Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Neuroni, Sinapsi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Neuroni, Sinapsi   Fri Apr 04, 2008 12:41 pm

cheers

--------------------------------------------------------------------------------

Neuroni
Sistemi nervor na ndihmon qė tė reagojmė e tė sillemi siē duhet ndaj ngacmuesve tė mjedisit. Ai pėrcjell informacionin nė ēdo pjesė tė trupit. Nė mėnyrė specifike, sistemi nervor qendror mbart mesazhe pėr mjedisin prej organeve tė shqisave nė trurin tonė, ku mesazhet analizohen dhe merren vendime. Pastaj sistemi nervor pėrcjell mesazhe pėr kėto vendime nė muskujt dhe gjendrat tona dhe kėshtu ne mund tė reagojmė e tė sillemi siē duhet.
Sistemi nervor njerėzor ėshtė i pėrberė nga miliona qeliza tė imta nervore tė quajtura neurone.
Struktura e neuronit. Neuroni ėshtė njėsia bazė e sistemit nervor. Ai ėshtė njė lloj qelize e specializuar qė shpie mesazhe nė ēdo pjesė tė trupit. Si gjithė qelizatneuroni ka njė trup (soma) ose trupi i qelizės qė pėrmban nukleusin dhe citoplazmėn. Materiali gjenetik ndodhet te nukleusi, ndėrsa metabolizmi normal qelizor kryhet te citoplazma. Membrane e qelizės izolon gjithė qelizėn. Neuroni ka zgjatime qė dalin prej trupit tė ngjashme me gishtat, qė quhen dentrite. Keto marrin informacionin qė vjen prej neuroneve tė tjera. Ēdo neuron ka njė akson, njė zgjatim fibroz nė formė bishti gjate tė cilit kalojnė mesazhet. Vendi nė tė cilin aksoni takohet me trupin quhet kodrina e aksonit. Aksoni mund tė zgjatet gjer nė disa metra. P.sh. aksoni prej neuroni tė njė individi mund tė pershkrojė gjatėsinė e qafės sė njė xhirafe, nė njė distancė prej 3 metrash.

Aksoni shpesh ėshtė i mbuluar nga nė substancė mbrojtėse qė quhet membrana myelin. Myelina yndyrore i mbron aksonet e gjata kėshtu qė informacioni mund tė pėrcillet mes tyre nė mėnyrė tė shpejtė pa u penguar nga veprimi i aksoneve fqinje. Membrana e myelinės nuk ėshtė mbrojtje e vazhdueshme, por pėrbėhet nga segmente me ndėrprerje tė vogla tė quajtura nyjet e Ranvierit. Mungesa e myelinizimit, siē vėrehet nė skelerozat e shumėfishta, shpie nė ērregullime tė rėnda tė funksionimit tė muskujve dhe shqisave. Nė fund tė aksonit janė degėzimet fundore.
Llojet e neuroneve.
Trupi ka tre lloje neuronesh: a) neurone ndijore, b)interneuronet dhe c) neuronet motorike. Kur dėgjoni mėsuesin qė ju bėn njė pyetje nė klasė, neuronet ndijore ose neuronet aferente e mabartin informacionin prej veshėve nė trupin tuaj. Interneuronet ose neuronet shoqėruese e shpien informacionin ne ēdo pjesė tė trupit tuaj, kėshtu qė ju mund tė interpretoni informacionin shqisor dhe tė mendoni pėr veprimin qė do tė ndėrmerrni.kur ju vendosni se sit ė reagoni, neuronet motorike ose neuronet eferente, e shpien informacionin nė muskujt tuaja, kėshtu qė mund tė flisni. Aksonet e neuroneve jashtė trurit dhe palcės kurrizore spinale bashkohen nė tufa qė quhen nerva. Kėshtu, neuronet shqisore formojnė nervat shqisore dhe neuronet motorike formojnė nervat motorike. Kėto formojnė sistemin nervor periferik.

Sinapsi
Pėr tė kaluar nga njė neuron tė neuroni tjetėr informacioni duhet tė pėrshkojė sinapsin, hapsirėn mes aksonit tė njė neuroni (tė quajtur neuroni pressinaptik) dhe dentriteve tė neuronit tjetėr (tė quajtur neuroni passinaptik). Sinapsi ėshtė shumė i vogėl, rreth 0,3 mikrone i gjėrė ose sa njė e milionta e 2,54 centimetrave.
Transmetimi Sinaptik. Ndryshe nga komunikimi elektrik brenda njė neuroni tė vetėm, komunikimi mes neuroneve pėrfshin njė reaksion kimik. Kur impulsi elektrik nervor arrin tė degėzimet fundore tė aksonit tė njė neuroni presinaptik, bėn qė tė ēlirohet tė sianpsi nėj substancė kimike e quajtur neurotransmetues. Neurotrnametuesit kimikė kalojnė sinapsin dhe bashkohen me molekulat receptive kimike tė dentriteve tė neuronit passinaptik. Ketu ato shkaktojnė ose fillimin ose frenimin e njė impulsi tė ri nervor. Pa frenimin ēdo nerv nė trupin tonė do aktivizohej menjėherė.
Neurotransmetuesit. Jemi duke mėsuar se neurotransmetuesit lozin njė rol kyē nė kontrollimin e sjelljes dhe se tė kuptuarit e mekanizmit tė funksionimit tė tyre ėshtė bėrė njė pjesė shumė e rėndėsishme e psikologjisė fiziologjike. Aktualisht janė identifikuar mbi 36 neurotransmetues, acetilkolina, seretonina, dopamina dhe norepinefrina janė studiuar plotėsisht. Acetilkolona, e cila pėrfshihet nė aktivizimin e lėvizjeve muskulore si dhe nė aktivizimin e nxitjes fiziologjike, kujtesės dhe motivacionit, ishte njė ndėr neurotransmetuesit qė u pėrcaktuan tė parėt. Studimet e kohėve tė fundit hedhin idenė se dėmtimet serioze tė kujtesės se njerėzve qė vuajnė nga sėmundja e Alzheimer janė pasojė e degjenerimit tė neuroneve tė trurit qė pėrdorin acetilkolinėn. Neurotransmetuesi serotonin prodhohet nė bėrthamat nė trungun e trurit dhe pėrfshihet nė aktivizimin e gjumit dhe tė eksperiencave shqisore. Ashtu siē kanė rekomanduar pėr njė kohė tė gjatė shumė kura tė mjeksisė popullore, pirja e njė gote me qumėsht mundet me tė vėrtetė tė shkaktojė gjumė sepse qumėshti pėrmban seretonine. Ērregullimi neuromuskulor, qė ėshtė simptomė e sėmundjes Parkinson, shoqėrohet me nivele tė ulta tė neurotransmetuesit tė dopaminės nė tru. Nivelet e larta tė dopaminės shkaktojnė ērregullimin e rėndė tė sjelljes tė quajtur skizofreni. Nivelet e norepinefrinėės nė tru kanė lidhje me tė mėsuarit, me gjendjen plotėsisht tė zgjuar dhe me emocionet. Nivelet e ulata tė norepinfrinės shoqerohen me depresion; keshtu qė ilaēet antidepresive pėrdoren pėr tė rritur nivelin e saj.
Veprimi i shumė neurotransmetuesve tė tjerė ende nuk ėshtė kuptuar mirė. Dy grupet e tjerė tė neurotransmetuesve pėrfshijnė aminoacidet dhe neuropeptidet. Dy aminoacide, glutamata dhe aspartata janė neurotransmetues nxitės; dy tė tjerat, glicina dhe GABA (acidi gamma- aminobutyrik) janė neurotransmetues frenues (Robert,1986).
besohet se njė numėr neuropeptidesh funksionojnė si neurotransmetues (Bloom,1983). Disa nga neuropeptidet e rėndėsishme janė kolecistokinina (rregullimi i tė ushqyerit), vazopresina (tė mėsuarit), substanca P (dhimbja, pėrforcimi dhe kujtesa) dhe endorfina (dhimbja, pėrforcimi, kujtesa). Termi “endorfinė” vjen nga “endogenous morphine” ose morfina e prodhuar prej trupit. Dy nga endorfinat, encefalinat, prodhohen nė ēdo pjesė tė trupit dhe tė shtyllės kurrizore, ndėrsa tė tjerat gjenden kryesisht nė hipotalamus (Bolles dhe Faneslow, 1982). Endorfinat janė zbulimi mė i rėndėsishėm qė na ndihmon pėr tė kuptuar sjelljen sepse ato pėrfshihen nė procese tė tilla themelore si pėrforcimi, tė mėsuarit, kujtesa dhe dhumbja.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Neuroni, Sinapsi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Shkencat Egzakte :: Biologji-
Kėrce tek: