Forumi im
 
ForumPortalRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ismail Kadare-Laokoonti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Number of posts : 456
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Ismail Kadare-Laokoonti   Tue Mar 25, 2008 9:59 am

Laokoonti

Mė shihni tek mbytem nga gjarpėrinjtė
nė muze tė Louvrit nė Madrid, Nė New York
Para syve tuaj e aparate turistėsh.
Qindra vjet kam qė vuaj
nga qė s'flas dot
Si tė flas?
A mundet njė nofull mermeri
tė lėvizė njė grimė, tė korrigjojė diēka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
njė enigmė, si amebė tė tharė atje ka.


Njė tė fshehtė tė madhe ndrydh brėnda gjoksit
para syve tuaj, nė Paris, nė Madrid.
Ah, do tė doja dyfish tė m'i shtonit,
veē sekretin e madhė tė shkarkoja njė ditė.


Tek mė vini rrotull, unė them me vete
kaq tė verbėr tė jeni sa tė mos tė ndjeni kėtė,
qė ky ngėrē e ky ankth nė qėnien time
s'źshtė nga gjarpėrinjtė, por nga njė tjetėr gjė?


Mijėra herė nė mijra net e ditė
tė vėrtetėn e frikshme pėrsėris pa pushim.
Me shpresėn e marrė se nga kjo pėrsėritje
ndoshta mermeri peson njė ndryshim.


Po s'ndėrron ai kurrė.
Art i skulpturės
gėnjeshtrėn mbi tė ka ngrirė pėrgjithnjė.
I mbėrthyer nė dėshminė e saj tė rreme,
tė vėrtetėn kujtoj e qaj pėr tė.


Si ēdo gjė e tmerrshme ėshtė i thjesht sekreti,
qė brėnda boshllėku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat tė dėgjoni tė vėrtetėn,
mua s'mė mbytėn gjarpėrinjtė por trojanėt mė vranė.


O, sikur tė mundja gjithēka tė tregoja.
Si do tė ngrinit para meje si gur,
por une i dėnuar mes rropamės suaj
moskokėēarėse
monologun tė thurr.


Ju e dini se pėrpara Trojės ahere,
kali i drunjtė, dhuratė e grekėve u shfaq.
Ky kalė nė dy grupe i ndau trojanėt:
ta pranonin atė, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulėrinin tradhtarėt
mjaft mė me luftė, zjarr edhe helme.
Erdhi koha qė shpatat ti kthejmė nė parmenda
armiqte ne miq erdh koha tė kthejmė.


Nė mbledhje tė gjatė "pro" dhe "kundra" kalit,
unė "kundra", kryesova me tėrbim.
Dhe juve ju kam thėnė atėhere se hyjnit
gjarpėrinjtė mė dėrguan si ndėrshkim.


Ē'pėrralla kalamajsh, ē'trillim pėr budallenjtė
unė gjarpėrinjtė do t'i mbrapsja me njė shkelm.
Po ē'ti bėj fushatės sė tradhėtarėve kundėr meje
shantazheve, letrave anonime plot helm.


Ditė e natė e me javė polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer nė qeveri.
Ishte vjeshtė.
Nėn qiellin e hirnosur me erė
kali i drunjtė pėrjashta priste nė shi.


Atė kalė unė i pari e kisha goditur,
ndaj,e dija, ate s'do tė ma falnin pėrjetė.
Mė nė fund "vijė e butė" fiton mbi tė "ashprėn",
dhe ne "kokėfortėt" na vunė nė arrest.


Nė burg, me gotėn e ujit, nė mesnatė
helmin na dhanė ata tė pijmė
ata qe ulėrinin kundėr dhunės e shpatės
Qė dinin tė kafshonin tamam si gjarpėrinjtė.


Nė mėngjez qė pagdhirė nė breg tė detit
ma hodhėn kufomėn drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembanė pėrhapėn
version fals tė gjarpėrinjve hyjnorė.


Ky ishte mbarimi i polemikės pėr kalin,
ju e dini me Trojėn se ē'ndodhi pastaj.
Tre mijė vjet rrjesht,
nga muzeu nė muzera,
unė hamalli i mermertė, gėnjeshtrėn mbaj.


Tre mijė vjet...Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe mė rrinė nė sy.
Po mė i tmerrshėm se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u bė qetesi.


Troje e braktisur.
Gėrmadhė
Hi i ftohtė
dhe poshtė ne tė vdekurit shtrirė rresht.
Dhe papritur, nė muzg sipėr tokės se mardhur
u ndje diēka qė atė ēante pėrmes.


Ē'ishte kjo gėrvimė kėshtu, kjo jehonė?
Vumė veshin. Kuptuam, grekėt e ligj
pėrmbi qėndrėn e qytetit me parmėndė lėronin
pėr tė thėnė se Troja pėrjetė vdiq.


Ja mė nė fund dhe parmėnda e tyre.
Ah,plugu i saj si na ēante mė dysh!
Nga tradhėtia e Trojės, nga gjithė dhembjet,
ky kafshim i parmėndės mė i hidhur ish.


T'i kthejmė shpatat mė nė fund nė parmenda.
Kėshtu thėrrisnin atėhere ata.
Midis fjalėve tuaja, si mallkim, si gjėmė
veshėt me kapėn edhe kėtė hata.


Mė kanė lodhur mė shumė, besomėni, ca fjalė,
se kjo peshė e neveritshme gjarpėrinjsh.
Ju, qė gjer nė hėnė kini shkuar, si vallė
s'depėrtoni dot deri nė gjoksin tim?


Gumėzhina juaj si zhaurimė deti
mė vjen nga ēdo anė mė pėrplaset nė vesh,
nga copėra bisedash shumėgjuhėshe rreth meje
shqetėsimet e mėdha tė botės marr vesh.


Dėgjoj emra shtetesh tė reja qė kanė dalė,
emra kombesh e popujsh tė rinj dėgjoj,
veē ai, i vjetri, i tmerrshmi kalė,
ashtu si atėhere ka mbetur njėlloj.


Prej patkonjve tė tij unė rrėnqethem akoma
dhe kėshtu nė mermer i mbrojtur siē jam,
kurse ju, tė panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vėrtiteni mospėrfillės nga salla nė sallė.


Vėrtiteni,
flisni pėr teatrin e pėr plazhet,
pėr gjithfare motorėsh e gjithfarė qeverish,
pa ju shkuar mėndja qė ai mund tė shfaqet
nė njė ditė tė rėndomtė, nje mėngjes me shi.


Ashtu si atehėre....
po mjaft,
u lodha.
Nga vėrtitja juaj po mė erren sytė,
nga rropama juaj veshėt mė gjėmojnė
nė muze tė Londrės nė Louvre e Madrid,
nė pafshi ndonjė ditė tė bėhem copėra
nga marazi, siē thonė, tė plas, t'ia bėj "krak"
jo kujtimet e Trojės, as gjarpėrinjtė monstra,
po indiferenca juaj
do tė bėhet shkak
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://bujar-mehmeti.forumm.biz
 
Ismail Kadare-Laokoonti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ismail Darbar to compose music for Mahabharat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
bujar-mehmeti :: Your first category :: Your first forum :: Kendi per Letersi :: Poezia dhe proza shqiptare-
Kėrce tek: