Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ------Telepatia------

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: ------Telepatia------   Fri Mar 28, 2008 2:13 pm

Telepatia

------------------------------------- cheers -------------------------------------



Telepatia ose biokmunikimi ėshtė njėri nga fenomenet shumė tė njohura tė lėmit tė parapsikologjisė ose psikotronikės. Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetėr greke dhe do tė thotė: “tele” - largėsi dhe “pathe” - ndjeshmėri. Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, qė ėshtė edhe njėri ndėr themeluesit e Shoqatės britanike pėr kėrkime psikike, qysh nė vitin 1882.
Ē’ėshtė nė tė vėrtet telepatia? Telepatia mund tė definohet si njė manifestim psikotronik, gjatė tė cilit vrojtohen mendimet, fotografitė psikike, dėrgesa sensibėl e njė personi, respektivisht e dėrguesit, nga ana e njė personi tjetėr, qė nė kėtė rast ėshtė pranuesi. Kėto mendime, kjo dėrgesė sensibėl, qė emitohet vetėdijshėm apo pavetėdijshėm nga dėrguesi, ėshtė e “shpėrndarė” nė hapėsirė, ashtu qė me pesė shqisat normale tė komunikimit, tė cilat ne si qenie njerėzore i posedojmė, nuk ėshtė e mundur tė pranohen dhe me to tė komunikojmė. Pra, mund tė thuhet se telepatia ėshtė komunikim valorė i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalė, por vetėm me anė tė mendimit, pavarėsisht largėsisė sė tyre.
Aftėsi tė komunikimit telepatik kanė tė gjitha qeniet e gjalla, por ato qė e kanė mė tė zhvilluar aftėsinė e emetimit tė “neuro-rrezeve”, e kanė mė tė theksuar kėtė dukuri. Vetė jeta ėshtė e mbushur plot me raste telepatike, tė cilat paraqiten nė mėnyrė spontane, midis personave qė janė tė lidhur ngushtė emocionalisht siē ėshtė rasti i nėnės dhe fėmijės, motrės e vėllait, burrit e gruas etj.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin nė formimin e marrėdhėnieve midis prindėrit dhe fėmijės. Dashuria nė mes nėnės dhe fėmijės ėshtė e formuar kryesisht nė parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnė mė sė shpeshti nė vitin e parė tė jetės, kur fėmija nuk mund tė flasė e dashuria nė mes tė nėnės dhe fėmijės nuk ėshtė e “vetėdijshme” ose funksion i dėshiruar. Ky ėshtė njė fenomen, po e quaj “jashtėshqisor”, i cili mund tė shpjegohet vetėm si lidhje telepatike. Pa kėso lidhjesh nuk do tė ekzistonte as dashuria e vėrtetė.
Gjatė luftės sė dytė botėrore kemi rastin e nė nėne tė njė luftėtari nė front, e cila papritur ndien dhembje nė gjoks dhe bėrtet: “Biro, tė vrau armiku!” Lajmin pėr vdekjen e tė birit, tė cilin e mori mė vonė, pėrputhej plotėsisht me atė ditė dhe atė moment kur edhe ju kishte lajmėruar dhembja nė gjoks. Rasti i mėsipėrm ėshtė vetėm njė, nga shumė raste tė ngjashėm qė na ndodhin nė pėrditshmėrinė tonė (siē i ka ndodhur edhe Laura72), por qė ne i interpretojmė, varėsisht prej bindjeve dhe kėndvėshtrimeve tona...
Gati nė tė gjitha vdekjet, tė afėrmit e familjes, nė ēastin kur ndėrron jetė i dashuri i tyre, nė mėnyra tė ndryshme e ndjejnė kėtė. Kėtė fenomene sqaron edhe psikologu i njohur K. Jungu nė teorinė e tij tė sinkronicitetit, por edhe populli ynė i njeh shumė mirė kotė shenja, qė zakonisht quhen “isharete” (arab, isara - shenjė).
Kėrkimet e ndryshme pėr, pėr sqarimin e telepatisė nė mėnyrė shkencore, kanė filluar qė nga koha e Mesmerit, Pjer Zhana-s, Sharl Rishe-es e vazhdojnė dhe nė ditėt tona. Tentativa e parė fillon me Mesmerin. Edhe telepatinė, sikurse tė gjitha fenomenet e parapsikologjisė, ai e shpjegon si dėrgim tė informacioneve nėpėrmjet energjisė magnetike universale, e cila i lidhė tė gjitha qeniet e gjalla. Telepatia e tėrhiqte vėmendjen e Mesmerit sepse edhe ajo, si shumė dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatė gjendjes hipnotike. Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetėm gjatė gjendjes hipnotike.
Mė vonė, Sharl Rishe, shkencėtar francez, fitues i Ēmimit Nobel pėr fiziologji, vėrtetoi nė mėnyrė eksperimentale se telepatia ėshtė e ndarė nga hipnoza, por nė gjendje hipnotike ajo ėshtė mė e theksuar dhe veprimi i saj ėshtė mė i suksesshėm.
Bashkėkohėsi i tij, O. Zhana, gjatė eksperimenteve mjaftė interesante arriti qė tė provokojė hipnozė nė largėsi, nėpėrmjet sinjaleve telepatike. Pėr fat tė keq, Zhane nuk tentoi qė t’i komentoj kėto eksperimente,sepse frikėsohej se do tė rrezikonte autoritetin e shkencėtarit serioz. Eksperimente tė ngjashme bėri edhe Henri Didwick. I hipnotizuari i vizualizonte numrat e zgjedhur dyshifror dhe nė mėnyrė telepatike ia dėrgonte subjektit tjetėr. Deklarata e tij pėr kėtė eksperiment hyri nė histori tė parapsikologjisė si deklaratė e parė shkencore e kėtij lloji.
Eksperimente intensive nė fillim tė viteve 30-ta zhvilloi edhe shkrimtari, Apton Sikler me tė shoqen, Meri K. Sinkler. Aptoni vizatonte figura tė ndryshme, ndėrsa e shoqja mundohej qė t’i pranonte nė mėnyrė telepatike dhe t’i reprodukonte. Nė serinė prej 290 provave, arriti nė 23% tė rasteve rezultate tė sakta; 53% rezultate tė pjesėrishme dhe 24% tė gabuara. Eksperimente e Sinkler-it bėheshin nė kontroll tė plotė. Nė disa raste pėrputhja e vizatimeve ishte plotėsisht e saktė, ashtu qė edhe gjeniu Albert Ajnshtajn, qė ishte prezent nė disa eksperimente, u magjeps aq shumė, sa qė ia shkroi edhe parathėnien e librit tė Sinklerit, “Radioja Mentale”, nė tė cilėn janė paraqitur tė gjitha rezultatet e eksperimenteve.
Uejtili Kerington, mik i afėrt i Frojdit, pėrdori njė metodė tjetėr tė eksperimentimit. Ai merrej vesh me disa pranues tė valėve, tė shpėrndarė nėpėr vende tė ndryshme tė Britanisė sė Madhe, qė nė kohė tė caktuar t’i pranojnė nė mėnyrė telepatike mesazhet e tij. Nė kohėn e caktuar e hapte fjalorin dhe e zgjedhte njė fjalė, e cila mund tė paraqitej edhe nė mėnyrė figurative. E vizatonte nė njė letėr dhe pastaj me orvatje shpirtėrore mundohej t’ua emetonte pranuesve. Rezultatet i vlerėsonte duke i shikonte tė gjitha pėrgjigjet dhe secilės ia jepte vlerėn e vet. Nė ēoftė se objekti i vizatuar ishte “molla”, atėherė “dardha”, si pėrgjigje, kishte vlerė mė tė madhe se sa “rrushi”, ndėrsa “rrushi” vlerėn mė tė madhe se sa ndonjė objekt statik etj.
Mungesė e eksperimentit tė tij ishte se personi i njėjtė. D.m.th. vetė Keringtoni ishte eksperimentuesi dhe vlerėsuesi i pėrgjigjeve, sepse subjektet shpesh nuk kontaktonin nė kohėn e njėjtė dhe ai nuk mund t’i kontrollonte.
Kėtė mungesė, si dhe shumė tė tjera, i plotėsoi Rajni. Ai i mbante nėn kontroll tė gjithė variabilėt e rėndėsishėm. Rajni i pari i pėrdori me tė madhe tė ashtuquajturat “letrat e Zenerit”. Ky ėshtė njė komplet i pėrbėrė nga 25 letra, tė cilat ndahen nė 5 pjesė, dhe secila nga kėto pjesė pėrmban nga njė simbol grafik. Nė qoftė se gjatė eksperimentimit subjekti i qėllon letrat, nė bazė tė rastėsisė eventuale pa pjesėmarrje tė telepatisė, atėherė probabiliteti do tė jetė 1:5 ose 20%. Secila e qėlluar tjetėr, mbi kėtė mesatare, ėshtė e rėndėsishme.
Duke komentuar punėn dhe rezultatet e prof. Rajnit dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij, si dhe tė Tajerit, tė Kringtonit e shumė tė tjerėve, dr. Taules arriti nė pėrfundim de kėto eksperimente “kanė larguar ēdo dyshim mbi ekzistencėn e telepatisė dhe kanė mundėsuar qė ajo tė paraqitet me metoda eksperimentale”...
Si pėrfundim mund tė thuhet se shumica e eksperimenteve tė psikotronikės, tregojnė se perceptimet jashtėshqisore janė procese tė komunikimit tė materieve tė gjalla e jo vetėm tė qeniejev njerėzore. Kjo na bie deri te supozimi se telepatia ėshtė proces themelorė i interaksionit tonė me rrethin, eventualisht mė i vjetėr se sa komunikimi verbal, pėrmes tė cilit komunikojmė ne sot. Kjo dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, tė cilat e zėvendėsuan dhe e lanė tė shtyrė nė prapavijė, sepse organet shqisore dhe funksioni i tė folurit janė mė tė pėrshtatshėm pėr komunikim dhe veprim nė rreth. Megjithėkėtė, perceptimet jashtėshqisore nuk u zhdukėn, por vetėm u mėnjanuan dhe, nė gjendje kur humbet kontrolli i qendrave tė larat tė vetėdijes, siē janė rastet e rreziqeve pėr jetė, tronditjet e thella shpirtėrore etj, kėto funksione dhe mekanizma jashtėshqisore, tė lėnė anash, aktivizohen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
------Telepatia------
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: