsojeni ashtu qė sjellja tė bėhet problem e jo personi nė fjalė
- Shėrbehuni me humor!
- Asnjėherė mos nėnvlerėsoni fuqinė e frymėmarrjes sė thellė. Rritja e rrjedhės sė ajrit kah truri zvogėlon tendosjen, qartėson mendimet dhe vepron nė mėnyrė relaksuese nė psikė dhe trup. Gjithashtu ju ofron moment qė tė rivendosni mendimet para se tė thoni diē apo tė veproni.
- Largojeni veten nga kjo situatė dhe vazhdoni mė tutje. Ekziston dobi e madhe nga vetėdistancimi i ndonjė situate tė pakėndshme dhe orientoni energjinė tuaj nė ndonjė aktivitet tė ri. Kjo do t'ju ndihmojė qė tė ktheni perspektivėn, tė rrisni koncentrimin dhe tė riorganizoheni.



VETĖMOTIVIMI

Vetėmotivimi ėshtė orientim i fuqisė sė emocioneve tona kah qėllimi i cili do tė na motivojė dhe inspirojė. Ky edhe ėshtė njė paramendim se si e realizojmė njė qėllim dhe njė ndėrmarrje e tė gjithė hapave tė nevojshėm pėr tė arritur tek ai.
Disa mėnyra tė cilat do ta pėrmirėsojnė motivimin tuaj:
- Bėhuni tė vetėdijshėm pėr mėnyrėn me tė cilėn i shpjegoni vetes lėshimet tuaja nė jetė… qėndroni real. Kuptoni qė mund tė kontrolloni dhe zgjidhni ēfarė do tė mendoni dhe ndieni. Rriteni kėmbėnguljen tuaj ashtu qė gjithnjė tė jeni tė vetėdijshėm pėr qėllimin nė jetė. Tė keni parasysh qėllimin dhe bėhuni kėmbėngulės ashtu qė tė mund tė jeni tė kėnaqur nė arritjen e fundit tė suksesshėm tė ēdo gjėje qė keni filluar.
- Anoni kah ajo qė tė arrini gjendje "fluturuese" derisa punoni nė projekte.
- Meditoni!
- Nė mėnyrė konstante (permanente) mėsoni! Kėrkimi i diturisė do tė ndėrtojė fuqinė tuaj. Do tė jeni tė vlefshėm dhe tė gjithanshėm.

EMPATIA

Kur jemi bėrė tė sinqertė dhe kur emocionet tona kanė qėllim, kjo do tė thotė se erdhi koha qė tė lėvizim kah jashtė. EI ėshtė lėvizje kah ndjenjat tona si dhe lėvizje kah ndjenjat e atyre qė janė rreth nesh. Kjo d.m.th. me u pėrgjigjur realisht nė ndjenjat e tė tjerėve, me kujdes dhe me mėshirė.
Empatia d.m.th. me qenė nė mundėsi tė shikojmė problemin nga perspektiva e personit tjetėr.
Mirėsia ėshtė me qenė i vetėdijshėm ndaj ndjenjave tė njerėzve tjerė, pėrderisa nuk dimė se ato janė ndjenjat e tyre e jo tonat. Empatia fillon me dėgjim. Kjo d.m.th. vendosje e marrėdhėnieve me njerėzit. Empatia ėshtė ngjitės i cili do tė lidhė njė grup qė tė bashkėpunoj me sukses. Disa prej teknikave pėr pėrparimin e empatisė janė:
- Kujdes nė treguesit joverbal si dhe nė ata verbal. Hulumtimet tregojnė qė fjalėt pėrbėjnė vetėm 7% tė komunikimit. Toni dhe shpejtėsia e tė folurit pėrmbajnė 38% tė mesazhit, ndėrsa 55% mbetet e pafolur dhe zbulohet nėpėrmjet tė folurit tė trupit, siē janė qėndrimi, kontakti me sy, shprehjet e fytyrės etj.
- Ndani ndjenjat tuaja me tė tjerėt dhe bėhuni tė sinqertė. Komunikimi i mirė udhėheq kah besimi.
- Mesazhet tuaja tė folura dhe tė pafolura duhet tė jenė tė njėjta. Mendoni atė qė flisni pėr tė mbajtur atė qė bėni. Kjo tregon se jeni tė sinqertė apo autentik, pėr ēfarė ndėrtoni besimin.
- Kurdo qė tė keni mundėsinė, shkoni rrugės sė lehtė. Ekzistojnė shumė mėnyra qė tė tregohet mundimi ose kritika. Mund tė jeni tė sinqertė dhe tė kritikoni por nė mėnyrė tė bukur, qė gjithashtu e rrit besimin. Kritika konstruktive rrit aftėsinė.
- Mundohuni tė vėreni situatėn nga perspektiva e personit tjetėr. Empatia ėshtė tė paramendoni si do tė ishte tė jesh nė lėkurėn e tjetrit. Ne duhet besuar qė secili bėn atė qė ėshtė mė e mira, duke pasur parasysh atė qė momentalisht ka nė dispozicion.

NDĖRMARĖDHĖNIET E SUKSESSHME

Mbizotėrimi i aftėsive tė vetėdijes, vetėkontrollit, vetėmotivimit dhe empatisė udhėheqė kah mjeshtėria e mbajtjes sė ndėrmarrėdhėnieve tė suksesshme me njerėzit dhe me qenė nė mundėsi qė tė mbahemi dhe tė udhėheqim me emocionet e tė tjerėve. Me mjeshtri tė larta sociale udhėheqėsit janė komunikuesit dhe kolaboristėt mė tė mirė.

DISA TEKNIKA TE EI ME TĖ CILAT DO TĖ KEMI MARRĖDHĖNIE MĖ TĖ MIRA NĖ PUNĖ

- Ndani epshin dhe entuziazmin tuaj ndaj punės suaj dhe vizionit tė organizatės suaj – kjo ėshtė infektuese! Tė keni vizionin nė atė formė qė hovin tuaj ta pėrcillni ndaj njė projekti ose qėllimi.
- Krijoni atmosferėn inspirative tė punės. Nėse tregoni sinqeritet, besim dhe nėse e ēmoni ekipin tuaj, mund tė japė kontribut maksimal.
- Hyni nė "brainstormiua" kreativ (kur njerėzit prezent hynė nė projekt, paraqesin tė gjitha idetė tė cilat u vinė ndėrmend pa marrė parasysh se a janė ato tė realizueshme apo jo. Ēdo gjė merret pėr bazė). Kjo jo vetėm qė ėshtė e mirė pėr gjetjen e ideve tėrėsisht tė reja, por edhe vetė procesi rrit miqėsinė dhe besimin nė mes anėtarėve tė ekipit. Kjo mund ta lehtėsojė punėn kah bashkėpunimi i ardhshėm pėr shkak tė lidhjes kreative e cila realizohet.
- Bėhuni tė pėrgatitur qė tė udhėhiqni dhe ndihmoni tė tjerėt, por gjithashtu qė tė tjerėt t'ju ndihmojnė dhe tė udhėheqin me ju. Kjo ėshtė njėra prej aftėsive mė tė rėndėsishme nė vendin e punės. Ashtu si ndani dhe transmetoni diturinė tuaj dhe aftėsitė me anėtarėt tjerė tė ekipit, ju ushqeni edhe gjeneratėn e ardhshme. Por, nėse lejoni qė dikush t'ju mėsojė, tregoni se merrni parasysh edhe idetė tjera dhe qė "nuk dini ēdo gjė".


KONKLUDIM

Aftėsitė e EI, ato tė kthyera kah ne dhe ato ndėrnjerėzore, kanė rėndėsi enorme pėr jetėn tuaj dhe paraqesin njė inteligjencė tjetėr. Kėto janė mjet qė tė formėsojnė kuptimin e termeve kryesore siē janė dashuria, suksesi dhe lumturia. Ėshtė argumentuar qė EI ėshtė mė e rėndėsishme se QI (aftėsitė teknike) gjatė pėrcaktimit tė suksesit nė jetė. Pėr dallim prej QI-sė, i cili ėshtė i pandryshueshėm, njerėzve u duhet qė ta pėrmirėsojnė vetėdijen pėr veten dhe tjerėt, tė krijojnė bashkėpunim dhe harmoni.
Nė praktikė, gjithashtu u ndihmon njerėzve tė bėhen tė vetėdijshėm pėr mundėsitė e tyre, pėr burimet e fuqisė dhe kreativitetit tė tyre dhe qė me vetėdije tė zgjedhin reaksionin mė efektiv nė situatėn e dhėnė, e jo qė tė reagojnė vetėm nė mėnyrė impulsive
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Kreativiteti dhe inteligjenca emocionale
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: