Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Budallallėku, mė i pafund se universi!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Budallallėku, mė i pafund se universi!   Fri Mar 28, 2008 2:30 pm

cheers

--------------------------------------------------------------------------------

Gjithēka mbi "simptomėn" qė ekziston te tė gjithė, nė pėrmasa mė tė mėdha nga sa e mendojmė

Por pėr sa i pėrket universit kam ende dyshime". Fraza, e cila i atribuohet Albert Ainshtanjit, shpreh njė ide antike. Qė nė vitin 250 para Krishtit, libri biblik paralajmėronte: "Numri i budallenjve ėshtė i pafund", duke theksuar se problemi ishte kuptuar nė tė gjithė gravitetin e tij. Pėr mė tepėr, budallai i parė i historisė ishte Adami, i cili pėr tė shijuar njė frut humbi parajsėn.

Nė majė tė gjuhės

Por ēfarė kuptohet me budallallėk? Koncepti, qė njihet mirė nga tė gjithė njerėzit, duket sikur i rrėshqet ēdo pėrcaktimi teorik. Nuk ėshtė antonimi i inteligjencės, madje ka shumė persona inteligjentė qė ndonjėherė sillen si budallenj.

I vetmi qė arriti t‘i jepte njė pėrcaktim bindės nė 1988-ėn ishte njė historian dhe ekonomist italian: "Njė person budalla ėshtė ai qė i bėn keq njė personi tjetėr, ose njė grupi njerėzish, pa pasur ndonjė avantazh pėr veten, ose mė saktė duke pėsuar edhe vetė humbje. "Jeta jonė ėshtė e lidhur me humbjen e parave, kohės, energjisė, qetėsisė dhe humorit tė mirė, pėr shkak tė disa veprimeve tė papėrgjegjshme tė ndonjė krijese, e cila shfaqet nė momentet mė tė parashikueshme pėr tė shkaktuar dėme, mėrzitje dhe vėshtirėsi, duke mos fituar asgjė nga ato qė bėn", shkruan ai. Pra, njė gjė ėshtė shumė e qartė: budallallėku ėshtė njė prirje e dukshme pėr t‘u shndėrruar nė veprime dhe ėshtė pikėrisht ky fakt qė e bėn edhe mė tė rrezikshėm.

Asnjė lehtėsim

Sipas historianit, qė ka identifikuar "5 ligje parėsore tė budallallėkut", njerėzit e zgjuar janė gjithmonė tė prirur t‘i nėnvleftėsojnė rreziqet e lidhura me budallallėkun. Ky fakt bėhet edhe mė i rrezikshėm kur lidhet me egėrsinė. Kjo e fundit, duke pasur njė logjikė tė kuptueshme, tė paktėn mund parashikohet dhe tė pėrballohet.

Edhe Kodi Penal nuk tregohet i mėshirshėm nė lidhje me budallallėkun: "arsyet e kota" krijojnė njė rėndim tė dėnimit, jo njė lehtėsim. Mjafton tė sjellim ndėrmend njė kronikė tė vitit 1996, kur njė i ri nga Toronto vrau njė grua tė re, pasi e qėlloi me gurė nga mbikalimi i rrugės, apo njė tjetėr kronikė e vitit 2004, kur u pėrmbyt Liceu Parini nė Milano. Autorėt e "krimit" donin t‘i shmangeshin njė provimi me gojė dhe rrezikuan kėshtu karrierėn e vetė studentėve. Budallenj janė edhe "viruset" e djeshėm dhe tė sotėm: pėr shembull, nė rastin e SIDA-s, kush kryen marrėdhėnie seksuale tė pambrojtur infekton veten dhe partnerin. E njėjta gjė ndodh edhe sot me kompjuterin, nėse nuk instalon njė antivirus nė kompjuterin personal mund t‘ia "transmetosh" lehtė edhe atij tė shokut/shoqes.

Burime tė qeshurash

Pėr tė larguar mėrzinė apo problemet, budallallėku i ka dhėnė gjithmonė shtysė shumė gjėrave komike. Shumė protagonistė filmash janė budallenj, e madje shumė kohė mė parė tė tillė kanė qenė edhe figura tė njohura tė letėrsisė. Edhe protagonisti i pėrrallės "Rrobat e reja tė mbretit" tė Hans Kristian Andersen, tregon historinė e njė sovrani (budalla), i cili bindet nga njė rrobaqepės mashtrues pėr tė veshur njė kostum tė mrekullueshėm. Pėr budallenjtė ky kostum ishte i padukshėm. Megjithatė, ėshtė njė mashtrim: por tė gjithė pėr tė mos pranuar budallallėkun e tyre dhe pėr tė mos tradhtuar mbretin, nuk guxojnė t‘i tregojnė se nuk shohin asnjė kostum tė veshur nė trupin e tij. Vetėm njė djalė i vogėl thėrret me zė tė lartė se mbreti ėshtė i zhveshur dhe fillon tė tallet, duke zbuluar kėshtu tė vėrtetėn.

Gjithashtu budallenjtė e shumė barsoletave janė policėt, ndėrsa ato tė pėrrallave janė gomarėt, duke filluar qė nga Buridano (qė pėr shkak se nuk dinte tė zgjidhte mes dy mullarėve me bar vdiq nga uria) e deri te Pinoku, qė pasi la shkollėn pėr tė luajtur u shndėrrua nė njė kėrriē.

"Nė tė vėrtetė, njerėzit dhe librat mė pa vlerė janė ato qė ne duam mė shumė", bėn tė ditur njė shkrimtar. Nė operėn teatrale "Mbrėmja e budallenjve", protagonistėt kanė se me ēfarė ta kalojnė kohėn: tė kėrkojnė budallenj e t‘i ftojnė pėr darkė, qė mė pas tė dėfrehen pas krahėve tė tyre (nė fund do tė jetė budallai qė do t‘i tallė...). Nė tė njėjtit nivel ėshtė ēmimi "Darwin". I atribuohet njė mirėnjohjeje tė veēantė, qė "ndihmoi nė pėrmirėsimin e gjenetikės njerėzore, duke u spostuar nga ajo nė mėnyrėn mė spektakolare prej budallai". Njė shembull? Vitin e kaluar, njė 33-vjeēar anglez mori plagė tė rėnda pėr vdekje, teksa provonte veshur nėse "xhupi i tij grisej nga goditjet me thikė".
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Budallallėku, mė i pafund se universi!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: