Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pjesa II Psikika e Njeriut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Pjesa II Psikika e Njeriut   Fri Mar 28, 2008 2:42 pm

Veprimtaria e lartė nervore, duke qenė nė tė njėjtėn kohė veprimtari fiziologjike dhe psikike, lidhet ngushtė me disa funksione tė rėndėsishme tė sistemit nervor. Sistemi nervor nė pėrgjithėsi, dhe nė veēanti korja (korteksi) e hemisferave, kryen tri funksione themelore: 1) bashkon punėn dhe siguron unitetin e veprimtarisė sė tė gjitha organeve e pjesėve tė trupit nė njė tė vetėm, ku secili kryen detyra e funksione tė caktuara, dhe tė gjitha sė bashku, tė bashkėrenduara e tė drejtuara nga sistemi nervor, sigurojnė aktivitetin normal tė organizmit si qenie biologjike, 2) sigurojnė unitetin dhe bashkėveprimin e organizmit me botėn e jashtme dhe 3) siguron unitetin e veprimtarisė nervore fiziologjike me veprimtarinė psikike.
Nė bazė tė veprimtarisė sė lartė nervore qėndrojnė dy procese kryesore nervore: eksitimi ose gjendja aktive e qelizave nervore dhe frenimi ose gjendja pasive e qelizave nervore. Kėto tė dy procese janė vendosur nė bazė tė tė gjitha funksioneve tė sistemit nervor, tė krijimit tė reflekseve tė kushtėzuara dhe tė ruajtjes sė qelizave nervore nga shkatėrrimi, i cili mund tė ndodhė nga veprimi i ngacmuesve shumė tė fuqishėm. Eksitimi dhe frenimi janė anė tė ndryshme tė tė njėjtit proces, qė lind nga veprimi i ngacmuesve. Ato nuk mund tė ekzistojnė pa njėri-tjetrin dhe gjithnjė zėvendėsojnė njėri-tjetrin. Bashkėveprimi i tyre realizohet mbi bazėn e rrezatimit, tė pėrqendrimit dhe tė induksionit reciprok. Nxitja ose eksitimi, qė shkaktojnė nė sistemin nervor ngacmues shumė tė fortė ose shumė tė dobėt, nuk lokalizohet menjėherė nė qendrėn pėrkatėse. Fillimisht, ajo pėrhapet nė formė rrathėsh koncentrikė edhe nė zonat e korteksit rreth saj (rrezatimi) dhe mė pas nxitja fillon e mblidhet nė qendrėn pėrkatėse (pėrqendrimi). Gjatė rrezatimit vihen nė punė shumė qeliza tė korteksit, bėhet lidhja e pjesėve tė tij tė ndryshme, por pasqyrimi i objekteve ėshtė i turbullt dhe vėmendja e shpėrndarė. Kurse pėrqendrimi bėn tė mundur diferencimin e ngacmuesve, qė ėshtė bazė pėr kryerjen lėvizjeve e pėr formimin e shprehive. Kėtu pasqyrimi i objekteve ėshtė i qartė dhe vėmendja e pėrqendruar. Nga ana tjetėr, nxitja e njė qendre tė korteksit shkakton frenimin e qendrave pėrreth dhe, anasjelltas, frenimi shkakton eksitimin e qendrave pėrreth. Kur njėri proces nervor shkakton nė qendrat pėrreth tij lindjen e procesit tjetėr nervor, shfaqet fenomeni i induksionit reciprok tė proceseve nervore. Nėse nxitja nė njė vatėr shkakton frenimin e vatrave pėrreth, induksioni ėshtė negativ. Ndėrsa, kur frenimi nė njė vatėr pasohet nga nxitja nė vatrat e tjera rreth saj, induksioni ėshtė pozitiv. Fenomeni i induksionit ėshtė shumė i theksuar nė korteks dhe ndihmon nė aktivizimin e shumė qelizave e pjesėve tė korteksit, duke shtuar gjallėrinė, freskinė dhe produktivitetin nė punė.
Edhe gjumi ėshtė njė lloj frenimi mbrojtės, qė pėrhapet nė koren e hemisferave tė mėdha dhe nė sektorėt e tjerė tė sistemit nervor. Gjumi zė njė tė tretėn e jetės sė njerėzve. Ai ėshtė njė nevojė fiziologjike, e cila i jep mundėsi organizmit tė pushojė dhe tė ripėrtėrijė forcat pėr funksionimin tė mėtejshėm normal. Impulset, qė vijnė nė formacionin retikular nga sistemi nervor periferik dhe nga organet e brendshme, pėrfundojnė nė korteks dhe e vėnė atė nė veprim. Ndėrprerja e kėtyre impulseve frenon aktivitetin e kores sė trurit dhe si pasojė shfaqet gjumi. Frenimi i qelizave nervore ndodh nga aktivizimi e puna e madhe e tyre ose nga veprimi i zgjatur e monoton i ngacmuesve. Ai zhvillohet gradualisht, duke u shkallėzuar nga pėrgjumia nė gjumė tė thellė, sepse edhe frenimi rrezatohet ngadalė nga korteksi drejt pjesėve mė nė thellėsi tė trurit. Nė rastet kur disa qeliza nervore mbeten tė pafrenuara ose frenimi fillon e dobėsohet dhe nė vend tė tij lind eksitimi ose nxitja, shfaqet gjumi me ėndrra. Ka mendime se shkaqet e lindjes sė ėndrrave nė gjendje gjumi mund tė jenė veprimet e ngacmuesve tė ndryshėm, tė jashtėm e tė brendshėm.
Teoricienė tė shumtė janė marrė studimin e skemės sė veprimtarisė mendore nė shekujt 18-tė e 19-tė. Shu
mė koncepte tė tyre shėrbyen si bazė mbėshtetėse tė teorisė psikodinamike moderne, tė themeluar nga Zigmund Frojd (1856-1939). Megjithėse kjo teori ka shumė kontradikta, madje edhe vetė autori i saj ka pohuar se ajo ka nevojė pėr rishikim, idetė e Frojdit ndikuan sė tepėrmi nė mėnyrėn e tė konceptuarit tė mendjes dhe tė sjelljes njerėzore. Sipas Frojdit, jeta mendore mund tė kuptohet mė mirė, duke u mbėshtetur nė dy modele: nė modelin topografik dhe nė modelin strukturor.
Nė bazė tė modelit topografik mendja klasifikohet nė vartėsi tė masės me tė cilėn mendimet, ndjenjat dhe perceptimet janė tė kuptueshme ose tė pakuptueshme pėr njohjen e njerėzve, ose nėse janė tė vetėdijshme a tė pavetėdijshme. Prandaj, ajo ndahet nė vetėdije, paravetėdije dhe pavetėdije. Frojdi thekson se kėto nuk zėnė ndonjė hapėsirė fizike nė tru, nuk janė reale, por janė thjesht metafora tė ndėrtuara teorikisht pėr tė ndihmuar njerėzit qė tė organizojnė observimet klinike.
Vetėdija pėrmban tė gjitha mendimet dhe ndjenjat, pėr tė cilat njerėzit kanė dijeni, duke pėrfshirė kėtu informacionin sensor tė marrė nga mjedisi i jashtėm, si dhe atė qė merret nga mjedisi i brendshėm (p.sh. nga pavetėdija). Ndėrsa paravetėdija pėrmban tė gjitha ato ide, ndjenja dhe kujtime, tė cilat bėhen tė njohura kur njerėzit pėrqendrojnė vėmendjen mbi to. P.sh. mendimi pėr njė sėmundje nuk ėshtė nė qendėr tė vetėdijes sė shumicės sė njerėzve, por bėhet i njohur kur ata parapėlqejnė tė pėrqendrohen nė tė. Paravetėdija, sipas Frojdit, ka si funksion primar mbajtjen nėn kontroll tė psikikės dhe parandalimin e arritjes nė vetėdije tė mendimeve tė pavetėdijshme, qė mund tė gjenerojnė ankth, duke bllokuar plotėsisht hyrjen e njė materiali tė tillė nė vetėdije ose duke e maskuar atė pėr tė mos e njohur. Kėshtu ky lloj materiali vazhdon tė mbetet nė pavetėdije. Sipas teorisė psikodinamike, pavetėdija pėrmban ide, impulse, ndjenja dhe fantazi qė qėndrojnė jashtė kapjes sė mendjes sė vetėdijshme, dhe tė cilat nuk mund tė bėhen tė vetėdijshme, duke pėrqėndruar vėmendjen mbi to. Ky material i pavetėdijshėm, nė njė farė mėnyre, ėshtė i papranueshem pėr vetėdijen, prandaj largohet ose zhvendoset nga vetėdija ose ndryshe thuhet represohet nė pavetėdije. Ai mund tė arrijė nė vetėdije, kur censori ėshtė i relaksuar (p.sh. gjatė ėndrrave) ose i mbingarkuar.
Modeli topografik pėrfshin edhe procesin primar, edhe procesin sekondar tė tė menduarit. Procesi primar i tė menduarit ėshtė veprimtari mendore e paorganizuar. Ai duket i huaj pėr njerėzit, vepron kryesisht nė pavetėdije, nuk respekton logjikėn, nuk pėrmban kuptimin e kohės, lejon kontradikta dhe ka si qėllim shpėrblimet e menjėhershme, pavarėsisht nga kėrkesat e botės reale. Shembujt mė tipikė pėr procesin primar tė tė menduarit janė ėndrrat, por ai mund tė ndeshet edhe nė personat psikotikė akutė, nė tė cilėt aftėsia pėr tė censuruar materialin e pavetėdijshėm ėshtė shumė e dėmtuar. Procesi sekondar i tė menduarit ėshtė njė mėnyrė tė menduari me tė cilėn njerėzit janė shumė tė familjarizuar, e cila ka kuptim pėr ta dhe pėr njerėzit me tė cilėt komunikojnė. Tė menduarit ėshtė logjik, nuk mbushet me pasaktėsi tė mėdha, ėshtė i organizuar relativisht mirė. Procesi sekondar i tė menduarit udhėhiqet nga principi i realitetit, domethėnė respekton detyrimet e botės reale.
Modeli strukturor i Frojdit, duke e marrė mendjen sipas funksioneve dhe forcave, e klasifikon atė nė idi, ego e superego. Ai thekson se edhe ndarjet e kėtij modeli nuk jane entitete klinike konkrete, por metafora qė konsiderohen tė vlefshme pėr tė bėrė dallimin e njė tipi funksioni mendor nga njė tjetėr. Midis idit, egos dhe superegos ka njė marrėdhėnie qė ndryshon vazhdimisht. Ērregullimi i kontrollit dhe i ekuilibrit tė tyre shpesh ēon nė ērregullime mendore ose nė sjellje tė papranueshme. Idi dhe superegoja mbesin jashtė njohjes sonė derisa, duke u bėrė tė vetėdijshme, tė shkaktojnė shqetėsime (p.sh. ankth, ndjenjė faji etj.).
Idi u formulua nga Frojdi, duke u bazuar nė dėshirat biologjike, dhe pėrfaqėson emrin qė u jepet impulseve primitive tė njerėzve. Ai ka si forcė drejtuese principin e kėnaqėsisė, domethėnė prirjen pėr tė kėrkuar plotėsim tė dėshirave, pėr tė kėrkuar kėnaqėsi tė menjėhershme dhe pėr tė shmangur dhimbjen. Si i tillė, pėrfshin gjendjet e dhimbjes e tė zėmėrimit tė dhunshėm, urinė e papėrmbajtur pėr nxitje seksuale dhe energjinė pėr vetėmbrojtje. Impulset e idit dhe instinktet janė tė pavetėdijshme. Energjitė instiktive qė pėrpiqen tė arrijnė nė vetėdijen e njerėzve, censurohen zakonisht ose pėrpunohen pėr t’u dukur mė tė pėrshtatshme pėr vetėdijen e tyre. Kurse egoja ėshtė pjesė e personalitetit, qė ndėrmjetėson pėrpjekjet e brendėshme dhe realitetin e botės rrethuese. Pra fjala ego nuk ka kuptimin e gjuhės sė pėrditshme “dashuri ose respekt pėr vetveten”. Ajo pėrfshin ato fakultete tė tė menduarit, tė ndjenjve, tė perceptimit e tė veprimit, tė cilat shėrbejnė pėr tė harmonizuar nxitjet e idit me kėrkesat e mjedisit tė jashtėm dhe pėr frenimin e dėshirave tė superegos. Funksionet e egos janė jo krejt tė vetėdijshme. Ajo pėrpiqet tė ruajė kontrollin ndaj dėshirave tė idit. Kėtė e realizon duke vonuar kėnaqėsinė dhe duke zėvendėsuar kėnaqėsinė e kapshme me atė mė pak tė kapshme. Ego zhvillohet gjatė kohės kur fėmija ndėrvepron me mjedisin rrethues, sidomos me prindėrit ose kujdestarėt e tjerė.
Superegon Frojdi e koncepton si pjesė tė veēantė tė mendjes (fakultetet vetėkritike), e cila vrojton dhe vlerėson mendimet, ndjenjat dhe veprimet e njerėzve, duke krahasuar funksionin e egos aktuale me standardet ideale. Superegoja pra pėrbėhet nga ajo qė zakonisht quhet vetėdije dhe nga standardet e njohura nga tė gjithė si ideal i egos. Shumė, por jo tė gjitha aspektet e superegos janė tė vetėdijshme. Ēdo njeri, nė bazė tė standardeve tė sjelljes sė prindėrve, tė mėsuesve ose tė njerėzve tė tjerė tė rėndėsishėm tė fėmijėrisė, formon njė pėrfytyrim ideal pėr njė person, tė cilit do tė dėshironte t’i ngjante nė tė ardhmen. Ky pėrfytyrim e frymėzon pėr tė arritur dhe pėr tė drejtuar pėrpjekjet pėr kėnaqėsi. Standardet prindėrore dhe morali, tė cilat kanė vlerėn e diktatit absolut, mishėrohen nė personalitetin e njė njeriu, dhe ky proces ėshtė pjesa kryesore e formimit tė superegos, qė mendohet se fillon nė moshėn 4-6 vjeēare e vazhdon gjatė tė gjithė jetės. Me rritjen e fėmijėve zgjerohet sfera sociale e tyre. Tashmė morali prindėror nuk duket mė absolut; figura tė tjera tė admirueshme marrin rėndėsi tė vėēantė, bėhen ideali i egos. Njerėzit me superego tė ashpėr janė striktė, mizorė dhe shpesh rigidė, tė frenuar, anksiozė e tė mėrzitur. Ndėrsa, kur superegoja ėshtė tolerante, ata mund tė jenė fleksibėl, jo rigidė e anksiozė.
Veprimtaria psikike e njeriut realizohet me anėn e disa proceseve, tė cilat ndahen nė: procese psikike njohėse, procese psikike emocionale dhe procese psikike tė vullnetshme. Forma mė e lartė e psikikės ėshtė vetėdija, e cila ka si bosht tė saj personalitetin. Le t’i pėrshkruajmė me radhė ato mė poshtė.
I. Proceset psikike njohėse pėrfshijnė ndijimet, perceptimet, pėrfyturimet, tė menduarit, imagjinatėn dhe kujtesėn.
Ndijimi ėshtė njė proces i thjeshtė psikik, me anėn e tė cilit pasqyrohet nė vetėdije njė veti e veēantė e sendeve, e objekteve ose e dukurive, qė veprojnė drejtpėrsėdrejti nė organet e shqisave. Pra me anėn e e kėtij procesit psikik pasqyrohet nė vetėdije jo objekti nė tėrėsi, por vetėm njė veti e tij si ngjyra, era, forma etj. Baza fiziologjike e ndijimeve janė analizatorėt, tė cilėt pėrbėhen nga tri pjesė: a) receptori ose organet e shqisave, b) pėrēuesi ose nervat ndijesore dhe c) pjesa korresponduese e kores sė trurit. Ngacmuesit e jashtėm ose tė brendshėm shkaktojnė nė receptorėt ose nė organet e shqisave nxitje nervore, e cila nė formėn e impulseve pėrcillet nė pjesėn korresponduse tė kores sė hemisferave tė trurit. Kėtu, pasi bėhet pėrpunimi i impuseve, lind procesi psikik i ndijimit. Ekzistojnė disa lloje ndijimesh; pamore, dėgjimore, tė nuhaturit, tė prekurit, tė shijuarit etj.
Ndijimi ėshtė njė proces i njohjes sė thjeshtė dhe konkrete tė mjedisit rrethues. Njohja e thellė dhe e gjithanshme arrihet me ndihmėn e shumė proceseve tė tjera, tė cilat janė mė tė ndėrlikuara, si perceptimet, pėrfytyrimet, imagjinata, tė menduarit etj. Shfrytėzimi i kėtyre proceseve psikike tė ndėrlikuara e bėn njeriun mė tė aftė pėr tė zgjeruar dhe thelluar njohuritė e tij mbi botėn rrethuese. Por ato bėhen tė mundshme vetėm nė sajė tė ndijimit, i cili ėshtė baza e tyre. Kėshtu ndijimet luajnė njė rol shumė tė madh nė jetėn dhe veprimtarinė e njeriut.
Perceptimi ėshtė njė proces psikik njohės elementar me anėn e tė cilit pasqyrohen nė vetėdije sendet apo dukuritė me tė gjitha vetitė e tyre, tė cilat veprojnė drejtpėrdrejt nė organet e shqisave. Pra gjatė perceptimit nuk pasqyrohet nė vetėdije njė veti e sendeve ose dukurive, por tėrėsia e vetive tė tyre, domethėnė vetė sendet ose dukuritė. Ēdo send ose dukuri nė vetvete pėrbėhet nga njė sėrė vetish dhe pjesėsh, tė cilat janė tė kombinuara dhe tė lidhura nė mėnyrė tė pazgjidhshme midis tyre, prandaj edhe pėrceptohen nė vetėdije sė bashku, siē ekzistojnė nė realitet, nė vetė sendet ose dukuritė qė i kanė ato. Njeriu nuk i percepton tė shkėputura pjesėt dhe vetitė e njė tavoline, si madhėsinė, formėn, lartėsinė, ngjyrėn ose strukturėn e saj, por e percepton atė si njė tė tėrė, si njė tavolinė. Qė tė lindė perceptimi, ėshtė e domosdoshme qė objektet ose dukuritė tė veprojnė drejtpėrdrejtė mbi organet e shqisave. Nė bazė tė perceptimit qėndron procesi i ndijimit. Nė procesin e njohjes, perceptimet sė bashku me ndijimet pėrbėjnė hallkėn e parė vendimtare tė kontaktit tė njeriut me sendet dhe fenomenet e mjedisit rrethues. Perceptimet janė ndėrlidhėse midis ndijimeve dhe tė tė menduarit. Ato kontribuojnė nė njohjen e realitetit dhe i shėrbejnė njeriut pėr t’u orientuar nė natyrė dhe nė shoqėri. Klasifikimi i perceptimeve zakonisht bėhet nė bazė tė llojeve tė analizatorėve, qė marrin pjesė nė procesin e pėrceptimit, prandaj ka perceptime pamore, dėgjimore, tė prekurit, tė nuhaturit dhe tė shijuarit. Por klasifikimi i tyre mund tė bėhet edhe nė perceptime tė hapėsirės, tė kohės dhe tė lėvizjes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Pjesa II Psikika e Njeriut
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: