Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zjarri i xhelozisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Zjarri i xhelozisė   Sat Apr 05, 2008 12:40 pm

Zjarri i xhelozisė

--------------------------------------------------------------------------------

Ē’ėshtė xhelozia? Sėmundje? Cilat janė shkaqet e kėsaj sėmundjeje dhe si mund ta mjekojmė?

Xhelozia ėshtė reagim, qė nė tė vėrtetė tregon interesim, pėrkujdesje dhe ruajtje. Burri xheloz revoltohet e nervozohet shumė shpejt pėr ēdo gjė tė keqe qė prek familjen e tij. Gjithashtu edhe gruaja xheloze revoltohet dhe zemėrohet pėr burrin e saj, nėse dikush e konkurron atė.



Nė psikologji, xhelozia ėshtė njė reagim qė gėrshetohet nga katėr reagime tė tjera qė janė: zemėrimi, frika, dėshpėrimi dhe neveria. Nė rastet e xhelozisė sė fortė shfaqet smira, lakmia dhe dėshira pėr hakmarrje. Nė pėrgjithėsi xhelozia ėshtė reagim i turbullt, qė njeriu e ndien kur kupton se ekziston dikush qė po konkurron pėr pozitėn, vendin apo dashurinė e njė personi.

Nė tė njėjtėn kohė ai ndien xhelozi kur kupton se konkurrenti i tij arrin atė qė dėshiron.

Reagimi i xhelozisė gjendet tek tė gjithė njerėzit nė shkallė tė ndryshme. Ka njerėz qė bėhen xhelozė nė disa raste, por shumė shpejt e kontrollojnė veten pėrpara se besimi nė vetvete t’u lėkundet. Ndjenjat e xhelozisė tek ai luajnė rolin e nxitėsit drejt suksesit kundrejt sfidės, pa mundur tė krijojnė ndjenjat e smirės e tė lakmisė. Por, ka njerėz qė bėhen shumė xhelozė dhe ndjenjat e frikės, tė dėshpėrimit dhe tė neverisė e sundojnė, e shumė shpejt prej tij ndihet smira, lakmia, ndjesia se ai ėshtė i mangėt, i pafuqishėm dhe fajtor. Tėrė kėto janė ndjenja tė dhembshme, qė e nxisin njeriun drejt armiqėsisė kundrejt sfiduesit apo edhe dėmtimin e ēėshtjes pėr tė cilėn konkurrohet. Nėse dėshton, atėherė i kthehet hileve shpirtėrore mbrojtėse, tė cilat mund tė kalojnė kufijtė, duke e rrėnuar shpirtėrisht. Nė tė shfaqet paqėndrueshmėria shpirtėrore apo sėmundje tė ndryshme si psikosomatia, njė sėmundje tepėr e rėndė, qė ka si shkak ndjenjat e smirės, tė dėshpėrimit dhe tė pafuqisė qė mbizotėrojnė mbi njeriun xheloz.

Shenjat e njė xhelozie tė lehtė nuk konsiderohen tė dėmshme pėr shėndetin mendor, sepse ato janė shtytės pėr punė, aktivitet dhe pėrfitim pėrvoje, realizimin e suksesit dhe arritjen e kulmeve nė fushėn e konkurrencės. Si rezultat, xhelozia e gruas ndaj burrit, nėse ėshtė e lehtė, do ta shtyjė atė tė shfaqė dashurinė e saj dhe interesimin pėr tė, ndėrsa xhelozia e burrit ndaj gruas do ta bėjė atė tė jetė i kujdesshėm ndaj saj si dhe tė ndiejė mbrojtjen e tij.

Pak xhelozi kėrkohet, qė edhe jeta bashkėshortore tė jetė e bukur. Xhelozia e tepėrt ėshtė ndjenjė e dhembshme, qė e torturon tė zotin dhe tė tjerėt rreth tij, shkatėrron jetėn shoqėrore dhe rrėnon shėndetin shpirtėror. Xhelozia e fortė konsiderohet si njė shkak i drejtpėrdrejtė i shumė sėmundjeve mendore dhe shoqėrore. Kėshtu, pėr shembull, nėse xhelozia e fėmijės ndaj vėllait tė tij tė vogėl ėshtė e fortė, do ta bėjė atė tė hakmerret e tė armiqėsohet, jo vetėm me tė, por edhe me prindėrit e tij. Kjo xhelozi mund ta bėjė tė tėrhiqet e tė ndrydhet nė vetvete, mund tė shkaktojė disa anomali si: mekjen e gojės, urinimin e pavullnetshėm, prishjen e gjumit, humbjen e oreksit apo ta bėjė qė tė qajė shpejt a tė gėnjejė.

Nėse xhelozia e gruas ėshtė e fortė, mund ta armiqėsojė me burrin e saj, tė hakmerret apo edhe t’i prishė jetėn bashkėshortore me grindje e konflikte, tė cilat mund tė ēojnė nė ndarje.

Kjo xhelozi mund tė nxisė edhe kryerjen e krimeve. Ja disa nga rastet kriminale qė kanė si shtysė ndjenjėn e xhelozisė: njė nėpunės i vuri flakėn magazinave tė kompanisė vetėm se shoku i tij fitoi dhe u caktua magazinier nė to; njė fėmijė hodhi vėllanė e tij tė vogėl nga dritarja kur ndjeu se ai po e konkurronte nė dashurinė e prindėrve tė tij, kur ndjeu kalimin e dashurisė sė prindėrve tek vėllai i vogėl.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Zjarri i xhelozisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Psikologji-
Kėrce tek: