Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PTSD Stresi posttraumatik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: PTSD Stresi posttraumatik   Fri Mar 28, 2008 3:01 pm

PTSD Stresi posttraumatik

--------------------------------------------------------------------------------

PTSD






SPT: Informacion pėr pacientėt: Stresi posttraumatik – njė reagim krejt normal pas ngjarjeve jonormale


Pėrjetimi
i luftės, dėbimit, ikjes, torturave apo dhunės fizike ėshtė ngarkesė
tepėr e madhe. Kėto ngjarja quhen „trauma“. Pas kėtyre ndodhive njeriu
ėshtė shpesh i lėnduar fizikisht dhe psiqikisht. Lėndimet trupore mund
tė shihen mirė dhe nė shumicėn e rasteve mund tė trajtohen nga mjekėt.
Por pėrjetime tilla mund tė sjellin edhe njė shok shpirtėror. Ėshtė e
vėshtirė tė kuptohet se ēfarė ka ndodhur dhe njėkohėsisht te mund tė
pajtohesh me tė. Kėto lėndime psiqike nė shumicėn e rasteve ndrydhėn
(mbyllen nė vete) nga personat e traumatizuar. Edhe ndihmėsit
profesional, si pėr shembull mjekėt apo punėtoret social nganjėherė nuk
mund ti vėrejnė kėto probleme psiqike.

Natyrisht
ēdo njeri reagon ndryshe pėr ēdo ngjarje traumatizuese. Por ka edhe
reagime, tė cilat te shumė njerėz janė tė njėjta. Nė vijim do tė
pėrshkruhen disa nga reagimet tipike. Shumė nga kėto probleme janė tė
njohura pėr ju. Ndoshta disa nuk ju pėrkasin juve. Ju lutem lexoni me
vėmendje informacionin dhe nėnvizoni gjėrat, tė cilat ju vetė i keni
pėrjetuar. Nėse keni pyetje, atėherė shėnoni edhe ato. Kėshtu ju dhe
terapeuti juaj do tė mund t’i bisedoni problemet dhe pyetjet tuaja
herėn tjetėr.
Njė
problem veēanėrisht i shpeshtė pas njė traume ėshtė “ērregullimi i
stresit (ngarkesės) posttraumatike”. Kjo sėmundje pėrbėhet nga katėr
komponentė:


* pėrkujtimet e traumės ripėrsėritėn herė pas here,
* pėrpjekje, pėr tė harruar dhe mėnjanuar ēdo gjė, qė ka lidhje me ngjarjet,
* ndjenjat janė tė shtypura dhe tė panjohura,
* tendosje, nervozitet


Pas
njė traume njeriut i vijnė herė pas here nė mėndje kujtimet pėr
traumėn, shpesh pa ndėrprerje. Njeriu e mban mendjen aty, i shikon
skenat si nė njė fotografi ose film. Kėto kujtime vinė pa dashjen tonė,
pa qenė nė gjendje t’i ndalim ato. Ato vijnė vetvetiu apo nėse diēka tė
kujton ngjarjen e pėrjetuar. Si pėr shembull duke biseduar pėr tema tė
njėjta, pėr njerėz qė kanė pamje tė njėjtė ose pėr zhurma dhe erėra tė
cilat janė tė ngjashme si nė traumė. Kujtimet vijnė gjatė ditės, duke
fjetur dhe natėn si ėndrra tė kėqija. Mundet tė ngjajė qė, njeriu tė
mendojė sikur trauma po ndodh prapė nė atė moment dhe tė sillet nė atė
formė, sikur tė ishte nė tė vėrtetė ashtu. Kėto pėrkujtime traumatike
sjellin emocione (ndjenja) tė mėdha. Si pėr shembull
njeriu e pėrjeton prapė tė njėjtėn frikė, pikėllim, zemėrim, neveri ose
turp. Shumė njerėz tregojnė, se ata djersiten papritmas, dridhen, ju
merren mendtė apo kanė njė lloj shtypje nė gjoks. Harresa (“Shlyerja”)
e kėtyre kujtimeve nuk ėshtė e mundshme ose me shumė vėshtirėsi. Kėto
reagime tė ngarkojnė shumė. Edhe pėr faktin, sepse ato duken ashtu,
sikur njeriu nuk mund ta ketė mė vetėn nėn kontroll ose po ēmendet nė
atė moment.
Meqė
rikujtesa e traumės sė pėrjetuar ėshtė njė ngarkesė e madhe, njeriu
natyrisht provon ēdo gjė pėr ta mėnjanuar atė. Si pėr shembull njeriu
mundohet – shpeshherė pa sukses! – tė mos mendoj mė nė ngjarjen e
pėrjetuar. Njeriu gjithashtu mundohet tė mos flasė mė me tė tjerėt pėr
atė qė i ka ndodhur, ose njeriu nuk shkon mė nė vendin ku ka ndodhur
ngjarja. Njeriu mbyllet nė vetvete, nuk ka dėshirė tė jetė bashkė me
njerėz tė tjerė. Gjėra qė mė parė pėr atė kanė qenė tė rėndėsishme apo
i kanė dhuruar atij gėzim, papritmas nuk kanė mė kuptim. Pėrveē kėsaj
mundet qė pas njė ngjarje tė tillė tė mos kesh mė emocione tė mėdha. Si
pėr shembull tė mos e duash mė familjen si pėrpara. Njeriu nuk ka mė
ide dhe plane pėr jetėn e tij.

Shpesh
ndodh qė njerėzit pas njė traume ti perceptojnė ndjenjat e tyre,
vetveten, dhe atė qė bėjnė jo si zakonisht, por nė njė mėnyrė tjetėr.
Nė tė shumtėn e rasteve bėhet fjalė pėr momente tė shkurtra, ku njeriu
e “humb mendjen”, dhe i duket sikur ndodhet nė mjegull ose prapa njė
dritare. Si pėr shembull njeriu nuk e di mė se ēfarė ka bėrė, ose ku
ndodhet. Papritmas njeriu mendon se familja e vet ose vendi, ku ndodhet
nė atė moment, tė jenė krejt tė panjohura, joreale, pa ngjyra. Ose
njeriu e ndjen veten apo trupin e vet si tė huaj. Njeriu dėgjon sikur
po flet me veten e tij, mendon qė nuk e ka mė vetėn nėn kontroll, dhe i
duket vetja si njė marionetė. Pėr shembull njeriu ngrihet pėrbrenda
(shtangohet), “bėhet akull” dhe nuk mund tė lėvizė mė. Tė gjitha kėto
ndjenja dhe perceptime tė trupit janė tė pakėndshme dhe tė fusin
frikėn. Ka njerėz qė mundohen tė pėrfundojnė kėtė gjendje duke e
lėnduar vetveten. Kjo “humbje mendje” ėshtė njė funksion mbrojtės i
trupit tonė: nėse trauma ėshtė shumė e rėndė, kjo mpirje dhe ftohje e
ndjenjave e lehtėson atė qė ėshtė pėrjetuar, shpesh edhe mbijetesėn.
Trupi e mban nė mėnd kėtė funksion mbrojtės, qė e ndihmon atė tė jetė i
qetė. Kur njeriu ngarkohet/stresohet pėrsėri emocionalisht ose i
kujtohet edhe njė herė ngjarja (trauma) e pėrjetuar, mund tė ndodhė qė
edhe pas shumė vitesh, kjo “humbje mėndje” ti rishfaqet automatikisht.

Nėse
njeriu nė brendi tė vet mundohet gjithmonė nga trauma e pėrjetuar, edhe
trupi reagon fizikisht prej kėsaj ngarkese emocionale. Shumica e
njerėzve tregojnė pėr probleme me gjumin. Ata kanė probleme ti zėrė
gjumi. Shpesh atyre iu del gjumi natėn, dhe vetėm nė orėt e mėngjesit
munden tė bėjnė njė sy gjumė. Pėrveē kėsaj shumė njerėz tregojnė, se
janė shumė tė ndjeshėm (ngacmohen lehtė) dhe bėhen shpejt nervoz –
sidomos, nėse nuk kanė fjetur mirė. Edhe pėr gjėra shumė tė vogla ata
kanė njė shpėrthim zemėrimi tė madh. Ata tremben edhe nga zhurmat mė tė
vogla. Ata janė shumė tė kujdesshėm dhe e vėzhgojnė me vėmendje
ambientin rrethues. Njė problem tjetėr i shpeshtė ėshtė, qė njeriu e ka
tė vėshtirė tė koncentrohet.


Siē
po e vėreni, ērregullimi posttraumatik pėrbėhet nga shumė probleme tė
ndryshme. Njeriu nuk e vėren, qė kėto tė gjitha janė te njė sėmundjeje.
Prandaj njeriu shpesh mendon, qė nuk ėshtė kurrė nė gjendje ta harroj
ngjarjen e pėrjetuar, qė tė mos e ketė kurrė mė vetėn nėn kontroll ose
ndoshta tė ēmendet fare. Shumė njerėz pėrshkruajnė gjithashtu, qė e
ndjejnė vetėn fajtor apo iu vjen turp pėr gjėra, qė kanė ndodhur gjatė
traumės edhe pse nė tė vėrtetė ata ishin viktima tė saj. Kėto lloj
shqetėsimesh janė shumė normale. Reagimet e tyre janė megjithatė njė
reagim krejt normal pėr njė stres jonormal. Ato tregojnė, qė trupi dhe
shpirti i tyre janė duke punuar pėr tė pėrpunuar traumėn. Me tė qenit i
ēmendur s’ka tė bėjė fare kjo gjė.

Nė shumice e rastėve problemet e pėrshkruara nuk
ndikojnė vetėm te ata qė i kanė pėrjetuar ato, por edhe te familjet e
tyre apo te puna. Pasi shpesh ēdo gjė qė ka tė bėjė me traumėn
evitohet, shumė njerėz nuk bisedojnė me mjekun pėr problemet e tyre.
Prandaj ata edhe nuk marrin ndihmėn e duhur nga mjeku. Por pa u
trajtuar, ērregullimi posttraumatik shpesh nuk mund tė shėrohet me vite
tė tėra. Psikoterapia
nė shumicėn e rastėve ėshtė e suksesshme. Gjatė psikoterapisė pacientet
janė tė lutėr qė t’i tregojnė mjekut nė detaje pėr ngjarjen e pėrjetuar. Duke
u konfrontuar kėshtu me kujtimet traumatike dhe ndikimet e tyre nė
jetėn e pėrditshme, ērregullimi posttraumatik mund tė shėrohet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
PTSD Stresi posttraumatik
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: