Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Letersia e periudhes se Pavaresise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Letersia e periudhes se Pavaresise   Tue Mar 25, 2008 8:55 am

Letersia e periudhes se Pavaresise

Letersia e periudhes se Pavaresise eshte ajo letersi qe shoqeroi dhe u lidh ngushte me ngjarjet historike dhe problemet shoqerore, ekonomike, politike te viteve 1912-1939.
Kjo periudhe sjell tipare te reja dhe u levruan pothuajse te gjitha gjinite letrare. Ndahet ne 3 etapa:

1. Vitet 1912-1921, karakterizohet nga mbrojtja e teresise tokesore qe ju be Shqiperise nga shtetet imperialiste te asaj periudhe. Ne kete etape dallohen ngjarje te rendesishme historike si: lufta e Vlores,Kongresi i Lushnjes etj. Do te levrohet me shume poezia me Asdrenin,Nolin,Poradecin,Ali Asllanin por edhe tregimi e romani do te zhvillohen mjaft me Faqon Postolin,Kristo Floqin,Haki Stermillin etj. Tema qe do te mbizoteroje ne krijimet e tyre eshte mbrojtja e Atdheut.

2. Vitet 1920-1930, edhe ketu do te dallohen ngjarje te rendesishme historike si revolucioni demokratiko-borgjez i kryesuar nga Noli dhe vendosja e monarkise ne 1928. Ne kete etape si metode krijuese do te shfaqet realizmi. U shqua Gjergj Fishta me krijimet epike & satirike. Noli me poezine e tij “Me kushtrim per demokraci” dhe Poradeci e Ali Asllani me lirikat shoqerore me fryme demokratike.

3. Vitet 1930-1939,pas vitit 1930 ne veprat e Haki Stermillit, Sterjo Spasses, Mitrush Kutelit mbizoteron realizmi dhe pikerisht ketu do te shfaqet krijimtaria e brezit te ri te viteve ’30 me Nonda Bulken, Sterjo Spassen, Petro Markon, Dhimiter Shuteriqin dhe sidomos Migjenin.Tiparet e realizmit nuk u shfaqen plotesisht sepse romani u levrua shume pak. Ne veprat e ketyre shkrimtareve u pasqyrua pakenaqesia e masave, gjendja e mjeruar sidomos e gruas shqiptare. Ne qender te ketyre krijimeve u vendos jeta e njeriut te thjeshte
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Letersia e periudhes se Pavaresise
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Letersia-
Kėrce tek: