Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Departamenti i Biologjisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Departamenti i Biologjisė   Fri Apr 04, 2008 4:18 pm

Departamenti i Biologjisė

--------------------------------------------------------------------------------

Departamenti i Biologjisė (DB) ėshtė pjesė e Fakultetit tė Shkencave Natyrore (FSHN)[1], Universiteti i Tiranės (UT). Ai ėshtė mė i madhi i kėsaj kategorie nė gjithė sistemin e arsimit tė lartė shqiptar, me ndikim tė rėndėsishėm nė mėsimdhėnie dhe punė kėrkimore. Departamenti ėshtė i pėrbėrė nga tre Seksione: Botanikė, Zoologji-Ekologji, Gjenetikė-Mikrobiologji.

Qėllimi kryesor i DB ėshtė mėsimdhėnia nė shkencat biologjike, jo vetėm brenda FShN-sė, por edhe nė fakultete tė tjera. Ai pėrbėhet nga 23 punonjės mėsimorė, 16 prej tė cilėve me titull shkencor. Sė bashku me Kopshtin Botanik (KB) dhe Muzeumin e Shkencave Natyrore (MShN), numri i punonjėsve rritet nė 34, me 11 profesorė, 5 asistent-profesorė dhe 5 doktorė. Historikisht nė drejtimet biologjike janė zhvilluar deri nė 80 lėndė mėsimore, mbi 60 prej tė cilave zhvillohen ende. Rreth 40 prej tyre zhvillohen nga DB nė bashkėpunim me KB dhe MShN.

Drejtimet kėrkimore nė DB kanė qenė studimi i florės dhe faunės shqiptare. Nė kėtė mėnyrė, janė mbrojtur doktorata pėr florėn dhe bimėsinė e rretheve tė veēanta, tė formacioneve tė ndryshme bimore, p.sh. kullotat dhe livadhet, ahishtat, dushkajat, halorėt, barėrat e kėqija, kėrpudhat e larta, algat etj. Nė drejtimet shtazore pėrmendim studimet pėr ekinodermatėt, moluskėt, krustacet, insektet (Lepidopterėt, Heminopterėt, Koleopterėt, Homopterėt, Kolembolat, Odonatat etj.), shpendėt, amfibėt, reptilėt, gjitarėt etj. Produkt i kėtij aktiviteti ka qenė edhe pjesėmarrja nė studime madhore tė botuara si: Flora e Tiranės, Drurėt dhe Shkurret e Shqipėrisė, Flora e Shqipėrisė, Flora Ekskursioniste, Fluturat e Ditės etj. (botimet e fundit)

Gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit puna kėrkimore ėshtė drejtuar, gjithashtu, nė fiziologjinė bimore, p.sh. pėrdorimi i rregullatorėve tė rritjes, nė fiziologji shtazore, gjenetikė popullatash, biologji zhvillimi, mikrobiologji, biokimi etj. Aspekte tė rėndėsishme tė punės kėrkimore mbeten vlerėsimet ekologjike dhe mjedisore, studimet e biodiversitetit, llojeve tė rralla ose tė kėrcėnuara, dhe habitateve me vlera natyrore dhe ekonomike, ndotja etj.

Historia institucioneve dhe mėsimdhėnies nė biologji fillon qysh prej vitit mėsimor 1946-47, me formimin e Institutit Pedagogjik 2-vjeēar, me formimin e Institutit tė Shkencave, dhe mė pas me formimin e Institutit tė Lartė Pedagogjik (1951). Qėllimi tyre ishte pėrgatitja e mėsuesve pėr shkollat 7-vjeēare dhe tė mesme nė fusha tė ndryshme si dhe nė atė tė biologjisė dhe kimisė. Njėherėsh u hodhėn edhe bazat e studimeve nė fusha tė ndryshme biologjike. Nė vitin 1957, me formimin e Universitetit tė Tiranės, nė FShN, dega 4-vjeēare Biologji-Kimi ishte njė nga degėt e rėndėsishme, ku pėrgatiteshin mėsues tė biologjisė dhe kimisė pėr shkollat e mesme, duke plotėsuar, gjithashtu, edhe kėrkesat pėr biologė tė institucioneve tė ndryshme. Nė atė kohė lėndėt biologjik mbuloheshin nga dy katedra, ajo e Botanikės dhe e Zoologjisė. Mė pas pranė tyre u krijuan dhe KB dhe MSN.

Prej viteve 1990, u formuan, gjithashtu, edhe dy katedra tė tjera, Gjenetikė-Mikrobiologji dhe Fiziologji Shtazore. Pak vjet mė vonė, me ndryshimet e reja nė Shqipėri, u formua Departamenti i Biologjisė, i pėrbėrė nga 4 seksione, tė cilat ishin 4 katedrat e sipėrme: Botanikė, Zoologji-Ekologji, Gjenetikė-Mikrobiologji, Fiziologji Shtazore. KB dhe MShN, kaluan si Njėsi e Shėrbimit Universitar nė varėsi tė Dekanatit tė FShN. Prej vitit 1998, seksioni i Fiziologjisė Shtazore u pėrfshi bashkė me atė tė Zoologji-Ekologjisė.

Gjendja e tashme e studimeve biologjike i kushtohet, gjithashtu, edhe mjaft biologėve tė tjerė qė kanė punuar mė parė pranė DB, tė cilėt kanė hedhur themelet e strukturės sė degėve mėsimore ekzistuese dhe fushave tė ndryshme kėrkimore; vlen tė pėrmendim kėtu profesorė tė nderuar, si: K. Paparisto, M. Demiri, I. Mitrushi, Xh. Qosja, I. Zeko, L. Gjiknuri etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Departamenti i Biologjisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Shkencat Egzakte :: Biologji-
Kėrce tek: