Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Budallallėku, mė i pafund se universi pjesa II

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Budallallėku, mė i pafund se universi pjesa II   Fri Mar 28, 2008 2:31 pm

cheers !

--------------------------------------------------------------------------------

Si funksionon
Kini kujdes, sepse duke qeshur me budallallėkun situata mund tė bėhet mė e kėndshme, duke i nėnvleftėsuar kėshtu pasojat. Kontrollojeni situatėn duke u shtirur, pra nėse budallai pranon shaka, atėherė gjithēka mund tė shkojė mirė. Megjithatė, kjo situatė ndryshon nė realitet. "Ėshtė shumė e rėndėsishme tė kuptojmė se pėr ēfarė bėhet fjalė konkretisht, pėr tė kontrolluar mė mirė pasojat", pohon njė tjetėr historian, i cili prej vitesh (falė edhe sinjalizimeve tė qindra tė ēmendurve) po zgjeron intuitėn e historianėve tė tjerė. "Nuk mund tė mposhtim kurrė gjithēka. Efektet e budallait mund tė jenė mė tė rėnda nėse kuptojmė se si funksionon e gjitha kjo", vazhdon mė tej ai. Nė fakt, budallallėku ka tri karakteristika:

1) Si diamanti

Mbi tė gjitha budallallėku ėshtė i pavetėdijshėm dhe kronik. "Rreziku i budallallėkut vjen edhe nga fakti se budallai nuk e di qė ėshtė budalla. Kjo i jep edhe mė shumė forcė dhe efektshmėri veprimeve tė tij tė papėrgjegjshme", shpjegon historiani. Nė fakt, budallai nuk i njeh kufijtė e tij, i qėndron besnik bindjeve tė tij, nuk di tė ndryshojė. Ėshtė njėsoj si personazhi i Fantocit, i cili pėrsėrit vazhdimisht tė njėjtat gabime.

"Budallallėku ėshtė sėmundja mė e keqe, sepse nuk mund tė shėrohet. Budallai ėshtė i prirur tė pėrsėrisė gjithmonė tė njėjtat sjellje, sepse nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė dėmin qė bėn dhe kėshtu qė nuk mund tė vetėkorrigjohet", pohon njė dekan psikologjie. Ja si e pėrcakton njė aktor komik: "Budallai ėshtė si diamanti: ėshtė pėrgjithmonė".

2) Sėmundje ngjitėse

Budallallėku ėshtė edhe sėmundje ngjitėse. Pra, me pak fjalė, budallaqet janė mė tė "ēmendura" se autorėt e tyre. Kjo e shpjegon edhe faktin qė popuj tė tėrė (si Gjermania naziste, apo Italia fashiste) mund tė ndikohen lehtėsisht tė ndjekin objektiva tė "ēmendura". Ky ėshtė njė fenomen mjaft i njohur nė psikologji. "Infektimi emocional i vetė grupit i zvogėlon aftėsitė kritike. Ja si verifikohet "polarizimi i marrjes sė njė vendimi": zgjidhet alternativa mė e thjeshtė, e cila shpesh ėshtė edhe mė pak e zgjuar", shpjegon dekani i Psikologjisė.

3) Fanatik dhe servil

Pėrveē komunitetit, ekziston edhe njė tjetėr faktor qė zmadhon budallallėkun: tė gjendurit nė njė pozicion komandimi. "Pushteti i bėn njerėzit budallenj", shkruante njė filozof gjerman. Por pse ndodh kjo? "Njerėzit qė janė nė pushtet shpesh mendojnė se fakti qė ata ndodhen nė pushtet janė mė tė mirė, mė tė zotė, mė tė zgjuar, mė tė ditur se njerėzit e tjerė. Pra, janė tė rrethuar nga servilė dhe pėrfitues qė e forcojnė vazhdimisht kėtė iluzion", vazhdon mė tej ai. Kėshtu, njerėzit qė janė nė pushtet janė tė prirur tė bėjnė gjithmonė budallallėqe tė mėdha. Ndėr tė tjera, "pushteti-politik, ekonomik, burokratik - e rrit fuqinė dėmtuese tė njė personi budalla", thekson historiani. Shembulli ekstrem paraqitet nė filmin "Dr. Strangelove" i regjisorit Stanley Kubrick, ku njė grup budallenjsh arrijnė tė gjejnė "mekanizmin e fundit tė botės", duke shkaktuar kėshtu zhdukjen e planetit. Megjithatė, kjo "shpikje" nuk shėrben pėr tė komanduar shkencėn. Nė fakt, historia "zien" nga gabimet e bėra prej budallallėkut.

Njė shembull? Luigji XVI, mė 14 korrik tė 1789-ės (dita e marrjes sė Basties, ngjarja qė i dha fillesėn revolucionit francez) shėnoi mbi fletėn e ditarit tė tij: "Sot nuk ndodhi asgjė e rėndėsishme". Tė njėjtėn trashėsi duket se ka pasur edhe gjenerali Xhorxh Armstrong Kaster, qė u pėrlesh me indianėt nė Montana nė vitin 1876, apo Napoleoni qė donte tė pushtonte Rusinė nė mes tė dimrit tė vitit 1812 (gjatė tė cilės ushtria franceze vdiq nga i ftohti dhe vėshtirėsitė), pa llogaritur mė pas humbjet e paparashikuara tė Vietnamit dhe Irakut tė sotėm.

Po sikur budallai tė isha unė?

Sigurisht nė kėtė rast ndryshon puna, duhet tė bėjmė njė reflektim. Njė tjetėr karakteristikė e budallenjve ėshtė fakti se nuk e dinė qė janė. Nėse mendojmė qė nuk jemi, nuk mund ta pėrjashtojmė mundėsinė qė nė fakt jemi... Tė paktėn rrallėherė dhe nėn efektin e ndonjė aspekti. "Gjithmonė jemi tė prirur t‘u vėmė etiketė sjelljeve qė nuk bėjnė pjesė nė mendjen tonė normale. Por, tė mendosh qė vetėm tė tjerėt janė budallenj ėshtė njė rreth vicioz po aq budalla. Nė fakt, te tė gjithė ne ekziston njė faktor budallallėku, i cili ėshtė gjithmonė e mė i madh nga ai qė mendojmė", thekon historiani.

Sigurisht ky faktor mund tė mos jetė medoemos njė telash. Me sa duket budallallėku ka edhe njė funksion evolutiv: tė shėrben tė bėsh akte tė papėrgjegjshme, tė cilat nė shumė raste tė veēanta janė shumė tė vlefshme, sesa tė mos bėsh asgjė. "Budallallėku, pėr sa i pėrket sjelljes irracionale, e bėn njeriun tė pranojė sfida tė cilat nuk do t‘i pranonte kurrė", vazhdon mė tej ai.

Pra, me pak fjalė, budallallėku na lejon tė gabojmė dhe duke mėsuar nga gabimi, ka gjithmonė njė progres tė njohjes. Pika kyēe pėr tė "asgjėsuar" budallallėkun ėshtė njohja e gabimeve tona dhe mė pas t‘i eliminojmė sa mė shumė ato. Ja si thoshte njė shkrimtar francez: "Ėshtė njė budalla brenda meje. Duhet tė pėrfitoj nga gabimet e tij".

Por si mund tė arrihet njė gjė e tillė? Njė studim i kryer kohėt e fundit ka identifikuar njė hapėsirė tė trurit nė pjesėn tėmthore tė kokės, e cila aktivizohet kur pėrsėrit njė gabim tė cilin e ke bėrė edhe mė parė. Ėshtė njė sinjal alarmi qė na ndalon tė bėjmė tė njėjtat gabime. Nėse nė bazė tė budallallėkut do tė kishte njė anomali nė kėtė zonė, ndoshta me kalimin e kohės mund ta korrigjojmė me njė ndėrhyrje kirurgjikale. Tė paktėn nėse nuk do tė binim nė duart e ndonjė kirurgu budalla...

Ta parashikosh? Ėshtė e pamundur, por ka 5 ligje (dhe 3 pasoja)

Budallallėku ka disa veti tė pandryshueshme. Ja 5 pikat e gjetura nga historiani:

Ēdo njeri prej nesh e nėnvleftėson gjithmonė numrin e budallenjve qė na rrethojnė
Probabiliteti qė njė njeri tė jetė budalla varet nga ēdo karakteristikė e tij (edukimi, ambienti etj.)
Budalla ėshtė ai qė i shkakton dikujt tjetėr njė dėm pa pasur vetė asnjė avantazh, ose mund tė humbasė nga e gjithė kjo
Njerėzit e zgjuar e nėnvleftėsojnė gjithmonė fuqinė dėmtuese tė budallenjve. Nė veēanti njerėzit e zgjuar harrojnė gjithmonė se nė ēdo moment dhe vend shoqėrimi me budallenjtė ėshtė i rrezikshėm, madje do t‘u kushtonte shumė
Budallai ėshtė njeriu mė i rrezikshėm qė ekziston

3 pasojat

Te secili prej nesh ekziston njė faktor budallallėku, i cili ėshtė gjithmonė mė i madh nga ai qė mendojmė
Kur budallallėku i njė personi bashkohet me atė tė njė tjetri, efekti rritet nė mėnyrė gjeometrike
Tė kombinosh zgjuarsinė e njerėzve tė ndryshėm, ėshtė mė e vėshtirė se sa tė bashkosh budallallėkun

Po tani ēfarė tė bėj?!

Njė bojaxhi vėren se ėshtė drejt pėrfundimit tė lyerjes dhe ka mbetur nė njė cep tė dhomės. Pėr tė dalė duhet tė bėjė pis kėpucėt dhe dyshemenė. Sa budalla!

Formula: dėm maksimal pėr tė gjithė

Si ta pėrcaktojmė budallallėkun? Historiani dhe ekonomisti i famshėm italian ka hartuar njė sistem efikas pėr ta identifikuar qartėsisht: njė grafik kartezian.

Grafiku

Boshti horizontal pėrcakton pėrfitimet qė pėrftohen nga veprimet tona, boshti vertikal tregon pėrfitimet qė pėrftohen nga njė person tjetėr, apo grup. Pėrfitimi mund tė jetė pozitiv, i pallogaritshėm, ose negativ (pra njė humbje). Tė dy boshtet pėrcaktojnė 4 kuadrate qė tregojnė 4 "tipa njerėzish": tė papėrgatiturit (persona qė me sjelljen e tyre i bėjnė dėm vetes, ndėrkohė qė i japin avantazh dikujt tjetėr), tė zgjuarit (persona qė me veprimet e tyre i japin avantazh vetes dhe tė tjerėve), banditėt (persona tė cilėt kanė sjellje tė ēuditshme, por qė dėmtojnė tė tjerėt) dhe budallenjtė: persona qė u shkaktojnė dėme tė tjerėve pa pasur asnjė avantazh pėr veten. Ky ėshtė rezultati mė i keq i mundshėm


Tė papėrgatiturit (+ pėrfitimet pėr tė tjerėt)

Tė zgjuarit (+ avantazhet pėr veten)

Banditėt (- dėmi qė u shkakton tė tjerėve)

Budallenjtė ( - dėmi qė i shkakton vetes)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Budallallėku, mė i pafund se universi pjesa II
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: