Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pjesa III Psikia e Njeriut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Pjesa III Psikia e Njeriut   Fri Mar 28, 2008 2:44 pm

Baza fiziologjike e perceptimeve ka lidhje me mekanizmat fiziologjikė tė ndijimeve. Nė procesin e perceptimit sendet ose dukuritė veprojnė mbi organet e shqisave me tėrėsinė e vetive tė tyre. Kėshtu p.sh. lulja vepron me ngjyrėn, formėn, gjatėsinė, me erėn e saj. Edhe nė sajė tė eksperiencės sė kaluar, secili prej organeve tė shqisave kap ngacmimin fizik, qė ushtrojnė vetitė e lules nė formėn e njė tėrėsi nxitjesh nervore. Pas njė pėrpunimi tė hollėsishėm, ku marrin pjesė mekanizmat fiziologjikė, energjia fizike e ngacmuesit tė jashtėm, qė vepron te receptorėt, shndėrrohet nė impuls nervor, i cili me anėn e rrugėve nervore tė specializuara pėrcillet nė qendrat korresponduese tė korteksit tė hemisferave tė trurit. Kėtu biorryma nervore, qė ėshtė njė akt fiziologjik, shndėrrohet nė dukuri psikike, qė do tė thotė se ngacmuesi pasqyrohet nė formėn e figurės. Kjo realizohet nė sajė tė njė veprimtarie tė hollė analitike e sintetike tė kores sė trurit, e cila pėrbėn bazėn fiziologjike tė perceptimeve.
Nė proceset psikike njohėse pėrfshihet edhe pėrfytyrimi, qė ėshtė njė proces psikik me anėn e tė cilit pasqyrohen nė vetėdije figurat mendore tė sendeve, proceseve dhe dukurive tė mjedisit rrethues, por qė nė momentin e dhėnė nuk veprojnė nė organet e shqisave. Pėrfytyrimet e njeriut mbėshteten kryesisht nė ringjalljen e gjurmėve nervore, tė cilat janė formuar nė korteksin e trurit nga perceptimet e mėparshme. Por, pėrfytyrimi nuk ėshtė thjesht njė riprodhim nė formė tė njėjtė ose tė pandryshuar i perceptimeve tė dikurshme, mbasi gjurmėt nervore tė formuara mė parė nė korteksin e trurit nga perceptimet e atėhershme, pėr shkak tė veprimtarisė analitike e sintetike tė korteksit tė turit, lidhen e kombinohen ndėrmjet tyre nė forma tė reja. Pėr kėtė arėsye figurat mendore tė objekteve, qė pėrfytyrojmė nė njė moment tė caktuar, nuk janė identike me ato tė objekteve qė kemi perceptuar dikur. Nė vetėdijen e njeriut pasqyrohen, nė trajtėn e figurave mendore tė pėrfytyrimit, njė numėr i madh elementėsh e cilėsish si forma, vėllimi, ngjyra, lėvizja nė kohė e nė hapėsirė e sendeve, fizionomia e zėri i personave tė njohur, melodi muzikore, figura tė ndryshme etj. Pėrfytyrimet mund tė jenė tė pavullnetshme, kur lindin nė mėnyrė tė papritur, spontane ose si rezultat i ngacmimeve konkrete dhe tė vullnetshme, kur formohen mbi bazėn e njė qėllimi tė caktuar. Llojet e pėrfytyrimeve, mbėshtetur nė kritere tė ndryshme klasifikimi, janė tė shumta. Ato mund tė jenė pamore, dėgjimore, tė nuhatjes, tė tė shijuarit, tė prekurit, pėrfytyrime tė kohės, tė hapėsirės, tė lėvizjes etj.
Pėrfytyrimet i ndihmojnė njerėzit pėr tė njohur botėn. Procesi i pėrfytyrimit merr njė rėndėsi shumė tė madhe nė veprimtarinė e njerėzve, aq sa nuk mund tė mendohet realizimi i plotė i detyrave, qė shtrohen nė fusha tė ndryshme tė prodhimit, tė artit, shkencės e kulturės, pa zhvillimin nė njė shkallė tė lartė tė pėrfytyrimeve.
Njerėzit nė veprimtarinė e tyre tė shumėllojshme kanė nevojė tė njohin mė thellė sendet dhe fenomenet qė i rrethojnė, tė depėrtojnė nė thelbin e tyre, tė zbulojnė shkakun dhe ligjėsitė e zhvillimit tė tyre. Kjo realizohet me anėn e njė veprimtarie tjetėr njohėse, me anėn e tė tė menduarit, qė ėshtė forma mė e lartė e saj. Ai ka lindur dhe ėshtė zhvilluar bashkė me lindjen e zhvillimin e shoqėrisė njerėzore. Tė menduarit ėshtė njė proces psikik me anėn e tė cilit realiteti pasqyrohet nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar dhe tė tėrthortė, nė mėnyrė mė tė thellė, mė tė plotė e mė tė pėrpiktė, duke zbuluar lidhjet dhe raportet thelbėsore midis sendeve dhe dukurive. Ai lind mbi bazėn e ndijimeve, tė perceptimeve e tė pėrfytyrimeve dhe ka lidhje tė ngushtė me njohjen shqisore, me praktikėn dhe me gjuhėn e tė folurit. Pėr tė realizuar qėllimet e nevojat e tij, njerėzit duhet tė njohin jo vetėm anėn e jashtme, por edhe vetitė, raportet dhe lidhjet e brėndshme tė tyre, tė cilat arrihen me anėn e tė menduarit abstrakt. Tė dhėnat e marra nga organet e shqisave, nė formėn e ndijimeve, perceptimeve e pėrfytyrimeve i japin trurit lėndėn pėr tė vazhduar mė tej punėn e tij. Pėrpunimi i kėtyre tė dhėnave shqisore konkrete, duke krahasuar pjesėt e ndryshme tė tyre, duke diferencuar kryesoren nga ajo e dorės sė dytė, duke formuar konceptet e konkluzionet, pra duke bėrė analizėn dhe sintezėn e kėtyre tė dhėnave, ėshtė baza pėr lindjen e tė menduarit abstrakt, i cili nuk ėshtė njė grumbullim ose njė sistemim i thjeshtė tė dhėnash. Kėshtu tė menduarit abstrakt ėshtė njė shkallė cilėsisht e re, mė e lartė dhe mė komplekse e njohjes se sa ndijimet, perceptimet dhe pėrfytyrimet. Nė fillim tė menduarit pati karakter konkret, kurse mė vonė, krahas tė menduarit konkret, u zhvillua tė menduarit abstrakt ose teorik. Procesi i tė menduarit mbėshtet dhe kryhet mbi bazėn e disa veprimeve mendore, tė cilat janė: analiza, sinteza, pėrgjithėsimi, klasifikimi, abstraksioni dhe konkretizimi. Tė menduarit realizohet edhe nė formėn e koncepteve, tė gjykimeve dhe tė arsyetimeve, si forma tė caktuara tė tė menduarit logjik.
Baza fiziologjike e tė tė menduarit ėshtė veprimtaria e pėrbashkėt e tė dy sistemeve tė sinjaleve; e sistemit tė parė tė sinjaleve dhe e sistemit tė dytė tė sinjaleve, ku rolin kryesor e luan sistemi i dytė ose fjala. Lidhjet e pėrkohshme nervore, qė krijohen nė sistemin e dytė tė sinjalizimit, nė lidhje tė ngushtė me sistemin e parė dhe qė kanė si ngacmues fjalėt, pėrbėjnė bazėn fiziologjike e tė tė menduarit. Ndėrsa baza anatomike e tij ėshtė shtresa kortikale e hemisferave tė trurit tė madh. Studimet kanė treguar se hemisfera e majtė pėrgjigjet kryesisht pėr tė menduarit abstrakt; ajo kontrollon tė folurit, perceptimin e kujtesėn verbale. Kurse hemisfera e djathtė kontrollon tė menduarit konkret, por veprimtaritė e tė dy hemisferave lidhen ngushtė me njėra-tjetrėn. Hemisfera e majtė pėrpunon tė dhėnat e tė menduarit konkret, tė cilat sigurohen nga hemisfera e djathtė, dhe tė dyja hemisferat sė bashku sigurojnė veprimtarinė mendore intelektuale tė njerėzve.
Edhe procesi psikik i tė menduarit ndikon shumė nė veprimtarinė praktike tė njeriut. Me anėn e tė menduarit njerėzit arrijnė tė planifikojnė e tė organizojnė veprimtarinė e tyre dhe tė parashikojnė paraprakisht rezultatet e saj. Tė menduarit formohet dhe shfaqet me ndihmėn e gjuhės dhe tė tė folurit.
Tė folurit nėnkupton idetė, mendimet dhe ndjenjat, tė cilat shprehen me anėn e gjuhės. Ai ėshtė mėnyra e komunikimit midis njerėzve pėrmes pėrdorimit tė fjalėve dhe tė gjuhės. Ndėrsa gjuha ėshtė njė formė komunikimi, duke pėrdorur simbolet, pėr t’u transmetuar tė tjerėve ose vetes kuptime dhe mesazhe. Ajo na ndihmon tė komunikojmė me njerėzit e tjerė dhe tė mendojmė. Pėr njerėzit tė menduarit pėrfshin e nėnkupton zakonisht edhe gjuhėn.
Lindja e tė folurit dhe e gjuhės solli ndryshime tė mėdha nė veprimtarinė njohėse tė njerėzve. Me anėn e gjuhės ata shkėputen nga situata konkrete, zbulojnė vetitė thelbėsore tė sendeve e dukurive, lidhjet reciproke tė tyre dhe bėjnė abstraksione e pėrgjithėsime. Kurse me anėn e tė folurit njerėzit kalojnė nga perceptimi i sendeve konkrete nė koncepte, gjykime dhe pėrgjithėsime. Nė gjuhėn fiksohen konceptet, parimet e ligjet shkencore. Ky fiksim ka bėrė tė mundur lindjen e shkencės si mjet i fuqishėm pėr njohjen dhe transformimin e botės. Me anėn e gjuhės sė shkruar dhe tė tė folurit, njerėzit fitojnė njohuri te reja, pėrvetėsojnė pėrvojėn e tė tjerėve dhe tė brezave tė mėparshėm, madje njihen me fondin e kulturės njerėzore.
Midis tė folurit dhe gjuhės ekzistojnė lidhje shumė tė ngushta, aq sa nė jetėn e pėrditėshme, termat “gjuhė” dhe “tė folur” zakonisht pėrdoren si sinonime. Nė tė vėrtetė ato janė dukuri tė ndryshme. Tė folurit ėshtė aftėsi personale, mendore e njerėzve; secili flet sipas mėnyrės sė vet, pėrdor kėtė ose atė dialekt, kėtė ose atė gjuhė. Ndėrkohė ēdo njeri ka mėnyrėn e vet tė tė folurit dhe pėrdor kėtė ose atė gjuhė ose edhe disa gjuhė. Por gjuha dhe tė folurit nuk mund tė kuptohen tė shkėputur nga njeri-tjetri, sepse asnjė gjuhė nuk mund tė ekzistojė nė qoftė se nuk flitet nga njerėzit themelor tė. Ajo kthehet nė njė gjuhė tė vdekur ose zhduket, mbasi humbet funksionin e saj themelor, qenien mjet komunikimi.
Njerėzit kanė disa lloje tė foluri. Kėshtu ekzistojnė tė folurit me zė (monologu, dialogu), tė folurit me shkrim (mendimet e shkruara, duke zbatuar rigorozisht rregullat gramatikore), tė folurit e brendshėm (mendimet formulohen pėr vetveten, pra tė folurit nuk u drejtohet tė tjerėve) dhe tė folurit me gjeste (shurdh-memecėt). Bazat fiziologjike tė tė folurit janė mekanizmat e sistemit tė dytė tė sinjalizimit. Fjala ėshtė ngacmues dhe, si tė gjithė ngacmuesit e tjerė, shėrben pėr tė krijuar lidhje tė pėrkohshme nervore. Si ngacmues, fala paraqitet nė tri forma: si ngacmues auditiv (fjala e dėgjuar), si ngacmues viziv (fjala e shkruar qė lexohet) dhe si ngacmues kinestezik ose motorr (fjala e artikuluar ose e shkruar).
Nė grupin e proceseve tė larta psikike njohėse bėn pjesė edhe imagjinata. Gjatė procesit tė njohjes, njerėzit janė nė gjendje tė pasqyrojnė nė trurin e tyre, jo vetėm ato sende dhe dukuri, qė veprojnė mbi organet e shqisave nė momentin e dhėnė ose tė pėrfytyrojnė ato qė kishin vepruar mė parė, por edhe tė krijojnė figura tė reja. Nė sajė tė kėsaj aftėsie, duke u mbėshtetur nė pėrshkrimin gojor tė njerėzve tė tjerė ose nė librat e lexuar, nė filmat e parė etj., ata arrijnė tė pėrfytyrojnė dhe vende, ngjarje, bimė, kafshė, objektė e fenomene tė ndryshme, qė nuk i kanė parė kurrė. Madje, njerėzit mund tė pėrfytyrojnė edhe gjėra qė nuk ekzistojnė nė realitet. Pėrfytyrime tė tilla realizohen me anėn e imagjinatės.
Pėrfytyrimi i asaj qė nuk ėshtė perceptuar drejtpėrdrejt; krijimi i figurave tė reja tė sendeve dhe tė fenomeneve, tė cilat njerėzit nuk i kanė ndeshur kurr gjatė jetės, lindja e idesė sė asaj qė duhet tė krijohet, tė gjitha kėto pėrbėjnė njė formė tė veēantė tė veprimtarisė psikike njohėse, imagjinatėn. Kėto pėrfytyrime e marrin origjinėn prej tė dhėnave tė grumbulluara nga perceptimet e kaluara, pra nga realiteti, tė cilat ruhen nė kujtesė dhe bazohen nė pėrvojėn dhe nė njohuritė e njeriut. Duke pėrkufizuar imagjinatėn, mund tė themi se ajo ėshtė njė proces psikik, me anėn e tė cilit krijohen figura tė reja nė vetėdijen e njerėzve, tė mbėshtetura nė pėrfytyrimet e mėparshme. Figurat e imagjinatės pėrfaqėsojnė nė vetvete njė formė tė veēantė tė pasqyrimit tė botės dhe kjo ėshtė karakteristike vetėm pėr njerėzit. Pra, vetėm njerėzit janė nė gjendje qė, para sė tė bėjnė diēka ose tė pėrgatisin apo tė ndėrtojnė njė objekt tė nevojshėm, ta krijojnė atė mė parė nė mendjen e tyre. Dhe kjo ėshtė veēoria kryesore qė dallon punėn e njeriut nga veprimet instinktive tė kafshėve.
Mbi bazėn e shkaqeve dhe veēorive tė lindjes, imagjinata mund tė jetė e pavullnetshme, kur figurat e reja krijohen pa ndonjė qėllim tė caktuar, dhe e vullnetshme, kur ato lindin si rezultat i njė qėllimi tė caktuar, qė njerėzit i vėnė vetes pėr tė krijuar diēka tė re. Ndėrsa nė vartėsi tė tipareve karakteristike dhe tė detyrave qė shtrohen para imagjinatės sė vullnetshme, dallojmė imagjinatėn riprodhuese (figurat krijohen mbi bazėn e pėrshkrimit me fjalė dhe tė pėrfytyrimeve tė njohurive ekzistuese), imagjinatėn krijuese (krijimi i pavarur i figurave tė reja) dhe ėndėrrimin (krijimi i figurave tė sė ardhmes sė dėshiruar).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Pjesa III Psikia e Njeriut
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: